Monthly Archives: June 2016

MKRS-ja investon 425 mijë euro në Samadrexhë të Vushtrrisë

Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vushtrrisë, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për projektin: “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Samadrexhë të Vushtrrisë”, projekt ky në të cilin MKRS-ja do t’i investojë 425 mijë euro. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe …

Më shumë...

Akademia për zhvillim jep grantin në vlerë 10 mijë euro për bletarët shtimjan

Nga Komuna e Shtimes, kohë më parë kanë marrë pjesë në Akademinë Zhvillimore II, Bashkim Ahmeti, Safet Brahimi, Fatmir Rexhepi dhe Ardita Ndrecaj, të cilët kanë ndjekur pesë module për Mbështetje të Zhvillimit Ekonomik Rajonal. Në përfundim të këtij trajnimi, këta zyrtarë komunalë janë certifikuar dhe më pas në bashkëpunim …

Më shumë...

Mustafa vlerëson dorëheqjen e Ferid Aganit

Isa Mustafa

Kryeministri, Isa Mustafa ka konfirmuar dorëheqjen nga detyra të ministrit të Mjedisit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, duke e cilësuar këtë si veprim të mirë. “Unë e vlerësoj gjestin e ministrit Agani dhe vlerësoj se ne duhet të zbatojmë të gjitha procedurat ligjore dhe të mundësojmë që në …

Më shumë...

6 serbët që sulmuan Policinë sot dalin para Gjykatës

Gjykata

Gjashtë shtetasit e Serbisë që u arrestuan të hënën pasi sulmuan fizikisht pjesëtarë të Policisë rajonale të Pejës, do të dalin sot para Gjykatës. Ata gjendën në paraburgim 48 orësh, ndërsa të njëjtit akuzohen për veprat “sulm ndaj personit zyrtar”, “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës” si dhe …

Më shumë...

Njësia e Zjarrfikësve në Mitrovicë pranoi uniforma për sezonin e verës

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve në Mitrovicë, ka pranuar komplet uniforma të reja për sezon të verës dhe bateri ndriçuese,  mbështetur nga Komuna e Mitrovicës. Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi i cili  uroi zjarrfikësit për punën që bëjnë në shërbim të qytetarëve në përgjithësi, dhe përcolli mesazhin se mbështetja e komunës …

Më shumë...

Qeveria miratoi disa vendime në mbledhjen e sotme

Qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar një sërë projektligjesh në kuadër të përgjegjësive kushtetuese. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal është dokumenti i parë i miratuar në mbledhjen e sotme. …

Më shumë...

Marrëveshja e Përzhinos devalvon çështjen shqiptare në Maqedoni

Maqedonia

Të premten në Maqedoni pritet të vazhdojnë bisedimet për tejkalimin e krizës politike, ku në tryezë të bisedimeve do të jenë çështjet e hapura si pastrimi i listës zgjedhore, reforma në medie dhe qeveria teknike. Brukseli ka përsëritur thirrjet që krerët politikë në Maqedoni përmes bisedimeve të sigurojnë kushte për …

Më shumë...

Gjuriq arriti të pamundësojë investimet në Brezovicë

Gjuriq

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën e drejtuar nga Marko Gjuriq ka arritur që të dështojë projektin për privatizimin e resorit turistik të Brezovicës. Përmes një letre, që mban datën 3 qershor, Gjuriq kishte kontaktuar të gjitha kompanitë e huaja që kishin shprehur interesim për të investuar kapitalin e tyre në …

Më shumë...

Zvogëlohen gjasat për kualifikim

Zvogëlohen gjasat për kualifikim

Pas fitores historike të Kombëtares shqiptare ndaj Rumanisë, të gjithë mbështetësit kuqezi janë në ankth nga ndeshjet e mbetura, të cilat do të përcaktojnë përfundimisht fatin e skuadrës sonë në Kampionat. Lojtarët tanë të udhëhequr nga përzgjedhësi, Gianni De Biasi, po vazhdojnë të stërviten me shpresën që Shqipëria do të …

Më shumë...

RKL: 17-vjet nga dita e fitores së “Zërit të lirisë”

RKL

Më 21 qershor të vitit 1999, datë kjo në koincidencë me nënshkrimin e Marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, Radio-Kosova e Lirë ka transmetuar programin e fundit ditor në zonat e luftës së UÇK-së, nga  bunkeri i majës së  malit Pallanik në kufirin mes fshatrave të pjesës jugore të Drenicës: Berishë, …

Më shumë...

Frank Shkreli: Kuqezinjtë ia zbardhen fytyrën kombit

Kombëtarja Shqiptare

Java e kaluar ishte një javë historike për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar.  Shqipëria mori pjesë në Kampionatin Evropian të futbollit. Në ndeshjet e saja me më të mirët e Evropës, skuadra kombëtare shqiptare pati humbje, barazim dhe më në fund fitore, në ndeshjen e saj me Rumaninë. Ishte një …

Më shumë...

Gjashtë shtetas të Serbisë janë arrestuar pasi kanë sulmuar policinë e Kosovës

Gjashtë shtetas të Serbisë janë arrestuar pasi kanë sulmuar policinë e Kosovës

Ditë më parë në afërsi të fshatit Ramun të Pejës, janë arrestuar gjashtë shtetas të Serbisë,  pasi ata kanë sulmuar fizikisht policët e trafikut rajonal të Pejës, derisa po kryenin detyrën e tyre zyrtare. Këto arrestime janë konfirmuar nga Policia e Kosovës në raportin ditor, ku shkruan se “më 20 …

Më shumë...

Partia e Drejtësisë udhëheqë sërish Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Partia e Drejtesise

Partia e Drejtësisë përsëri do ta  udhëheqë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor edhe pas dorëheqjes së ish-ministrit, Ferid Agani, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për “keqpërdorim” derisa  ishte ministër i Shëndetësisë. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se në vend të Ferid Aganit, ministër i ri i Mjedisit pritet …

Më shumë...

Kryetari  Asllanaj priti në takim nxënësit që kanë përfaqësuar shkollën SHFMU “Migjeni” Gjinoc në Futsal

Kryetari i komunës së Suharekës Sali Asllanaj priti në takim grupin e shkollës që ka përfaqësuar shkollën në gara Komunale, Regjionale dhe Shtetërore. Grupi i nxënësve te SHFMU “Migjeni” kanë garuar në futboll të vogël (Futsal) dhe kanë arritur këto suksese. Në gara Komunale vendin e parë, në gara Regjionale …

Më shumë...

Mogherini: Vizat për Kosovën pasi të miratohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi

Mogerini: Vizat për Kosovën pasi të miratohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi

Në kuadër të takimeve që po zhvillon në Bruksel, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi u takua me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Gjatë bisedimeve Thaçi ka thënë se Kosova tani pret një vendim meritor në procesin e liberalizimit të vizave. Ai foli veçmas për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë …

Më shumë...

Mitsubishi – Hitachi i interesuar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci priti në takim përfaqësuesit e kompanisë Mitsubishi-Hitachi për rajonin e Evropës, Dr. Mattias Jochem, Dr. Martin G. Eckert, Dr.ing Patrick Weckes si dhe zëvendës ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë Znj. Christina Gehlsen. Në takim u diskutuan projektet energjetike, të cilat është duke i zhvilluar …

Më shumë...