Monthly Archives: June 2016

Banka Botërore përkrahë Programin e Ekonomisë Digjitale në Kosovë (KODE)

Banka Botërore është duke e përkrahur Qeverinë e Kosovës në definimin e Programit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë (KODE). KODE është masë prioritare për periudhën 2016-2018 e përcaktuar në Programin për Reformë Ekonomike të Qeverisë së Kosovës. Programi KODE do t’ia mundësojë Kosovës realizimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe …

Më shumë...

Shala: Rinia e Kosovës po integrohet në Evropë

Është mbajtur konferenca “Integrimi në BE dhe bashkëpunimi rinor – nga perspektiva rajonale tek ajo evropiane”, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. Ministri Kujtim Shala në fjalën e tij të rastit shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ndihmuar rininë, veçmas …

Më shumë...

Ministri Zharku po merr pjesë në takimin ministror  TEN-T

Me ftesë të komisionares për transport, znj. Violeta Bulc, ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, po merr pjesë në takimin ministror “TEN-T: ura midis Evropës dhe pjesës tjetër të botës”, të organizuar në kuadër të “Ditëve të rrjetit transevropian të transportit” në Roterdam. Në fjalimin e tij para ministrave evropianë …

Më shumë...

Është mbajte mbledhja e VI-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj, është mbajt mbledhja e VI-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar është diskutuar  lidhur me Shqyrtimin  dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2017/2019 Pas diskutimit nga të …

Më shumë...

Filloj realizimi i projektit për verifikimin e pronave komunale të Shtimes

Projekti për Decentralizim dhe Mbështetje të Komunave (DEMOS), i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe realizuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation, më 17. 5. 2016, ka lidhur kontratën me Komunën e Shtimes  për Verifikimin e Pronave Komunale.  Kontrata në fjalë është nënshkruar nga organizata DEMOS, përkatësisht përfaqësuesi Norbert A.E.M. Pijls, i cili …

Më shumë...

Skenderaj organizon dëgjim publikë buxhetor me qytetarë  

Komuna e Skenderajt fton qytetarët në dëgjime publike buxhetor për të diskutuar prioritetet e viteve 2017– 2019. Pjesëmarrja e secilit prej jush, është një mundësi më shumë për të përmirësuar jetën tuaj në komunitet. Objektivat e Buxhetimit me Pjesëmarrje:                                              Ju keni të drejtë: Menaxhim më të mirë të fondeve publike                  Të …

Më shumë...

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” SH. A. Premton 24 orë furnizim me ujë të pijes  

Me qëllim të përmbushjes së kërkesës ligjore që rrjedhë nga Ligji mbi shoqëritë tregtare, i Kodit të Etikës dhe Qeverisjes korporative, si dhe pas raportit të auditimit të jashtëm  të pasqyrave financiare nga veprimtaria e vitit 2015,  është mbajtur në  ambientet e Hotelit “Palace”, mbledhja e përgjithshme  vjetore me aksionarin …

Më shumë...

Dje në Çikago të Amerikës, në moshën 84 vjeçare, u nda nga jeta, veprimtari, Enver Tali

Enver Tali

Enver Tali ka qenë veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare shqiptare. Ishte mësimdhënës dhe edukator shembullor i brezit të ri, ndërsa për veprimtari të organizuar atdhetare, në Komitetin Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi – me Shqipërinë, së bashku me Kadri Halimin e Ali Aliun dhe shumë të …

Më shumë...

Jens Stoltenberg ka shpërfillur komentet e kryediplomatit gjerman Frank-Walter Steinmeier

Stoltenberg: Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Milosheviqit nuk ishte e drejtuar kundër popujve të Jugosllavisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shpërfillur komentet e kryediplomatit gjerman i cili e ka akuzuar aleancën ushtarake për “luftënxitje” duke thënë se Aleanca ka nevojë për përgjigje ushtarake dhe dialog politik kur bëhet fjalë për Rusinë. Stoltenbergu këtë koment e ka bërë më 20 qershor, një ditë …

Më shumë...

Filloi rregullimi edhe i një rruge në Malishevë

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës në qytetin e Malishevës, përkatësisht në lagjet e qytetit, pas rregullimit të dy kanalizimeve dhe disa rrugëve, të martën ka filluar rregullimi edhe i një rruge në lagjen e Gurit, pasi paraprakisht në atë pjesë ka përfunduar rregullimi i kanalizimit. Rruga është e gjatë …

Më shumë...

Thaçi takohet me kryetarin e Parlamentit Evropian

Thaçi takohet me kryetarin e Parlamentit Evropian

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, është takuar me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, me të cilin foli për zhvillimet politike në Kosovë si dhe për përkushtimin e vendit për liberalizimin e vizave. “Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe pret një …

Më shumë...

Serbia vazhdon militarizimin e xhandarmërisë

Serbia vazhdon militarizimin e xhandarmërisë

Serbia po e militarizon edhe më shumë xhandarmërinë e saj, duke e pajisur me mjete të reja luftarake. Gjatë një ceremonie solemne, sot u bë dorëzimi i 20 mjeteve luftarake të blinduara te xhandarmëria e Serbisë. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, citohet të këtë thënë se ‘xhandarmëria e Policisë së Serbisë …

Më shumë...

Ambasadori francez: Kampionati Evropian po e ndryshon perceptimin për shqiptarët

Ambasadori francez: Kampionati Evropian po e ndryshon perceptimin për shqiptarët

Ambasadori i Francës në Shqipëri, Bernard Fittousi ka thënë se francezët janë befasuar nga tifozëria shqiptare. Sipas tij, Kampionati ‘Euro 2016’ ka ndryshuar perceptimin për shqiptarët. “Ishte shumë më ndryshe nga çfarë kemi parë. Euro 2016 ndryshoi perceptimin që ekzistonte për shqiptarët. Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar në dy drejtime. …

Më shumë...

Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në Prishtinë

Policia e Kosovës e lanson aplikacionin elektronik “Lajmëro Policinë”, për raportimin e rasteve nga ana e qytetarëve

Pas hetimeve dhe grumbullimit të provave materiale, Prokuroria Themelore e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion për lirimin e disa lokaleve të uzurpuara. Ky operacion është kryer në dy lokacione, njëri tek Zona Industriale në Prishtinë dhe tjetri në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. …

Më shumë...

Njësitë Speciale të Bosnjës provokojnë banorët e Srebrenicës 21 vjet pas Masakrës ku kanë vrarë 8.000 myslimanë

Njësitë Speciale të Bosnjës provokojnë banorët e Srebrenicës 21 vjet pas Masakrës ku kanë vrarë 8.000 myslimanë

Qamil Durakoviq, kryetari i komunës së Srebrenicës, ku 20 vjet më parë  janë vrarë e masakruar rreth 8. 000 boshnjakë myslimanë, është habitur tej mase me vendosjen e papritur në këtë lokalitet të forcave speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pa asnjë paralajmërim. “Askush nuk është kundër detyrave që …

Më shumë...

EULEX-i shtyn seancat gjyqësore kundër Azem Sylës dhe të pandehurve të tjerë

Azem Syla

Dy seancat e veçanta hetuese, që ishin paraparë të mbaheshin gjatë kësaj jave janë shtyrë nga EULEX-i, ka thënë për mediet avokati i Nuhi Ukës, Tahir Rrecaj.  Seancat e mundësisë së veçantë hetuese ishin caktuar pas kërkesës së prokurorit të rastit Danilo Çecarrelli. Në seancat e mundësisë së veçantë hetuese, …

Më shumë...