Monthly Archives: July 2016

Shala: Kryetari Thaçi dhe kryeministri Mustafa po luajnë me ndjenjat e qytetarëve me anë të liberalizimit

Haxhi Shala

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala e ka quajtur mashtrim të qytetarëve mënyrën se si po e interpretojnë qeveritarët e Kosovës çështjen e liberalizimit të vizave. Ai në adresën e tij elektronike ka shkruar se kryetari, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa janë duke luajtur me ndjenjat e qytetarëve …

Më shumë...

Kadaj-Bujupi: Nëse provohet të sjellet marrëveshja e demarkacionit në Kuvend do të ketë trazira

Kadaj-Bujupi: Të gjitha ato që premtoi Veseli, i pati premtuar Thaçi në 2007-n

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi ka tërhequr vërejtjen se nëse do të provohet të sjelljet për votim në Kuvend marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi atëherë do të ketë trazira. Ajo ka kërkuar nga qeveria që mos të provokoj duke e sjell para deputetëve të …

Më shumë...

Ministri Enver Hoxhaj është takuar me kryeministrat e St. Vincent dhe Grenadines

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se gjatë qëndrimit në Guyana, ministri, Enver Hoxhaj ka takuar ndaras dy kryeministra të vendeve të Karaibeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ai gjatë takimit me kryeministrin e St. Vincent dhe Grenadines, Ralph Gonzalves ka shtruar nevojën e njohjes dhe …

Më shumë...

Reagim lidhur me shkrimin në MalishevaPress “Publikohet lista e përfituesve të bursave” (dokument)”

Më datë 4 korrik 2016, portal informativ MalishevaPress, ka publikuar një shkrim me titullin: Publikohet lista e përfituesve të bursave (dokument), ndërsa ky lajm nuk ka emër të autorit,  dhe në mes tjerash në këtë thuhet se ”Edhe pse listën e përfituesve ende nuk e ka publikuar komuna, MalishevaPress ka …

Më shumë...

U mbajt takimi javor i koordinimit lokal për siguri në Suharekë

  U mbajt takimi javor i koordinimit lokal për siguri në komunën e Suharekës, takimin e hapi nënkryetari i komunës z.Rexhep Kuçi, ku njoftoj për zhvillimet dhe aktivitetet që gjatë javës kanë ndodhur në komunën e Suharekës. Kuçi më tej shtoj se kryetari i komunës z.Sali Asllanaj dhe drejtori i …

Më shumë...

Ministri Zharku inauguroi fillimin e punimeve në rrugën Botushë-Koshare

Ministri i Infrastrukturës  Lutfi Zharku i shoqëruar nga kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, inauguroi fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës Botushë-Koshare. Projekti i asfaltimit të kësaj rruge fillon nga fshati Botushë dhe vazhdon deri në Koshare, pikërisht tek varrezat e dëshmorëve të rënë në betejën e Kosharës. Ministri i …

Më shumë...

Ymeri: Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi është imponim që Kosova të humbë territor

Visar Ymeri

Duke folur në Kuvend për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se  marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi është imponim që Kosova të humbë territor. Nuk ka paqartësi, por nuk ka edhe mundësi që marrëveshja të ratifikohet në mënyrë …

Më shumë...

Deputeti Shpejtim Bulliqi ka kërkuar takim të ekspertëve për të diskutuar për çështjen e demarkacionit

Bulliqi

Eksperti i përcaktimit të kufijve ndërshtetëror, Shpejtim Bulliqi ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që të organizoj një tryezë në të cilën do të ftoheshin ekspert të shquar nga fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me kufijtë ndërshtetëror për të diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi. …

Më shumë...

Kryetari Hashim Thaçi e quan moment historik për Kosovën miratimin e propozimit për liberalizimin e vizave

Kryetari Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët dhe institucionet të përmbahen nga provokimet

Duke komentuar miratimin e propozimit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës nga Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se ky është një moment historik për Kosovën. Ai ka shkruar në adresën e tij elektronike se miratimi i propozimit për …

Më shumë...

Deputet të partive opozitare kanë shfaqur shqetësimet e tyre se çka do t’i kërkohet Kosovës për të qenë pjesë e BE-së

Demarkacioni

Duke u nisur nga kërkesat që po i bëhen Kosovës nga Brukseli zyrtar që ta nënshkruaj marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje nga e cila vendi ynë humb mbi tetë mijë hektar për t’iu mundësuar mandej qytetarëve të Kosovës të mund të lëvizin pa viza nëpër Bashkimin Evropian, …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Gataloviq thotë se “shqiptarët kujdeseshin për bagëtitë”, por nuk tregon për cilat kafshë, “kujdeseshin

Jakup Krasniqi

            Shkas për ketë përgjigje, është shkrimi i historianit serb, Dr. Miomir Gataloviq  nga Instituti i Historisë Serbe, shkruar  për gazetën “Veçernje Novosti”. Ai duke reaguar ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt, se “edhe Shqiptarët janë vrarë në Betejën e Kosovës”, dhe për të cilët tha se “është një nga më …

Më shumë...

Komiteti për Politikë të Jashtme të PE-së miratoi propozimin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës

Parlamenti Evropian

Raportuesja për vendin tonë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka njoftuar se Komiteti për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Ajo ka njoftuar nëpërmjet adresës së saj elektronike, twitter, se ndjehet e gëzuar që për miratimin e propozimit për …

Më shumë...

Fenomeni i Besës në Bibël dhe në Kur’an

Bibla dhe Kurani

Emri  Bibël, (që shënon një libër hyjnor fetar) në gjuhën shqipe është përkthyer me kompozitën, Besë-lidhje, që do të thotë lidhje-bese, të cilën e  ka përcaktuar vetë Hyji, duke ua  drejtuar njerëzve një detyrim, me qëllim që ta mbajnë zotimin, besën. Në shqipërimin e emrit të librit hyjnor, studiuesit dhe përkthyesit …

Më shumë...

Selimi: Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës po i mbrojnë interesat e Malit e Zi

Rexhep Selimi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj institucioneve më të larta të vendit dhe drejtuesve të tyre. Duke komentuar deklaratat e fundit të kryetarit të vendit për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, deputeti, Rexhep Selimi ka thënë se me veprimet e …

Më shumë...

Kuvendi mban seancën e radhës

Kuvendi i Kosoves

Kuvendi mbanë sot seancën e radhës. Ndonëse janë bërë presione të ndryshme që sa më parë të rendit e ditës të hyje edhe demarkacioni me Malin e Zi, as në seancën e sotme nuk është paraparë të hyjë kjo pikë e rendit të ditës. Gjatë seancës së sotme do të …

Më shumë...

Asnjë torturues i pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” nuk është ftuar për të dhënë përgjegjësi para drejtësisë

Gurpi i Kumanovës

Ndonëse është raportuar në vazhdimësi se pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” janë duke u torturuar nga pjesëtarët e policisë sllavo-maqedonase, asnjë nga këta të fundit nuk është ftuar për të dhënë llogari para drejtësisë për torturimet çnjerëzore që janë duke bërë. Avokatët e pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” kanë deklaruar …

Më shumë...