Një numër i deputetëve të koalicionit: PDK-LDK, janë shprehur kundër votimit të marrëveshjes së demarkacionit e disa të tjerë ende kanë dilema. Njëri nga ta që tani ka dilemë, është edhe Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit dhe i PDK-së. Ai e kishte kundërshtuar mënyrën se si është bërë marrëveshja me …
Më shumë...Monthly Archives: August 2016
Nait Hasani: Seanca e 1 shtatorit ku pritet të votohet për demarkacioni ka mundësi të shtyhet për 6 shtator
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, është cituar të ketë deklaruar se seanca e 1 shtatorit ku pritet të votohet për demarkacionin me Malin e Zi ka mundësi që do të shtyhet për 6 shtator. Kjo, sipas tij, ka të bëjë me shenjtërimin e Nënës Terezë që bëhet …
Më shumë...Katja Drechsler: Anders Breiviku ka vrarë 77 veta në Norvegji, askush nuk e ka quajtur terrorist i krishterë
Studiesja e religjionit dhe islamit nga Universiteti i Hamburgut, Katja Drechsler në një intervistë për Radio-Evropa e Lirë ka deklarura se “më shumë se 15 vjet jetojmë në një botë në të cilën nuk është e lehtë të jesh mysliman. Por, për shkak të kërcënimeve nga Shteti Islamik dhe gjithçka …
Më shumë...PDK-ja do të ushtrojë padi kundër kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Partia Demokratike e Kosovës ditë më parë ka ngritur shqetësimin për veprimet inkriminuese të kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti lidhur me punësimet e paligjshme të mbi 250 militantëve partiakë. Këto punësime paraqesin favorizime të përkatësisë partiake dhe janë shkelje e rëndë ligjore. Komuna e Prishtinës në vend të …
Më shumë...Haxhi Shala fajëson kryeministrin Mustafa për presion mbi deputetët e LDK-së për të votuar demarkacionin
Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka fajësuar kryeministrin, Isa Mustafa për presion mbi deputetët e LDK-së për të votuar demarkacionin. Mustafa po dëshiron që demin të cilin ai bashkë me Thaçin ia kanë shkaktuar vendit, ta shpërndajnë mbi deputetët. Gjithë këtë presione që po i bën, kryeministri, Isa …
Më shumë...Albulenë Haxhiu: Kjo marrëveshje për demarkacionin nuk duhet të kalojë në asnjë mënyrë
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulenë Haxhiu ka deklaruar se për gazetën Fjala se “Kjo marrëveshje për demarkacionin nuk duhet të kalojë në asnjë mënyrë. Sipas saj kjo është edhe arsyeja e protestës gjithë popullore më 1 shtator “sepse shpresa e vetme për të ndalur humbjen e territorit është populli. Nuk ka …
Më shumë...Portali Telegraf afishon ISIS-n në hartën e Kosovës, edhe pse lajmi ka të bëjë me Maqedoninë
Portali “Telegraf” me qëllim të keq, tendencioz dhe kundër shtetit të Kosovës në lajmin: “Detajet e MPB-së për ushtarët e ISIS-it nga Maqedonia të arrestuar në Turqi”, ka afishuar logon e ISIS-it në hartën e Kosovës. Një logo e tillë nuk ekziston, ndërsa afishimi ka për qëllim të krijojë bindjen …
Më shumë...Mijëra qytetarë të Pejës kanë protestuar kundër versionit qeveritar të Demarkacionit me Malin e Zi
Shumë qytetarë të Pejës, Dukagjinit e më gjerë, sot në Sheshin e Qytetit në Pejë kanë protestuar kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi. Para të pranishmëve kanë folur kryetarët fshatrave të asaj ane, ndërkohë që kanë paraqitur ankimet e tyre të drejta. Protesta gjithë popullore ka filluar në …
Më shumë...Në shtator dihet nëse do të formohet komision i ri për rishqyrtimin e listave të veteranëve të UÇK-së
Gjatë muajit shtator të këtij viti do të vendoset nëse do të formohet komision i ri për rishqyrtimin e listave të veteranëve të UÇK-së, të ulen përfitimet e atyre që janë pjesë e listave aktuale apo të vendosen kritere shtesë si për shembull: gjendja sociale, mosha, etj. Ky lajm sipas Kosovapressit …
Më shumë...Vetëvendosja përshëndet vendimin e Prokurorisë për hetime ndaj Adem Grabovcit por kërkon edhe më shumë
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, bashkë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferencë për gazetarë, kanë përshëndetur Prokurorinë për nisjen e hetimeve ndaj Adem Grabovcit, lidhur me aferat Pronto 2. Megjithatë Lëvizja Vetëvendosje e sheh si të paplotësuar paralajmërimin e Prokurorisë, pa u nisur hetimet edhe ndaj kryetarit …
Më shumë...Kina radhitet partneri i dytë tregtar i Shqipërisë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë takimit në Kinë me homologun e tij Uang Xhi siguroi Qeverinë kineze se Shqipëria njeh politikën e një Kine të vetme. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ai tha se Shqipëria e mirëpret “qasjen pragmatike” të Kinës në Ballkan dhe inkurajoi autoritetet …
Më shumë...Zjarret po zgjerohen në Shqipëri ku pas Shëngjinit është përfshirë edhe Velipoja
Pas Shëngjinit, Velipoja është pika e dytë turistike në veri të vendit që përfshihet nga flaket. Gjendja është konstatuar në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, në zonën e Rrjollit në Velipojë. Erërat e forta favorizuan përhapjen dhe në pak kohë u dogjën disa hektarë pyje. Aktualisht zjarri nuk është …
Më shumë...Serbia këmbëngul që UNMIKU të mbetet edhe më tej në Kosovë, edhe pse i reduktuar vetëm për serbët
Mediet në Serbi bëjnë të ditur se ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, në një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, ka deklaruar se Serbia këmbëngul që misioni i OKB-së të mbetet edhe më tej në Kosovë, edhe pse ky mision është reduktuar vetëm në veri të …
Më shumë...Mbi 8. 500 maturantë sot i nënshtrohen pjesës së parë të Provimit në afatin e gushtit
Mbi 8. 500 maturantë, të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit, në Provimin e Maturës Shtetërore, sot do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Provimit në afatin e gushtit. Kjo është e bërë e ditur në një njoftim për media nga MASHT, ku bëhet e …
Më shumë...Të hënën fillojnë punimet për asfaltimin e rrugës Hani i Elezit – Gorancë – Glloboçicë
Të hënën, më 29 gusht 2016, në orën 11.00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin e rrugës Hani i Elezit – Gorancë – Glloboçicë në komunën e Hanit të Elezit. Ky projekt që do të investohet nga Ministria e …
Më shumë...Rritet interesimi i qytetarëve të Skenderajt për falje të borxheve
Në dy javët e fundit të afatit për faljen e borxheve, fluksi i qytetarëve të Skenderajt që po aplikojnë në këtë proces, është rritur ndjeshëm. Falja e borxheve në Komunën e Skenderajt bëhet në dy kategori të taksave, në taksat në biznes dhe në tatimin në pronën e paluajtshme. Sipas …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
