Monthly Archives: April 2019

Ferat Shala: Përvjetor, përkujtim e krenari! (Në nderim dhe kujtim të babait tim dhe axhës së tij)

ferat shala

Sot me krenari kujtojmë 38 vjetorin e demonstratave të rinisë shqiptare në Drenas, të cilat shpërthyen me hove force çlirimtare më 2 prill të vitit 1981, për t’a hapur kështu shtegun e madh të luftës sonë për liri. Në këtë ditë përkujtimi, bashkë me shumë figura, tani të përjetësuara, dua …

Më shumë...

Haradinaj e pret në takim Emisaren e Veçantë për Ballkanin Përendimor nga Çekia, Janina Hrebickova

Haradinaj ka pritur sot në takim Emisaren e Veçantë për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Çekisë, Janina Hrebickova

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi sot Emisaren e Veçantë për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Çekisë, Janina Hrebickova, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet në vend, rajon e më gjerë. Siç bëhet e ditur në njoftim, kryeministri Haradinaj e ka falënderuar Emisaren Hrebickova  për …

Më shumë...

Robert Bosch – Bërnabiqit: Kosova e ka vendos taksën për shkak të veprimeve agresive të Serbisë

Robert Bosch: Kosova deri më tash ka qenë e ledhatuar nga shtetet përendimore po tash ka një ndryshim dramatik

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch i ka reaguar ashpër kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, për deklaratat e kësaj të fundit. Bërnabiq kishte thënë se serbët e Kosovës nuk po mund të informohen pas vendosjes së taksës, pasi që sipas saj gazetat serbe nuk po lejohen të hynë në Kosovë. …

Më shumë...

Tre ushtarë pakistanezë u vranë nga sulmet e Indisë në rajonin e kontestueshëm të Kashmirit

Tre ushtarë pakistanezë u vranë nga sulmet e Indisë në rajonin e kontestueshëm të Kashmirit

Ushtria e Pakistanit tha se tre ushtarë pakistanezë u vranë disa pjesëtarë të tjerë të saj u plagosën. Ushtria pakistaneze po ashtu tha se “u përgjigj në mënyrë efektive” pas sulmeve të Indisë me mortaja në qytetin kufitar Rakçakri, i cili ndodhet në pjesën pakistaneze të Kashmirit. Zyrtarët indianë nuk …

Më shumë...

Sot në Marinë është përkujtuar dëshmori i kombit Azem Zymberi në 20 vjetorin e rënies heroike të tij

Sot në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Marinë është nderuar dëshmori Azem Zymberi në 20 vjetorin e rënies së tij

Sot në  Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Marinë të Skenderajt është nderuar dëshmori Azem Zymberi në 20 vjetorin e rënies së tij. në homazhe kanë marrë pjësë kryetari i  Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorët komunalë dhe familjarët dhe përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Jashari …

Më shumë...

Thomas Countryman thotë se ideja e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje e shekullit 21

Thomas Countryman thotë se ideja e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje e shekullit 21

Ideja e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje e shekullit 21, thotë ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane, Thomas Countryman. Sipas tij, arritja e një marrëveshje midis dyja vendeve duhet të merret nga liderët dhe qeveritë përkatëse dhe se ky nuk është një …

Më shumë...

Është ndarë nga jeta, Rifat Bejta, drejtor shumëvjeçar i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Është ndarë nga jeta Rifat Bejta, drejtor historik i Kompleksit Memorial "Adem Jashari" në Prekaz

Pas një sëmundje të rënd është ndarë nga jeta Rifat Bejta, drejtori shumëvjeçar  i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai gjatë viteve të pas luftës ka pritur në Kompleksin përkujtimor,  mbi 20 milionë vizitorë  duke i njoftuar ata më konkretisht për historinë e lavdishme të luftës dhe rënies në …

Më shumë...

Mbahet Akademi përkujtimore kushtuar veprimtarit Bali Dervishi, me rastin e 5-vjetorit të vdekjes së tij

Mbahet Akademi përkujtimore kushtuar veprimtarit Bali Dervishi, me rastin e 5-vjetorit të vdekjes së tij

Shoqata e të Burgosurve Politik e Kosovës dhe Lëvizja Shoqëria, kanë bërë me dije se më 3 prill 2019 mbahet Akademi përkujtimore kushtuar veprimtarit Bali Dervishi, me rastin e 5-vjetorit të vdekjes së tij. Kjo Akademi do të mbahet në orën 12:00 në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Bali Dervishi ishte …

Më shumë...

Partnerët e koalicionit qeverisës PAN ende nuk janë marrë vesh për përfaqësuesit në Komisionin Qendror Zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk i ka dekretuar dy anëtarët e KQZ-së që do ta përfaqësonin koalicionin PAN në këtë organ. Ndarja e vendeve për përfaqësuesit politikë nga ana e presidentit i ka nxjerrë telashe koalicionit qeverisës. Ata nuk po pajtohen që koalicioni PAN, i cili përbëhet nga shumë parti, …

Më shumë...

LDK-ja kërkon që Kuvendi i Kosovës të mbaj një seance të jashtëzakonshme lidhur me largimin e të rinjve nga vendi

Vetëvendosja ende nuk i ka mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës lidhur me zgjedhjen e kryetarit të vendit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar kërkesë në Kryesi të Kuvendit për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me largimin e të rinjve nga Kosova. Deputeti nga radhët e kësaj partie Fidan Rekaliu, ka njoftuar se janë 41 deputetë nënshkrues që kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për debat parlamentar …

Më shumë...

Bytyqi: Vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura është marrë nga MASHT, DKA-të dhe Këshilli i Prindërve

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga të qenit pjesë e Nismës Socialdemokrate

Ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës ka pasur si qëllim që viti shkollor të shkojë si duhet dhe nxënësit të mos humbin mësim. Ai thotë se vendimi nuk është marrë vetëm nga Ministria, por sipas …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI PRITI NJË DELEGACION NGA TAJVANI

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, priti një delegacion nga Zyra përfaqësuese e Taipeit në Hungari, të kryesuar nga Andrew Y. Chang, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërkombëtarë të Ministrisë së Arsimit, në veçanti me vendet të cilat kanë praktika të mira në arsim. Ministri Bytyqi …

Më shumë...

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë financon edhe Zonën Ekonomike në Lipjan me 500 mijë euro

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për financimin e Zonës Ekonomike, në vlerë prej 500 mijë eurosh. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka parapa 500 mijë euro për këtë fazë të ndërtimit të Zonës Ekonomike në Lipjan, …

Më shumë...

Studiuesja, Anna Di Lellio, së bashku me dizajnerin, Dardan Luta, kanë nxjerrë në dritë librin, “Dimri i gjatë i vitit 1945-Tivari”

Studiuesja, Anna Di Lellio, së bashku me dizajnerin, Dardan Luta, kanë nxjerrë në dritë librin, “Dimri i gjatë i vitit 1945-Tivari”

Studiuesja e njohur amerikane me origjinë italiane, Anna Di Lellio, së bashku me dizajnerin,  Dardan Luta, ka nxjerrë në dritë librin, “Dimri i gjatë i vitit 1945-Tivari”. Ky libër i ilustruar, por i faktuar edhe me të dhëna relevante historike e gojore, përmbush në një nivel të lakmueshëm  kërshërinë e …

Më shumë...

Vitia nisi aksionin 22 ditor të pastrimit, u bëhet thirrje qytetarëve që ta mbajnë ambientin e pastër

Me rastin e muajit të ambientit, ka filluar në Viti aksioni i pastrimit, i cili do të zgjasë për 22 ditë me radhë. Bashkëpjesëmarrës të këtij aktiviteti në qendër të qytetit, përpos komunës së Vitisë dhe drejtorive komunale, ishin edhe Kompania e pastrimit “Higjiena”, kompania e ujit “Hidromorava, policia e …

Më shumë...

Koordinatori Hoti dhe zv.ministrja e MKRS-së, Bunjaku, vizituan Komunën e Malishevës

Koordinatori nacional për arsim, kulturë, rini dhe sport, Rexhep Hoti dhe zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Leonora Morina-Bunjaku, vizituan Malishevën, ku janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi. Qëllimi i kësaj vizite, ishte njoftimi …

Më shumë...