Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë zonjën Apostolova, ka thënë se qeveria e re do të rishqyrtojë të gjitha vendimet që ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, mori pas dorëheqjes më 19 korrik 2019. I pyetur për emërimet që kishte bërë Haradinaj në Agjencinë …
Më shumë...Monthly Archives: February 2020
Donald Trump: Nuk është punë e Shteteve të Bashkuara të “shërbejnë” si agjenci e zbatimit të ligjit për shtetet tjera
Kryetari amerikan, Donald Trump ka përsëritur synimin e tij për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan dhe për të zvogëluar numrin e trupave në këtë shtet. Trump i ka thënë Kongresit gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit se nuk është punë e Shteteve të Bashkuara të “shërbejnë” si agjenci …
Më shumë...Komisionari i Zgjerimit në BE, Oliver Varhely do ta paraqes sot propozimin e Komisionit Evropian për zgjerim
Komisioni Evropian dhe komisionari i Zgjerimit Oliver Varhelyi sot do të paraqesin propozimin e tyre për zgjerimin. Burime nga komisioni thonë se propozimi ka marrë parasysh qëndrimet e shteteve anëtare dhe “interesat gjeostrategjike të BE”, por edhe interesat e vendeve që duan të hynë në bllokun evropian. Varhelyi sqaron se …
Më shumë...Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ferat Shala sot intervistohet në Gjykatën Speciale në Hagë
Deputeti i Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, sot do të intervistohet në Gjykatën Speciale në Hagë. Paralajmërimin ai e ka bërë para disa ditësh. Si njëri ndër eprorët e UÇK-së, ai ka thënë se nuk e heq asnjë shkronjë nga e kaluara e tij. “Në tërë veprimtarinë time …
Më shumë...985 milionë euro llogariten dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri
Është publikuar raporti përfundimtar për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Dëmet llogariten në 985 milionë euro ndërsa për rimëkëmbjen duhen 1076 milion euro. Shumica e dëmeve janë regjistruar në sektorin e strehimit (78.5%), e ndjekur nga sektori prodhues (8.4%) dhe sektori i edukimit (7.5%). Sa i përket humbjeve, …
Më shumë...Xhevat Bislimi: Gabim, apo përcaktim antishtetëror i kryekeuvendares, Vjosa Osmani
Heqja e fotografise se Kryetarit te Republikes se Kosoves nga Kryetarja e Kuvendit te Republikes, Vjosa Osmani, nga mediet u njoftua dhe u prezantua si “heqje e fotografise se Thaçit”!! Vendosja dhe perdorimi i fotografise se Kryetarit te shtetit edhe ne Kosove eshte rregulluar me ligj… Vjosa Osmani dhe gjithe …
Më shumë...Agim Vuniqi: Shërbimi ushtarak i obligueshëm në Qeverinë Kurti
Parlamenti i Kosovës duhet ta votojë Ligjin e Shërbimit të Mbrojtjes, ashtu qe regjistrimi në Forcat e Mbrojtjes është i detyrueshëm për të gjithë qytetarët shqiptare që kanë mbushur 18 vjeç (me përjashtime qe serbet mund te lirohen nga shërbimi ushtarak të përcaktuara në Ligjin e Shërbimit e Mbrojtjes). Disa …
Më shumë...Pompeo: Ukraina e ka humbur Krimenë, sepse Rusia nuk është nga ato vende që mund t’i rrëmbehet diçka me forcë
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura me aktivistë nga Krimea dhe Tataristani, gjatë vizitës në Kiev, tha se Ukraina e ka humbur Krimen. Siç theksohet, me këto fjalë ai i është përgjigjur aktivistes Emine Xhaparovoj, me ç’rast ajo kishte thënë se Amerika duhet …
Më shumë...PDK: Për rastin Dehari do të inicohet Komision Hetimor Parlamentar – dikush duhet të shkojë në burg
Partia Demokratike e Kosovës mirëpret interesimin, ndonëse me vonesë, të pushtetit të ri dhe mediave për zbardhjen e rastit së Astrit Deharit, pas paralajmërimeve të Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës për zbardhjen e këtij rasti. PDK-ja do t’i shkojë deri në fund …
Më shumë...OAK përshëndet krijimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Oda e Afarizmit të Kosovës përshëndet krijimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti. Duke uruar që prioritet i saj të jetë zhvillimi ekonomik i vendit, OAK shprehet e hapur për partneritet dhe bashkëpunim të ngushtë sa i përket evidentimit të sfidave të zhvillimit …
Më shumë...Haradinaj: Kosova e ka të qartë rrugëtimin në rresht dhe partneritet me Amerikën
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në fjalimin vjetor të krryetarit të SHBA, Donald Trump që i adresohet Kongresit amerikan. Haradinaj tha se Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim është në rresht dhe partneritet me SHBA. “I nderuar të jem i ftuar i posaçëm në fjalimin …
Më shumë...Pastrohen rrugët gjatë natës, Ministri Abdixhiku apelon për kujdes në vozitje
Pas reshjeve të borës gjatë mbrëmjes së kaluar, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se janë duke u pastruar rrugët dhe ka urdhëruar kompanitë që të punojnë gjithë natën. Në ditën e parë të punës si ministër, Abdixhiku apeloi për kujdes në vozitje. Postimi i …
Më shumë...Fondacioni Besa është duke hartuar një plan për arsimimin e të rinjve në Kosovë sipas sistemit bavarez
Të martën, një ditë pas formimit të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, Fondacioni Besa ka njoftuar se ekspertët e këtij fondacioni, kanë punuar në hartimin e një plani për arsimimin e të rinjve në Kosovë. Ky plan është bazuar në arsimimin që zhvillohet në rajonin gjerman me ekonominë më të …
Më shumë...Si shkak i erërave të fuqishme që kanë mbretëruar në Kosovë mbi 100 mijë qyetarë kanë mbetur pa energji elektrike
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike ka njoftuar se si pasojë e erërave të fuqishme që kanë mbretëruar në vendin tonë, kryesisht në orët e pasdites, janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anekënd Kosovës. Për pasojë, siç bën të ditur kjo kompani, mbi 100 mijë …
Më shumë...Pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, skocezët duan të ndahen Britania
Mbështetja për pavarësinë e Skocisë është rritur në 52%, niveli më i lartë që prej referendumit të vitit 2016 mbi Brexit, sipas një sondazhi të realizuar pak para daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Ky sondazh mjafton për të kënaqur kryeministren skoceze, Nicola Sturgeon, e cila ka bërë …
Më shumë...Haxhi Shala: Opozita duhet çdo herë të jetë e bashkuar e fuqishme dhe të mos punojë ndaras
Haxhi Shala, deputet i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se koalicioni qeverisës mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është i bashkuar dhe se partitë opozitare duhet të shfrytëzojnë këtë e të bashkohen. Sipas tij, aktiviteti i opozitës së re në Kuvendin e Kosovës nuk mund të mungojë pasi që …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
