I deleguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak i ka dërguar letër zyrtare Kryeministrit Avdullah Hoti në shenjë proteste për moslejimin e vizitës së kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuqiq, në Kosovë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. “Siç përcaktohet në Marrëveshjen e Lirisë së Lëvizjes, …
Më shumë...Monthly Archives: November 2020
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot rishpërndarjen e kursimeve mbi 47 milionë eurove për vitin 2020
Qeveria e Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhjen elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020. Qeveria ka njoftuar se janë kursyer 47,621,459.91 …
Më shumë...Bekim Haxhiu: Spitalet tona janë shëndrruar në vatra kryesore të përhapjes së virusit korona dhe para kolapsit
Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu thotë se spitalet janë në kufirin e fundit para kolapsit. Haxhiu nëpërmjet një postimi në rrjetin social thekson edhe se dhomat e pacientëve të infektuar me koronavirus janë të mbushura me familjarë dhe korridoret me civilë. “Vërtetë jemi të çuditshëm! …
Më shumë...IPK: Puna dhe aktiviteti i Policisë së Kosovës në kohën e pandemisë
Policia e Kosovës që nga fillimi i pandemisë ka qenë aktive dhe e pranishme pothuajse në ço pjesë të vendit. Për një kohë të gjatë ka punuar me orar 12 orësh për ta menaxhuar situatën në terren. Por jo të gjithë pjesëtarët e policisë kanë kryer detyrën e tyre me …
Më shumë...Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar edicionin e dhjetë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS) përmes të cilit maten perceptimet publike në Kosovë në lidhje me besimin e qytetarëve në institucione dhe çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë. Nga të gjitha të dhënat rezulton se, Forca …
Më shumë...Adil Behramaj: Disa nga këta të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë prekur edhe zonat më të errëta të idiotizmit
Ish-këshilltari i kryetarit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas një deklarate të anëtares së kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. ka thënë se Albulena Haxhiu është shfaqur si eksperte e tendencave, duke cituar deklaratën e saj. “Albulena Haxhiu mbrëmë na qenka shfaqur si eksperte e tendencave, duke thënë se ‘ka …
Më shumë...23 vjet nga Beteja e komandantit, Adem Jashari me bashkëluftëtarët e tij në Rezallë të Re, ish Ludovik
Më 26 nëntor të vitit 1997 , forca të shumta të policisë serbe me autoblinda pizgauerë, mitralozë të rëndë dhe me një helikopter që përcillte zhvillimet nga lartë, ishin nisur në relacionin Skenderaj-Llaushë-Rezallë e Re, me qëllim për t u hakmarrë për pësimet një ditë më parë në Vajnik. Në …
Më shumë...Ministri Zemaj: Masat e reja për luftimin e pandemisë, kanë pasur ndikim pozitiv, por jo në shkallë të kënaqshme
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është deklaruar mbrëmë për situatën epidemiologjike në vend. Sipas tij, masat e reja që janë ndërmarrë për luftimin e pandemisë, kanë pasur efekt pozitiv, por jo në nivel të kënaqshëm. Zemaj ka treguar se sot do të ketë vlerësim epidemiologjik javor, derisa theksoi se në …
Më shumë...1 vit nga tërmeti prej 6,4 ballësh që e goditi Thumanë dhe mori jetën e 51 personave si dhe lëndime morën mbi 900 të tjerë
Mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit të 2019-ës një tërmet prej 6,4 ballësh goditi fshatin Thumanën në Durrës. Tërmet ky që për pak sekonda shënoi një prej ngjarjeve më të rënda që Shqipëria përjetoi nga fatkeqësitë natyrore. Nga ky tërmet i fuqishëm humbën jetë 51 persona, u lënduan 913 të …
Më shumë...Biden i apelon amerikanët që “të dyfishojnë përpjekjet dhe të ri-angazhohen në luftën” kundër pandemisë
Kryetari i zgjedhur Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që “të dyfishojnë përpjekjet dhe të ri-angazhohen në luftë” kundër koronavirusit. Biden i bëri komentet drejtpërdrejt përpara kamerës në Uilmington të shtetit Delauer. Ai apelon njerëzit të heqin dorë nga grumbullimet e mëdha familjare, të mbajnë maska mbrojtëse dhe të ruajnë …
Më shumë...Time Kadrijaj: Burri i Vjosa Osmanit merr pagë nga shteti i Kosovës por rrallë herë duket në vendin e tij të punës
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, kërkon llogari nga bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, për mosmbajtjen e vendit të punës. “Prindon Sadriu, ne i kemi parë të gjitha të dhënat për hyrje daljet e tua drejt Shkupit. Ti je paguar por nuk e ke …
Më shumë...Enver Hoxhaj: PDK në komunën e Besianës po merr përkrahje të madhe nga të rinjtë, të rejat, burrat dhe gratë
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë fushatës zgjedhore për kryetar të Besianës, ka thënë se në këtë komunë, PDK po merr përkrahje të madhe nga të rinjtë, të rejat, burrat dhe gratë. Përmes një postimi, Hoxhaj ka bërë të ditur që gjatë ditës së sotme, kanë vizituar shumë …
Më shumë...Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pjesëtarë të FSK-së
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pjesëtarë të FSK-së me në krye Komandantin e Gardës Kombëtare Gjeneral Brigade Xhevahir Geci. Takimi është realizuat me rastin e përfundimit të punimeve për vitin 2020 në deminimin dhe pastrimin e zonave të dyshuara me mjetet e pashpërthyera …
Më shumë...Në Pozheran asfaltohet rruga që lidhë mes veti banorët e tri lagjeve
Në Pozheran të Vitisë, është bërë asfaltimi i një rruge që lidhë tri lagje të këtij lokaliteti konkretisht banorët e një pjese të lagjes Zuka, Rama dhe Halabaku. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë me bashkëpunëtor kanë vizituar nga …
Më shumë...Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit dhjetë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa pesëmbëdhjetë të tjerë janë shëruar
Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit dhjetë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa pesëmbëdhjetë të tjerë janë shëruar plotësisht. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 435 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 287 të shëruar plotësisht, 14 kanë humbur jetën dhe 134 raste …
Më shumë...Ndahet nga jeta Mana Krasniqi nëna e heroit të kombit, Fatos Krasniqi nga Negroci i Drenasit
Është ndarë nga jeta nëna e heroit te Kombit, dëshmorit Fatos Krasniqi, shoqja e mësuesit Sherif Krasniqi, ish nën-kryetar i komunës së Drenasi, kryetar i SHV-së, dhe ish i burgosur politik. Lajmin e ka bërë të ditur vet z. Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social. “Iku bashkëshortja ime! Pas …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
