Monthly Archives: April 2021

Largohet deponia e mbeturinave të ngurta, e cila ndodhet në dalje të qytetit të Rahovecit, 2.5 km, në drejtim të fshatit Drenoc

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se, kanë marrë aksion për të pastruar deponinë legale të mbeturinave të ngurta, e cila ndodhet në dalje të qytetit të Rahovecit, 2.5 km larg tij, në drejtim të fshatit Drenoc. “Mjedisi i pastër vazhdon të …

Më shumë...

Vendosen “policë të shtrirë” pranë këndit të lojërave, me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve

Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit Bjondina Kleqka, së bashku me menaxherin e kontratës për sinjalizime Afrim Limani, ishin pranë inxhinierëve të kompanisë, të cilët kanë bërë matjet e nevojshme për vendosjen e policëve të shtrirë afër këndit për fëmijë afër Shkollës Fillore të Mesme të …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku i ka thënë Albin Kurtit që të bësh viktimën kur nuk je i tillë, është dobësi

Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurtit, rreth dokumenteve për procesin e dialogut që sipas Kurtit nuk ka gjetur asnjë dokument në Prishtinë dhe është informuar gjatë vizitës në Bruksel, Abdixhiku i ka thënë Kurtit që të bësh viktimën kur nuk je i tillë është dobësi. …

Më shumë...

Sot u mbajt seanca gjyqësore kundër ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu e të tjerëve, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës

Sot u mbajt seanca gjyqësore kundër ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu e të tjerëve, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës

Sot u mbajt sërish seanca gjyqësore kundër ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Seanca që ishte paraparë të mbahej më 6 prill kishte dështuar në mungesë të njërit nga të pandehurit. Para disa ditësh Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i …

Më shumë...

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste filloi mbledhjen e firmave për shkarkimim e Ilir Metës nga posti në Presidencë

Edi Rama

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur propozimin e shkarkimit të Ilir Metës nga posti në Presidencë. Në njoftim thuhet: “Bazuar ne disa shkelje te renda te Kushtetutës sipas parashikimeve te nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjate fushates zgjedhore, …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës në Kroaci takohet nga homologu i tij kroat, Mario Banoziq

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës në Kroaci takohet nga homologu i tij kroat, Mario Banoziq

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci është takuar me homologun e tij nga ky shtet, Mario Banoziq. Në këtë takim, Mehaj dhe Banoziq kanë diskutuar rreth bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes dhe mundësisë për avancimin e bashkëpunimit edhe në industrinë e mbrojtjes. Po ashtu, ata …

Më shumë...

Jakup Nura: 22 vite më parë, kanë qenë ditët më të rënda për Drenicën, të vrarë mbi 600 civilë dhe dhjetëra ushtarë të UÇK-së.

Jakup Nura: 22 vite më parë, kanë qenë ditët më të rënda për Drenicën, të vrarë mbi 600 civilë dhe dhjetëra ushtarë të UÇK-së.

Ditë e premte 22 vite më parë, ndër ditët më të rënda për Drenicën, të vrarë mbi 600 civil dhe dhjetëra ushtar të UÇK-së. Një grup pjesëtarësh të UÇK-së takohen në Fushë Mollë dhe duke parë që forcat serbe kishin bërë një rrethim të hekurt dhe nuk mund të shmangej …

Më shumë...

Shënohet 40-vjetori i Pranverës Shqiptare ‘80 në Rahovec

Në sallën e mbledhjeve të kuvendit komunal të Rahovecit, është mbajtur aktivitet për shënimin e 40-vjetorit të Pranverës Shqiptare ‘80 në Rahovec. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Dërvish Çadraku drejtor i Shoqatës për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombëtare “Arbëria” me seli …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, këtë të premte ka thirrur mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit. Në këtë mbledhje është bërë rishqyrtimin i vendimit me nr. 01.Nr.07 i cili ka të bëje me zëvendësimin e një anëtari të Komitetit për komunitete për respektimin e Ligjit …

Më shumë...

Në orët e fundit rapotohen 202 raste të reja me Covid-19, 646 pacientë shërohen dhe 11 të sëmurë vdesin

Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.810 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 202 raste …

Më shumë...

Kryetari Aliu, ka vizituar Komandën Rajonale të Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, së bashku me disa nga drejtorët komunal kanë vizituar Komandën Rajonale të Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, për të uruar eprorin e Policisë, Basri Shabani në detyrën e re të drejtorit. “Falënderova gjithashtu, përmes tij, gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan

Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve u debatua për këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i raportit …

Më shumë...

Më 1 maj shënohet Kuvendi i Pajtimit të VERRAT E LLUKËS

Verrat e Llukes

Komuna e Deçanit  bën të ditur se më 1 maj 2021 në ora 12:00, në nderim të ngjarjes më të madhe të bashkimit të shqiptarëve , tubimit më të madh në historinë tonë kombëtare , Kuvendi i Pajtimit të VERRAT E LLUKËS, mbahen organizime sipas kësaj agjende : E shtunë …

Më shumë...

RrGK kërkon përfshirjen e grave dhe nevojave të tyre në dialogun me Serbinë 

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me shqetësim ka përcjellur zhvillimet e fundit rreth angazhimit të ekspertëve për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, kjo sepse në këtë ekip ekspertësh figurojnë vetëm burra.  Përmes kësaj letre publike, RrGK, si rrjet që përfaqëson interesat e 158 organizatave anëtare, zotohet se …

Më shumë...