Yearly Archives: 2021

Rritja e çmimit të energjisë po shqetëson disa vende të Bashkimi Evropian të cilat kërkojnë përgjigje të përbashkët

Rritja e çmimit të energjisë po shqetëson disa vende të Bashkimi Evropian të cilat kërkojnë përgjigje të përbashkët

Spanja, Franca dhe Greqia bënë thirrje të hënën që Bashkimi Evropian të ketë një përgjigje të përbashkët në lidhje me rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë. “Kjo nuk është një çështje që ne mund ta trajtojmë në nivel kombëtar pasi kemi nevojë për një përgjigje të koordinuar evropiane”, tha …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti, nënshkroi marrëveshjen të cilën e quante të turpshme e të dëmshme, kur ishte në opozitë

Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Qeveria Kurti në Bruksel nënshkroi marrëveshjen të cilën e quante të turpshme e të dëmshme sa ishte në opozitë. Krasniqi tha se kjo marrëveshje është e njëjtë me atë të nënshkruar në vitin 2016 nga Isa Mustafa. “I kemi vëzhguar …

Më shumë...

Liderët e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në samitin e tyre, në Slloveni

Liderët e Bashkimit Evropian dhe kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që në samitin e tyre në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, të mërkurën, më 6 tetor, të përsërisin përkushtimin e ndërsjellë për lidhje më të ngushta. BE-ja pritet të përsërisë përkushtimin për perspektivë evropiane të rajonit …

Më shumë...

Amerika duhet të sigurojë që Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje si vend i pavarur, thonë ligjvënësit amerikanë

Amerika duhet të sigurojë që Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje si vend i pavarur, thonë ligjvënësit amerikanë

Grupi i Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan u bëri të hënën thirrje kryetarin  Joe Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që të dyfishojnë vëmendjen e Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi si edhe i kërkuan administratës të shtojë angazhimin për një zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve. …

Më shumë...

Xhelal Sveçla, Drita Millaku, Salih Zyba e Fitore Pacolli-Dalipi, së shpejti dalin para gjykatës, të akuzuar për vepra penale

Xhelal Sveçla, Drita Millaku, Salih Zyba e Fitore Pacolli-Dalipi, së shpejti dalin para gjykatës, të akuzuar për vepra penale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, së shpejti pritet të dalin para gjykatës, të akuzuar se në mars të 2018 kishin shpërndarë  gaz lotsjellës, me ç‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin …

Më shumë...

Në gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar gjykimi kundër ish eprorit të UÇK-së, gjatë luftës në Zonën e Llapit, Salih Mustafa

Salih Mustafa

Në gjykatën Speciale, në Hagë, sot  ka vazhduar  gjykimi kundër  ish eprorit të UÇK-së, gjatë luftës në Zonën e Llapit, Salih Mustafa, me ç’ rast u mor në pyetje  dëshmitari i tretë i mbrojtur, pa identitet publik.  Ai  thotë se ka qenë pjesë e luftës çlirimtare, pasi në dëshminë e …

Më shumë...

Kujtim Shala: Qeveria e ka kthyer një pjesë të territorit të Kosovës në një zonë neutrale

Kujtim Shala

Me marrëveshjen e Brukselit për çështjen e targave, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala tha se qeveria e ka kthyer një pjesë të territorit në një zonë neutrale. “Ju jeni marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet tona, jeni marrë vesh me Serbinë edhe për çështjen e KFOR-it, …

Më shumë...

Arben Gashi: Ju jeni ata që keni hedhur gaz lotsjellës këtu, ju keni ushtruar dhunë në këtë kuvend për këtë marrëveshje

Arben Gashi: Ju jeni ata që keni hedhur gaz lotsjellës këtu, ju keni ushtruar dhunë në këtë kuvend për këtë marrëveshje

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Arben  Gashi, nga radhët e LDK-së ka thënë se kjo marrëveshje për targat është humbje për Kosovën. “Pas shout para dy javëve ku kryeministri Kurti doli me pompozitet duke deklaruar aksionin në veri, rezultatet sot janë të dhimbshme. Ajo që shohim sot, …

Më shumë...

Edhe një reciprocitet i Kurtit dhe i Bislimit me Serbinë, forcat e EULEX-it dhe të KFOR-it do të zgjerojnë protektoratin

Edhe një reciprocitet i Kurtit dhe i Bislimit me Serbinë, forcat e EULEX-it dhe të KFOR-it do të zgjerojnë protektoratin

Kryeministri,  Albin Kurti,  ka thënë se janë duke u angazhuar për reciprocitet të plotë, në mënyrë që të ketë drejtësi karshi raporteve të Kosovës me Serbinë. Dhe, në kuadër të reciprocitetit të plotë, sipas tij, do të vijë edhe njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë saktëson Kurti, por është vështirë …

Më shumë...

Galeria Qahili: “The Red Dress – Projekt qëndisje 12 vjeçar, po vjen në Prishtinë!”

Galeria Qahili: "The Red Dress - Projekt qëndisje 12 vjeçar, po vjen në Prishtinë!"

Instalacioni, The Red Dress, nga artisja, Kristie Macleod, pas shumë paraqitjeve nëpër botë, tanimë po vjen edhe në Prishtinë me 07 tetor 2021 në Galerinë Qahili, ku të gjithë artdashësit dhe të interesuarit mund të vijnë ta përjetojnë këtë instalacion, nga ora 16:00 – 20:00. Projekti i Fustanit të Kuq, …

Më shumë...

Shtatë raste të reja me virusin korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës. Deri më sot 567.280 qytetarë …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj njofton se në FSK do të pranohen rreth 850 rekrutë të rinj

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se KFOR ishte në dijeni për marshimin e rregullt në Mitrovicë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se shumë shpejt do të hapet konkursi më i madh i rekrutimit në ushtrinë e Kosovës. Ai potencoi se do të pranohen rreth 850 rekrutë të rinj. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Mehaj tha se procesi do të jetë tejet …

Më shumë...

Rizvanolli: Disa investitorë nuk kanë shprehur interesim për investim, disa të tjerë kanë vënë kushte të pafavorshme

Artane Rizvanolli: Disa investitorë nuk kanë shprehur interesim për investim, disa të tjerë kanë vënë kushte të pafavorshme

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë informacione për tërheqjen e vendit nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC).Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ajo ka thënë se disa investitorë nuk kanë shprehur interesim …

Më shumë...

Vazhdon përkrahja e FSK-së për Komunën e Hanit të Elezit

Vazhdon përkrahja e FSK-së për Komunën e Hanit të Elezit. Kësaj radhe janë dy pako me maska mbrojtëse të cilat pjesëtarët e FSK-së nga Regjimenti i Parë i FSK-së në Gjilan i dhuruan Komunës së Hanit të Elezit në angazhimin e sajë në parandalimin e përhapjes së Koronavirusit. Në emër …

Më shumë...

QKA “Anamorava” merr çmimin e parë në Festivalin e lojërave popullore në Shkodër

Ansambli ,,Anamorava” nga Vitia, është vlerësuar nga juria profesionale me vendin e parë në Festivalin e Lojërave popullore që mbahet për 14 vite me radhë në Shkodër. Artistët nga Vitia, me paraqitjen e tyre lanë mbresa dhe ngritën emocione si tek audienca, një ashtu dhe tek juria profesionale, në përbërje …

Më shumë...

Ministri i Financave, Hekuran Murati bën të ditur se sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë

Euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë. Kjo pagesë është bërë për gjithsej 16 mijë  e një pranues. Murati deklaroi se 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, e …

Më shumë...