Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së bën të ditur se të hënën mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të automjeteve ushtarake të blinduara, të tipit M1117 ASV (Armored Security Vehicle), donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ceremonia do të mbahet në Kazermën “ Adem Jashari”, të hënën, më …
Më shumë...Yearly Archives: 2021
Vlora Çitaku: Nuk po shohim përpjekje për menaxhim të pandemisë por vetëm indiferencë dhe arrogancë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin me pandeminë që e shkakton infeksioni Covid-19. Përmes një postimi në rrjetin social, Çitaku ka thënë se nuk po shohim as përpjekje për menaxhim të pandemisë, por sipas saj, po shohim indiferencë dhe arrogancë. “Po …
Më shumë...Ilir Muharremi: Anija e dashurisë
Barka gjigande përplaset mbi valë të detit, shkuma e valëve futet dhe nën këmbët e mia. Ndjej aromën e kripës e cila më ngulitet në mushkëri. Lëkundja e anijes është përkëdhelëse, luhatëse, duket sikur i gjithë universi merr frymë në të njëtjën kohë edhe ti me të. Rruga shkon në …
Më shumë...Të paktën 60 persona në mesin e tyre edhe ushtarë amerikanë mbeten të vrarë nga një sulm në aeroportin e Kabulit
Grupi i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit, ku deri më tani raportohet për 60 viktima dhe 140 të plagosur. Pretendimi erdhi në një mesazh të postuar në kanalin Telegram të lajmeve të tyre. Grupi tha se një kamikaz shpërtheu një jelek eksplozivi midis afganëve …
Më shumë...Shaip Kamberi kërkon nga Shqipëria dhe Kosova që të kenë qasje më serioze ndaj Kosovës Lindore
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të kenë qasje më serioze ndaj Kosovës Lindore. Ai ka shkruar se këto qeveri nuk kanë platformë dhe program shtetëror për Luginën, nuk ndajnë buxhet të rregullt dhe nuk kanë …
Më shumë...Kryeministri shqiptar, Edi Rama i uron mirëseardhje 121 afganëve, shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një shkrimi, i uroi mirëseardhje 121 afganëve të cilët sot mbërritën në aeroportin e Rinasit. Rama shkroi se ky gjest na bën nderi si vend e si popull, ndërsa shtoi se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. “Mirëmëngjesi pa gdhirë dhe …
Më shumë...Deputeti i Vetëvendosje, Burim Karameta, kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit, Arben Vitia
Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë madje se ai duhet të kërkojë falje për dështimet në punën e tij. Në një shkrim në rrjetin social deputeti i listës “Guxo” ka akuzuar Vitinë se “i …
Më shumë...Memli Krasniqi: Kosova po kalon nëpër një tragjedi ku për shtatë ditë kanë vdekur 85 qytetarë nga Covid-19
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se vendi po kalon nëpër një tragjedi ku për shtatë ditët e fundit kanë vdekur 85 qytetarë në betejë me Covid-19, prej të cilëve 18 vetëm të enjten, ndërsa numri i rasteve aktive të të infektuarve ka arritur shifrën prej rreth 25 mijë. …
Më shumë...Përkujtohet dëshmori Skënder Jahë Kastrati nga Malësia e Vogël
Në 23 vjetorin e rënies, përkujtohet dëshmori i Kombit Skënder Jahë Kastrati nga Malësia e Vogël. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, familjarë të dëshmorit, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të tjerë. Kryetari Latifi me këtë rast tha se: Skënder Kastrati nga Malësia e Vogël, …
Më shumë...Sportistët ferizajas do të përkrahën vazhdimisht nga Komuna e Ferizajt
Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, ka pritur në një takim karateisten Behije Mustafa, e cila u shpall e treta në Kampionatin Evropian. Karateistja Behije Mustafa fitoi Medaljen e Bronztë në Kampionatin Evropian që është mbajtur për kadetë, juniorë dhe U21 në …
Më shumë...PËR JUNIKUN E PASTËR DHE EKOLOGJIK
Komuna e Junikut në vazhdën e aktiviteteve “Për Junikun e Pastër dhe Ekologjik” ka pastruar hapësirat publike nga mbeturinat. Komuna e Junikut në bashkëpunim me qytetarët vazhdojnë të mbeten të angazhuar në objektiven e përbashkët për qytetin që duam. Luten qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos hedhin mbeturina …
Më shumë...Zeqir Bekolli: Qeveria Kurti injoron kërkesat e “Rilindjes”- punëtorët përgatiten për protestë e grevë
Ndonëse protestave e kërkesave të pafundme drejtuar qeverive të Republikës së Kosovës iu shtua edhe një protestë e punonjësve të kësaj gazete e ndërmarrjeje në muajin qershor, Qeveria Kurti në stilin e qeverive të kaluara vazhdon t’i injorojë kërkesat e punonjësve për 20 për qindësh dhe për njohjen e stazhit …
Më shumë...Demokracia Plus ka kërkuar shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi të Vetëvendosjes
Demokracia Plus ka kërkuar shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi. Në kërkesën për shkarkim thuhet se ne konsiderojmë se Sami Kurteshi, me veprimet e tij, është duke dëmtuar seriozisht statusin dhe integritetin e saj. Në mbledhjen e sotme z. Kurteshi ka pranuar që është përfshirë në një incident me …
Më shumë...Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Ka kaluar sot në mbledhjen e Qeverisë projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Pasuria e përfituar tani nga aktiviteti kriminal e shumë shpejt pasuria e pajustifikueshme do t’u kthehet, qoftë direkt ose indirekt, qytetarëve, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës. “Kalon projektligji që do të qartësojë procedurat për …
Më shumë...Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka pritur në takim zyrtarin e UNDP-së, Vehbi Selmani
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka pritur në takim zyrtarin e UNDP-së, Vehbi Selmani, nga i cili ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit në përmbushje të objektivave të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. Ai ka vlerësuar se UNDP-ja vazhdon t`i përkrah shoqatat në procesin e …
Më shumë...Në fshatin Dreth po dyshohet për një varrezë masive, njofton drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu
Në fshatin Dreth po dyshohet për një varrezë masive. Së paku kështu thotë drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu. “I kemi disa lokacione në Kosovë ku besojmë se do t’iu qasemi së shpejti. Besojmë se së shpejti do të fillojmë gërmimet në Dreth por jemi në …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
