Ish-eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Shemsi Syla, është emëruar në postin e zëvendës-ministrit të Mbrojtjes, sipas vendimit të kryeministrit, Albin Kurti. Me këtë rast, Shemsi Syla është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama. Syla është shprehur se me …
Më shumë...Yearly Archives: 2021
Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Matthew Palmer takon sot virualisht liderët politik të Shqipërisë
Ambasada amerikane në Tiranë jep lajmin se zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer, do të zhvillojë këtë të martë një “vizitë virtuale” në Shqipëri, në fokus të së cilës do të jenë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, si dhe Reforma në Drejtësi. Gjatë kësaj vizite, Palmer do të …
Më shumë...Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, Rustem Shefqet Peçi
Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, mbas një gjendjeje të rëndë shëndetësore, Rustem Shefqet Peçi. Rustem Peçi ishte kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ – Nderi i Kombit. Ai ishte ushtarak karriere, i kompletuar në arsimimin dhe kualifikimin e tij profesional. Gjatë jetës …
Më shumë...Besa Ismaili: Kosova, shtet i trembur
Shoqëria kosovare ende bartë plagë nga e kaluara e saj, një e kaluar që kujton masakra, dhunime dhe shkatërrim të pasurisë. Ende nuk janë shëruar plagët! Liria për të cilën sakrifikuan shumë breza qe përmbushur më pavarësinë dhe pikërisht shumë breza që sakrifikuan për lirinë, sakrifikojnë ende edhe pas mëvetësisë. …
Më shumë...Ministri i Mjedisit në Qeverinë Kurti, Liburn Aliu del para gjyqit me akuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Gjykata Themelore e Prishtinës fillon shqyrtimin fillestar në rastin ndaj Liburn Aliut, dhe të tjerëve të cilët po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi. Para një kohe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda kishte njoftuar se …
Më shumë...Mero Baze: Albin Kurti pranon 1000 teste dhuratë nga Serbia, refuzon vaksinat nga Shqipëria
Gazetari dhe publicisti i njohur, Mero Baze, ka komentuar refuzimin që qeveria e Kosovës i ka bërë vaksinave të ofruara nga Qeveria e Shqipërisë për vaksinimin e mësimdhënësve. Baze ka kujtuar kohën kur Kosova vitin e kaluar nën qeverisjen Kurti kishte pranuar 1 mijë teste për virusin korona dhuratë nga …
Më shumë...Filloi vaksinimi kundër COVID-19 i personelit të shërbimit mjekësor të FSK-së
Departamenti i Mjekësisë së Ministrisë së Mbrojtjes në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, sot ka filluar vaksinimin kundër COVID-19 të stafit të shërbimit mjekësor të FSK-së, përfshirë mjekët, infermierët si dhe stafin administrativ dhe mbështetës të saj. Në Qendrën e improvizuar të vaksinimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, për …
Më shumë...Kosova dhe Mali i Zi shprehen të gatshme të arrijnë një marrëveshje për heqjen e policës kufitare
Byroja Kosovare e Sigurimit dhe Byroja Kombëtare e Siguruesve të Malit të Zi janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje për heqjen e policës së sigurimit të automjeteve që hyjnë në Kosovë nga Mali i Zi dhe anasjelltas. Po ashtu Byroja Kosovare e Sigurimit dhe Byroja Kombëtare do të shikojnë …
Më shumë...Enver Hoxhaj: Nuk marr pjesë në inagurimin e Vjosa Osmanit sepse nuk është unifikuese, por përçarëse dhe partiake
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka refuzuar pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimin të Vjosa Osmanit presidente të Kosovës. Ai ka thënë se e ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak se “Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake”. Ai e ka quajtur …
Më shumë...Për shkak të gjendjes së vështirësuar pandemike shtyhet për një kohë të pacaktuar, Edicioni i 18-të i Javës së Bibliotekës në Kosovë
Edicioni i 18-të i Javës së Bibliotekës në Kosovë shtyhet për një kohë të pacaktuar, për shkak të gjendjes së vështirësuar masave shtesë kundër pandemisë me COVID-19 në vendin tonë, ka bërë të ditur përmes një njoftimi Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”. Biblioteka ka bërë të ditur se në …
Më shumë...Studentët kundërshtojnë mbylljen e konvikteve dhe mensës në kuadër të masave të reja anti-Covid
Kryetari i Parlamentit Studentor, Erzen Hyseni, është deklaruar kundër masave të reja anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës. Ai u shpreh se kjo ishte e panevojshme dhe se i kushton studentëve si në procesin mësimor, ashtu edhe në atë buxhetor, meqenëse mbyllen konviktet dhe bibliotekat. “Një student që paguan …
Më shumë...Oda e Hotilerisë dhe Turizmit paralajmëron protesta nëse pas dy javësh nuk lejohet organizimi i dasmave
Nënkryetari i Odës, Hotilerisë dhe Turizmit të Kosovës, Skënder Thaçi ka paralajmëruar protesta pas datës 18 prill, nëse nuk bëhet lejimi i dasmave. Ai është shprehur i indinjuar me vendimet e fundit të Qeverisë ndaj mbylljes totale për 12 ditë. “Është një shqetësim i madh, institucionet tona po na ngulfasin, …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Kryetari i Tuzit po linçohet vetëm se ngriti zërin për të drejtën e qytetarëve të cilët i përfaqëson
Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për vepër penale Thirrje për Rezistencë. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për ngritjen e aktakuzës ndaj kryetarit të Tuzit. Ai përmes një postimi në …
Më shumë...Lirak Çelaj: Vjosa Osmani ishte shkaktare e rrëzimit të dy qeverive, nuk kishte të drejtë morale të kërkonte përkrahje
Anëtari i Këshillit drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj, ka thënë se qëndrimi i subjektit që ai përfaqëson, për mospërkrahjen e Vjosa Osmanit në zgjedhjen e saj kryetare e shtetit, ishte i duhur dhe në nivel. Sipas tij, kryetarja e zgjedhur ishte shkaktare e rrëzimit të dy qeverive dhe nuk kishte …
Më shumë...Në 22 vjetorin e rënies në altarin e lirisë përkujtohet heroi kombit, Sadri Zeneli dhe bashkëluftëtarët e tij dëshmorë
Sot më 6 prill 2021, në 22 vjetorin e rënies në altarin e lirisë kujtohen heronjtë dhe dëshmorët e kombit Sadri Zeneli, Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti dhe Fitim Rexha. Homazhet do mbahen në orën 12:00 në Kompleksin Memorial te Dëshmorëve ne fshatin …
Më shumë...Nesër në 32 vjetorin e rënies heroike në altarin e lirisë nderohet heroi i kombit, Xhemajli Berisha
Në përkujtim të 32 vjetorit të rënies heroike në altarin e lirisë, të heroit të kombit, prof. Xhemajli Berisha, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve nesër me datë 6 prill 2021, organizon këto aktivitete: në orën 10:00 – homazhe pranë varrit të dëshmorit Xhemajli Berisha në varrezat e Arbanës. Në orën …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
