Monthly Archives: February 2022

Në Viti shënohet Dita Botërore kundër Kancerit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjarë (QKMF) në Viti, përmes një ligjërate dhe trajnimi ka shënuar sot 4 shkurtin-Ditën Ndërkombëtare kundër Kancerit. Me këtë rast drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrushe Ahmeti, tha se ne si drejtori dhe institucione komunale, do të mundohemi të jemi në përkrahje dhe ti vetëdijësojmë …

Më shumë...

Pensionohet profesoresha Magbule Syla

Sot, u pensionua profesoresha e kimisë, Magbule Syla. Profesoresha Syla, ka kontribuar dhe ka shërbyer mbi 40 vite në procesin arsimorë në edukimin e shumë brezave, në komunën e Vitisë. Në emër të institucioneve komunale të Vitisë, drejtoresha e arsimit, Fatbardha Emini së bashku me Mufail Halabaku, drejtor i shkollës …

Më shumë...

Trajtimi i qenve endacak, në Viti do të filloj nga data 07.02.2022

Komuna e Vitisë konkretisht, Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me  Ambulancat e kontraktuara Veterinare lëshon këtë : NJOFTIM PUBLIK PËR TRAJTIMIN E QENVE ENDACAK Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë, se aksioni i  trajtimit të qenve endacak, në këtë komunë do të filloj nga  data: 07.02.2022. Me këtë rast Komuna …

Më shumë...

Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ekspozimi i mallrave ushqimor në Rahovec

Drejtoresha  për Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, Nora Boshnjaku pas afatit ligjor, dhe me informimin e sipërmarrësve që të lirojnë hapësirat publike nga ekspozimi i mallrave ushqimor, ka dal në terren së bashku me inspektorët komunal dhe Policinë në Rahovec, kanë filluar me aksionin për lirimin e trotuareve dhe …

Më shumë...

U shënua dita e gjimnazit “ Hamdi Berisha” në Malishevë

Me 3 shkurt në Gjimnazin “Hamdi Berisha” u shënua Dita e Shkollës dhe Ditëlindja e Dëshmorit të kombit Hamdi Berisha. Në shënim morën pjesë nënkryetari i Komunës së Malishevë, Vesel Krasniqi dhe Drejtoresha për Arsim dhe Edukim  Arbëreshë Krasniqi. Fjalën përshëndetëse për të pranishmit e fillojë drejtori i shkollës Izet …

Më shumë...

U mbajt takimi i parë i këshillit organizues për 17 shkurtin-ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka caktuar këshillin organizues për 17 Shkurtin-Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me vendim, me Numër Protokollit 02/1513/2022 me datë 02.02.2022. Këshilli përbëhet nga anëtarë të ekzekutivit dhe legjislativit komunal, zyrtarë komunal të sektorëve të kulturës, rinisë dhe sportit, OJQ …

Më shumë...

Middle East Monitor: A do të ndërhyjë Turqia në rast të përshkallëzimit të dhunës në Bosnje e Hercegovinë

Turqia ka bombarduar disa objektiva të Shtetit Islamik në veri të Sirisë

Autori i këtij teksti, Muhammed Hussein, ka shkruar me këtë rast  se, ndryshe nga vitet 1990, Turqia është shumë më e fortë dhe më e aftë për të ndërmarrë veprime pa lejen dhe mbështetjen e askujt, por gjithashtu nëse kjo ndodh, nuk është e qartë nëse ajo do të mbështeste …

Më shumë...

Blerim Muriqi: PUTHJA RUSE RREZIK PËR RAJONIN

Blerim Muriqi

Ethe zgjedhjesh. Ndarje e ftohtë në Prishtinë akull në Beograd! Në ç’prehër do të bjerë Serbia pas Tre Prillit dhe a mund ti shpëtoi ajo “Puthjes Ruse” në këtë krizë raketash të dytë që po provon Moska? Java në horizontin ballkanas bashkoi edhe një herë përpjekjen SHBA-BE për t’i nxitur …

Më shumë...

Sot në Hagë mbahet konferenca e dhjetë për ecurinë e çështjes kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Më 4 shkurt, në Gjykatën Speciale mbahet konferenca kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Sot  në Gjykatën Speciale, në Hagë,  do të mbahet konferenca e dhjetë e radhës për ecurinë e çështjes në rastin kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po mbahen në arrest prej nëntorit të vitit 2020. Konferenca pritet të mbahet në ora 14:30. Më 9 …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po mbahen padrejtësisht në burgun e Gjykatës Speciale

Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi beson se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po mbahen padrejtësisht në burgun e Gjykatës Speciale dhe së paku duhet t’u jepet mundësia të mbrohen në liri. Unë kam kontaktuar në mënyrë sporadike me z. Veseli dhe me z. Thaçi pasi që kam marrë përgjegjësinë e …

Më shumë...

Miroslav Lajçak: Po negociohet për një marrëveshje, të cilën Anthony Blinken ia kërkoi Albin Kurtit

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndrojnë në Serbi, pas vizitës që bënë në Kosovë. Me këtë rast Lajçak  ka bërë të ditur se në Beograd po negociohet për një marrëveshje që Blinken ia kërkoi Albin Kurtit. Ishte Sekretari …

Më shumë...

Behgjet Pacolli kritikon ministrin, Faton Peci, për fyerjet, sharjet dhe ofendimet që po ia bën ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa

Behgjet Pacolli

Kryetari  i AAK-së, Behgjet Pacolli, e ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin për fyerjet, sharjet dhe ofendimet që po ia bën ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës. Pacolli iu ka drejtuar  Pecit duke thënë se s’ka veti më të keqe “të pështysh aty ku ke ngrenë”. “Po mundohem t’ju kuptoj …

Më shumë...

U Mbajt Kuvendi i Dytë i “Shkollës Shqipe “ në Zvicër

U Mbajt Kuvendi i Dytë i “Shkollës Shqipe “ në Zvicër

Të dielën me datën 30 janar 2022 u mbajt Kuvendi i Dytë i “Shkollës Shqipe” në Zvicër, në të cilën Kuvend u prezantuan përpjekjet, angazhimet dhe gjithë veprimtaria e vitit 2021. Fakte që dëshmojnë se sukseset e “Shkollës Shqipe” në Zvicër janë edhe një dëshmi se aty ku punohet me …

Më shumë...

Stoltenberg: Rusia ka dislokuar numrin më të madh të trupave e pajisjeve ushtarake, në Bjellorusi që nga Lufta e Ftohtë

Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se Rusia ka dislokuar aktualisht numrin më të madh të trupave dhe pajisjeve ushtarake në Bjellorusi që nga Lufta e Ftohtë. Ndërkohë Moska po vazhdon të rrisë praninë ushtarake në pjesë të tjera në kufi me Ukrainën. Stoltenberg bëri thirrje Rusisë …

Më shumë...

Gjykata Themelore cakton masën e paraqitjes në stacionin policor në kohëzgjatje prej një muaji kryetarit të PSD-së. Dardan Molliqaj

Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraqitjes në stacionin policor në kohëzgjatje prej një muaji kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj. Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se është refuzuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së …

Më shumë...

Për shkak të mungesës së Xhelal Sveçlës dhe 7 të pandehurve të tjerë, shtyhet gjykimi për afat të pacaktuar për vepra të rënda penale

Ministri, Xhelal Sveçla

Edhe pse lënda kundër një grupi sulmuesish të institucioneve dhe policisë së Kosovës ka tetë vjet që është ngritur ajo tashmë është shtyrë në afat të pacaktuar në mungesë së paraqitjes së të pandehurve, në mesin e tyre edhe ministra e zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, parti në pushtet.  Nuk …

Më shumë...