Monthly Archives: March 2022

Majk Xhekson, Komandant i NATO-së gjatë luftës në Kosovë, nuk përjashton mundësinë për Luftën e Tretë Botërore

Ish-komandanti i trupave të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 1999,  Majk Xhekson, i cili ishte komandanti i parë i trupave të Aleancës Veriatlantike, nuk e ka “përjashtuar mundësinë” që konflikti në Ukrainë të nxit Luftën e Tretë Botërore. Gjenerali, Xhekson   ish-komandanti  i ushtrisë britanike, ka theksuar se pushtimi rus në …

Më shumë...

Joe Biden: Krimet e ushtrisë së Mianmarit kundër popullatës myslimane, në vitin 2017 përbëjnë gjenocid e krime kundër njerëzimit

Administrata e kryetarit amerikan,  Joe Biden, ka marrë qëndrim zyrtar lidhur me  krimet që ka kryer ushtria e Mianmarit,  kundër pakicës etnike myslimane, rohinja, duke saktësuar se veprimet e tilla  përbëjnë gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, thanë zyrtarët amerikanë për Agjencinë Rojter. Ata shtuan se Sekretari Amerikan i Shtetit Antony …

Më shumë...

KGJK: Pezullohet greva disa mujore në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit

Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se pas takimit të mbajtur sot së bashku me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës, janë dakorduar që greva të pezullohet në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit. “Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht …

Më shumë...

Mustafë Kadriaj: Të gjallët ndërrojnë jetë, derisa ne vdesim çdo ditë, disa  fjalë për uraganin e UÇK-së Haqif Kadriaj

Ka ndërruar jetë komandanti i togut të Batalionit të Dytë, të Brigadës 123, të Zonës së Pashtrakut, gjatë luftës, Haqif Kadriaj

Për burrat e mëdhenj nuk është e lehtë të shkruash për faktin që veprimtaria shumë dimensioneve e tyre e brumosur dhe e dendur nuk di sesi t’ia fillon cilën vepër të cilëson më lart sepse një jetë kanë lënë vepër dhe kështu ishte komandanti, kështu ishte baci Haqif. Edhe më …

Më shumë...

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku po qëndron në Gjermani

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku po qëndron në Gjermani

Me qëllim për të zhvilluar aktivitet në mërgatë,  kryetari i Degës së PDK-së, në Skenderaj, Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, gjatë luftës së UÇK-së, Sami Lushtaku po qëndron në Gjermani, ku edhe është mirëpritur nga bashkatdhetarë të shumtë.  Me këtë rast, ka deklaruar se takimi me mërgatën tregon se …

Më shumë...

Sot përkujtohen tre dëshmorët e fshatit Baks të Drenicës

Sot përkujtohen tre dëshmorët e fshatit Baks të Drenicës

23 vjet më parë, më 21 mars të vitit 1999 kanë ranë ne altarin e lirisë tre dëshmorë nga fshati Baks i Skenderajt. Atë ditë kanë rënë për të mos vdekur:  Xhevat Osmani, Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri. Sot në 23 vjetorin e rënies së tyre heroike,  për çlirimin e …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me aktivistë, në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me aktivistë, në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takime me aktivistë në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë. Ai  në këto takime ka qenë i shoqëruar nga koordinatorja për çështjet Diasporës, deputetja,  Time Kadrijaj. Haradinaj  ka diskutuar për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, teksa gjithashtu ka …

Më shumë...

Serbia zgjedhjet presidenciale më 3 prill, ndërsa po synon që procesin zgjedhor ta organizojë edhe në Kosovë

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Emisari  Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak,  ka kërkuar të gjenden modalitete për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë edhe në Kosovë. Sipas tij, kjo i hapë rrugën takimeve në nivel më të lartë negociatorësh në kuadër të procesit të dialogut. Kosova ka disa alternativa që u …

Më shumë...

Diplomati kinez, Le Ju Çeng tha se NATO-ja është fajtore për luftën në Ukrainë, ndërsa kritikoi sanksionet kundër Rusisë

Diplomati kinez, Le Ju Çeng tha se NATO-ja është fajtore për luftën në Ukrainë, ndërsa kritikoi sanksionet kundër Rusisë

Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës, Li Ju Çeng përsëriti se NATO-ja është fajtore për luftën në Ukrainë dhe kritikoi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. Në një konferencë për media në Pekin, ai tha se NATO-ja ishte “mbetja e Luftës së Ftohtë” dhe se zgjerimi i saj mund të rezultojë “pasoja …

Më shumë...

Mevlut Çavushoglu: Lufta në Ukrainë tregoi edhe një herë nevojën për reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB

Mevlut Çavushoglu: Lufta në Ukrainë tregoi edhe një herë nevojën për reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu deklaroi se nevoja për një reformë serioze të sistemit ndërkombëtar, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, u dëshmua edhe një herë në luftën Rusi-Ukrainë. Mevlut Çavushoglu foli në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm japonez Hajashaşi Joshimasa …

Më shumë...

OKB: 847 civilë ukrainas, përfshirë 64 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, afër një muaj më parë

U bënë 26  ditë nga dita e nisjes së luftimeve të rusëve ndaj ukrainasve duke shkaktuar deri më tani qindra viktima në mesin e civilëve dhe fëmijë. Sot kanë nisur evakuuimet e banorëve nga Luhansku, ndësa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje përsëri për bisedime paqeje dhe ka dënuar …

Më shumë...

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin është pajtuar për tu takuar personalisht me kryetarin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin është pajtuar për tu takuar personalisht me kryetarin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin duket se është pajtuar  për tu takuar personalisht me kryetarin e  Ukrainës,  Volodymyr Zelensky për të zgjidhur konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë. Të dy udhëheqësit i kanë lënë ekipet e tyre diplomatike të zhvillojnë bisedime paqeje në terren neutral që menjëherë pas fillimit të konfliktit …

Më shumë...

Me homazhe te lapidari në kujtim të të vrarëve, është përkujtuar 23 vjetori i vrasjes së qytetarëve të lagjes II të qytetit të Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, bashkë me drejtorët komunalë, familjarët dhe qytetarët, kanë nderuar të rënët për liri, gjaku i të cilëve u bë dritë në rrugën e shqiptarëve të Kosovës, për liri dhe pavarësi të vendit. Në vitin 1999, një njësit paraushtarak e policor serb, kishin hyrë …

Më shumë...

Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Morina panë nga afër ndërtimin e rrugës në Stapanicë

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i urbanizmit Avdi Morina, kanë vizituar fshatin Stapanicë, për të parë nga afër punimet në ndërtimin e një rruge në këtë fshat, e cila tashmë është e gatshme për asfaltim. “Rregullimi i infrastrukturës në përgjithësi dhe i rrugëve në veçanti, vazhdon …

Më shumë...

Njësia e zjarrfikësve në Rahovec intervenon në shuarjen e zjarrit në fshatin Guri i Kuq

Me marrjen e informacionit me kohë nga roja i pyllit dhe intervenimit të ekipit të zjarrfikësve dhe qytetarëve të fshatit Guri i Kuq, zjarri në këtë fshat është shuar. Jeton Kryeziu, Shef i sektorit të pylltarisë në Komunën e Rahovecit, ka thënë se ky dimër ishte shumë i thatë, andaj, …

Më shumë...

Në Ferizaj zhvillohen aktivitete të ndryshme në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Oral

Për nder të 20-Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral, grupi i edukimit shëndetësor të Sektorit të Stomatologjisë në QKMF në Ferizaj, zhvilloi aktivitete të ndryshme njëjavore. Aktivitetet e Javës së Shëndetit Oral u zhvilluan në dy kopshtet e qytetit “Engjëjt” dhe “Ardhmëria jonë” me fëmijët e grupmoshave 5 deri 6 …

Më shumë...