Komuna e Malishevës e ka finalizuar edhe një projekt, që është çerdhja e re, e cila është financuar nga buxheti i komunës. Çerdhja e re në Malishevë, do të hapet të martën më 03 tetor 2023. Ceremonia e hapjes së çerdhes do të mbahet në ora 11:00. Ftoheni ta përcillni …
Më shumë...Monthly Archives: October 2023
Të dhëna nga matja statistikore e organizatës ETEA: “Furnizimi me tekstet shkollore dhe mbarëvajtja e procesit mësimor”
Organizata ETEA ka realizuar një matje statistikore gjatë muajit shtator të vitit 2023, për furnizimin me tekstet shkollore tek klasat 1-5 dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor në fillimin e vitit shkollor 2022/23, duke marrë tashmë të dhëna konkrete mbi situatën aktuale në shkollat fillore të Kosovës, pas vendimit të MAShTI …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur për zhvillimet në veri, ka kërkuar nga ndërkombëtarët që ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator, në veri, ku u vra rreshteri, Afrim Bunjaku. Haradinaj po ashtu thotë se shtimi i numrit të pjesëtarëve të …
Më shumë...Bashkimi Evropian konfimron se Policia e Kosovës ka mandat për të hetuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit
Bashkimi Evropian ka konfimrur zyrtaisht se Policia e Kosovës ka mandat për të hetuar sulmin e 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit. Zëdhënësi, Peter Stano ka deklaruar para gazetarëve se sulmi ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe natyrisht që hetimet janë në kompetencë të Policisë së Kosovës, me të …
Më shumë...Gjenerali serb, Millan Mojsilloviq, mohon akuzat e autoriteteve të vendit tonë se Serbia, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës
Shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, i ka mohuar akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës. Ai ka thënë se Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra. I mohoj …
Më shumë...Tetori rozë, me aktivitete të shumta sensibilizuese kundër kancerit të gjirit
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt, në bashkëpunim edhe me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, gjatë ditës së sotme kanë filluar aktivitetet sensibilizuese kundër kancerit të gjirit. Aktivitetit i parë është mbajtur sot tek mamografi kryesor i kësaj qendre, ku është bërë thirrje që të gjitha …
Më shumë...Mbahet konsultim publik për projektin e tregut të gjelbër në Ferizaj dhe transformimin funksional të tij
Gjatë ditës së sotme është mbajtur konsultimi publik për projektin e tregut të gjelbër në Ferizaj dhe transformimin funksional të tij. Në hapjen e këtij takimi drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Arbër Bytyqi, ka thënë se ky projekt ka rendësi shumë të madhe për të gjithë qytetarët e Komunës së …
Më shumë...42 vite punoi për shkollën kombëtare – Sot pensionohet Selim Mazreku drejtor i shkollës ” Nuhi Mazreku” Guriq
Me rastin e pensionimit të drejtorit të shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Nuhi Mazreku”, në Guriq të komunës së Malishevës, Selim Mazrekut, mori pjesë, Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi e shoqëruar edhe nga zyrtari, Enver Mazreku. Në këtë ceremoni të pensionimit dhe të ditëlindjes së …
Më shumë...Agim Aliu: Duhet të ndryshojë tradita e mos-konsultimit të ministrive përkatëse me kryetarët e komunave si dhe qasja ndërkomunikuese
Asociacioni i Komunave të Kosovës gjatë takimit të kryetarëve të komunave me kryeministrin, Albin Kurti kanë biseduar për sfidat që kanë në mënyre që të marrin adresimin e duhur. Kryetari i AKK-së dhe i komunës së Ferizajt, Agim Aliu në fjalimin e tij tha se kryetarët e komunave kanë bindjen …
Më shumë...Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në krye të një delegacioni qeveritar po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në krye të një delegacioni qeveritar po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci Ai u prit në Zagreb me ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale momente nga pritja zyrtare, ku shihet se fillimisht u …
Më shumë...Deputetja, Ganimete Musliu bëri të ditur se Serbia është duke ndërtuar një bazë ushtarake, në afërsi me kufirin e Kosovës
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Petrit Ajeti, ka paraqitur raportimin në Komisionin që mbikëqyrë agjencinë. Kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu para mediave konfirmoi se Serbia është duke ndërtuar një bazë ushtarake në afërsi me kufirin e Kosovës. Janë vërejtur ushtri në kufi, është konfirmuar se në zonën e …
Më shumë...Ministrja, Shvarc dhe kryetarja Osmani paralajmërojnë luftë, në rast se bashkësia ndërkombëtare nuk e ndryshon qasjen ndaj Serbisë
Ministrja, Donika Shvarc ka paralajmëruar luftë, në rast se, sipas mendimit të saj, bashkësia ndërkombëtare vazhdon qasjen e njëjtë ndaj Serbisë. Ajo ka thënë për “Dojçlandfunk” të Gjermanisë se Serbia dëshiron ta detyrojë Kosovën të negociojë për çështje territoriale në dialog. Serbia dëshiron të krijojë fakte për ta detyruar Kosovën …
Më shumë...Majlinda Bregu: Nis ulja e tarifave të roaming-ut: BE-Ballkani Perëndimor
Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke shënuar kështu datën e një ndryshim të madh. Pas gati një viti pune të përbashkët intensive, tw Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisionit Evropian, si edhe …
Më shumë...William Walker ka ngritur dilema e dyshime për largimin e grupit të armatosur nga manastiri i Banjskës, në veri të Kosovës
Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, qytetari i nderit të Reçakut dhe miku i madh i shqiptarëve, Viliam Voker, ka ngritur dilema dhe dyshime të bazuara për largimin e grupit të armatosur serb nga Manastiri i Banjskës, duke kërkuar që rastin ta hetojnë autoritetet e KFOR-it, Ai …
Më shumë...Ambasadori i Gjermanisë, në Uashington, Andreas Mihaelis, konsideron se Kosova e Serbia janë një fuçi tjetër baruti në Evropë
Ambasadori i Gjermanisë në Uashington, Andreas Mihaelis, konsideron se Kosova dhe Serbia janë një fuçi tjetër baruti në Evropë, duke kërkuar që të merret seriozisht rreziku nga Serbia. Berlini e Uashingtoni duhet të jenë në koordinim të ngushtë lidhur me tensionet në mes të Kosovës e Serbisë. Ambasadori gjerman ka …
Më shumë...Kryeministri Kurti, tri-katër herë në ditë flet për sulmin terrorist të Serbisë në veri, në përpjekje për t’ i bindur ndërkombëtarët
Kryeministri Kurti, tri-katër herë në ditë flet për sulmin terrorist të Serbisë në veri, në përpjekje për t i bindur ndërkombëtarët, të cilët sipas tij nuk po e ditkan cilat qenkan cilat janë synimet. Ai në një postim të tij ka shkruar se në bazë të dokumenteve të konfiskuara e …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
