Yearly Archives: 2023

Mbahet mbledhja e KPF-së në Skenderaj, e fundit për këtë vit

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e KPF-së, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, e fundit për këtë vit, në të cilën janë shqyrtuar këto pika të rendit …

Më shumë...

7 nxënës vitias bëhen pjesë e programit KEDS Academy

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha për Arsim, Arta Ajeti kanë vizituar sot shkollën IAAP “Jonuz Zejnullahu” – Viti. Me këtë rast ata i uruan për sukseset të cilat i ka arritur kjo shkollë,  në veçanti për 7 nxënësit të klasës së  12-të,  profili Instalues …

Më shumë...

U zhvillua ushtrimi “Evakuimi 2023” me nxënësit e Pozheranit

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës (DSHPE), ka zhvilluar sërish një inskenim të një tërmeti dhe evakuimin e nxënësve dhe personelit të shkollave por kësaj radhe në Pozheran. Me këtë rast kanë marrë pjesë edhe institucione të tjera nga AME-ja, QKMF, policia e Kosovës, Njësia e …

Më shumë...

U  mbajt mbledhja e shtatë dhe e fundit për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Vitisë

Gjendja e Sigurisë në Komunën e Vitisë, është vlerësuar e qetë dhe stabile dhe krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit janë shënuar më pak raste  që prishin rendin dhe qetësin publike, u tha në mbledhjen e shtatë të rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në bashkësi për komunën e …

Më shumë...

Kuvendi i Shqipërisë me 75 pro, votoi sot në favor të kërkesës së SPAK-ut për t’ia hequr imunitetin deputetit, Sali Berisha

Kuvendi i Shqipërisë,  votoi sot në favor të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK) për t’ia hequr imunitetin e deputetit, Sali Berisha, duke i hapur rrugën arrestimit të tij nën dyshimin për korrupsion. Prokurorët u kërkuan ligjvënësve javën e kaluar t’ia heqin Berishës imunitetin parlamentar, sepse ai nuk …

Më shumë...

Peter Stano: Bashkimi Evropian është shqetësuar pasi ka pranuar një letër nga Serbia, ku thuhet se nuk do ta njohë de fakto Kosovën

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim pasi ka pranuar një letër nga Serbia, ku thuhet se nuk do ta njohë de fakto Kosovën, nuk e respekton integritetin territorial dhe kundërshton anëtarësimin e Kosovës në OKB. Pika këto të përfshira në marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit. Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, …

Më shumë...

Ralf Hammershtain: Nacionalistët po mobilizohen në Serbi, situata e paqëndrueshme në Ballkan, po i plotëson synimet e Rusisë

Gjenerali gjerman, Ralf Hammershtain,  ka thënë për Die Welt se nacionalistët po mobilizohen në Serbi dhe situata e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor, po i plotëson dëshirat e Rusisë të drejtuara nga Vladimir Putin. Kanë kaluar gati 25 vjet që kur NATO ndërhyri në ish-Jugosllavi në vitin 1999 dhe detyroi trupat …

Më shumë...

Niko Peleshi: Jemi në moment të rëndësishëm sepse siguria është prioritet për shkak të konflikteve që po zgjerohen në mbarë botën

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi falënderon FSK-në për ndihmë në luftimin e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes  së Shqipërisë, Niko Peleshi, gjatë qëndrimit të tij, në Shkodër, ka deklaruar se Shqipëria është një vend i sigurt si shtet anëtar i NATO-s, por pavarësisht nga kjo  Forcat e Armatosura duhet  të jenë kurdoherë vigjilente  dhe në gatishmëri të plotë. Jemi në moment të rëndësishëm sepse …

Më shumë...

Bedri Islami: Sali Berisha mendon se është mbi ligjin, mbi SPAK-un, mbi Qeverinë e mbi Kuvendin, pasi askush nuk i ka thënë, ndalo!

Bedri Islami

Analisti dhe veprimtari i njohur, Bedri Islami në një publikim të tij  ka shkruar  se Akti i 21 dhjetorit është po aq i rëndësishëm, sa edhe vendimi. Ai hap një precedent të rëndësishëm në jetën e vendit, duke shkallmuar plotfuqinë e një grupi të vogël njerëzish, që, duke sunduar në …

Më shumë...

Emmanuel Macron: Ta luftosh terrorizmin nuk nënkupton që ta bësh Gazën rrafsh me tokë dhe të vrasësh njerëz sa të mundësh

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar  se ta luftosh terrorizmin nuk nënkupton “ta bësh Gazën rrafsh me tokën”, duke iu referuar përgjigjes ushtarake të Izraelit ndaj një sulmi brutal të Hamasit – grupit radikal palestinezë të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – më 7 tetor në Izrael. …

Më shumë...

Doli nga shtypi përmbledhja me poezi: “Mos shkelni mbi gjak” e autorit, Refik Gërbeshi, botoi, Radio Kosova e Lirë

Doli nga shtypi libri me poezi: “Mos shkelni mbi gjak” i autorit, Refik Gërbeshi, botues Radio Kosova e Lirë

Zymer Mehani: TRINOMI: LASHTËSI, ATDHEDASHURI, SAKRIFICË – LAJTMOTIV I POEZISË SË REFIK GËRBESHIT Autori Refik Gërbeshi, në vëllimin poetik “Mos shkelni mbi gjak”, ka trajtuar temën e dëshmorëve me një thellësi dhe ndjenjë të veçantë. Në poezitë e tij, dëshmorët janë kryesisht heronj të luftës sonë çlirimtare, të brumosur denjësisht …

Më shumë...

Akademik ARSIM BAJRAMI: VEPËR MONUMENTALE PËR NJË INTELEKTUAL TË JASHTËZAKONSHËM

Akademik ARSIM BAJRAMI: VEPËR MONUMENTALE PËR NJË INTELEKTUAL TË JASHTËZAKONSHËM

Konsideroj se kjo monografi është rezultat i punës intensive dhe me përkushtim të veçantë të publicistit tonë të njohur Nuhi Bytyçit. Ai përmes kësaj monografie ka prezantuar jetën dhe veprën e jashtëzakonshme të Akademik Gazmend Zajmit në shërbim të plotë të rinisë studentore dhe të tërë popullit shqiptar, jo vetëm …

Më shumë...

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar se udhëheqja aktuale në Serbi e promovon pan-serbizmin

Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar se udhëheqja aktuale në Serbi e promovon panserbizmin. Ai ka bërë me dije se të njëjtën qasjen e kanë pasur të gjitha partitë politike edhe gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Ramadani ka thënë se në …

Më shumë...

IDK ka mbajtur tryezën e diskutimit “Fuqizimi i rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të zotimeve të Kosovës në Procesin e Berlinit”

IDK ka mbajtur tryezën e diskutimit “Fuqizimi i rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të zotimeve të Kosovës në Procesin e Berlinit”

Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur tryezën e diskutimit “Fuqizimi i rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të zotimeve të Kosovës në Procesin e Berlinit” me panelistë deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të Qeverisë si dhe me pjesëmarrës nga institucionet, përfaqësues ndërkombëtarë dhe të shoqërisë civile. Në fjalën hyrëse …

Më shumë...

Aleksandar Shapiq, kandidati i partisë së Vuçiqit për bashkinë e Beogradit, deklaroi se Serbia është në prag të luftës civile

Aleksandar Shapiq, kandidati i partisë së Vuçiqit për bashkinë e Beogradit, deklaroi se Serbia është në prag të luftës civile

Kandidati i partisë së kryetarit serb Aleksandër Vuçiç për bashkinë e Beogradit deklaroi se Serbia është në prag të luftës civile. Deklarata u  publikua pas njoftimeve të opozitës pro-europiane serbe se do të bllokojnë punën e institucioneve në ditët në vijim. Ajo çfarë po bëjnë ata është prelud i një …

Më shumë...

SPAK-u më 12 dhjetor i kishte kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestimin e Sali Berishës lidhur me aferën e privatizimit të klubit “Partizani”

Sali Berisha

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankesat e deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët kërkonin  shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme për caktimi ne masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, pa marrë më parë autorizimin e Kuvendit. Deputetët e Rithemelimit, pretenduan se masa e marrë ndaj …

Më shumë...