Yearly Archives: 2023

Në Serbi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, krahinore dhe parlamentare

Në Serbi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme locale, krahinore dhe parlamentare. Ato kanë filluar në ora 7.00 të mëngjesit dhe do të vazhdojnë deri në ora 20.00. Zgjedhjet po mbikëqyren nga 5 mijë e 587 vëzhgues ndërkombëtar dhe vendas. Ato po mbahen në 8 mijë e 273 qendra të votimit. …

Më shumë...

Autoritetet e vendit tonë i kanë bër thirrje shqiptarëve të Kosovës Lindore që të marrin pjesë në zgjedhje

Qytetarët e Kosovës Lindore shpresojnë në Qeverinë Haradinaj

Autoritetet e vendit tonë i kanë bër thirrje shqiptarëve të Kosovës Lindore që të marrin pjesë në zgjedhjet e shumëfishta që po mbahen sot në Serbi, ato lokale, krahinore dhe parlamentare. Kryetarja, Vjosa Osmani ka shkruar se pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në …

Më shumë...

Në 30 vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e lirisë, Jah Hoti dhe Shkëlzen Krasniqi

Në 30 vjetorin e rënies, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka përkujtuar dëshmorët e lirisë, Jah Hoti dhe Shkëlzen Krasniqi. Ai ndër të tjera ka thënë: Do të mbeten përjetësisht në kujtesën e brezave, dy veprimtarët e përkushtuar, të cilët me bindje e guxim i shërbyen luftës …

Më shumë...

Halimi: Kosova nën sanksione, derisa kryeministri i vendit thotë që vendet e tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e tij

Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka shfaqur mospajtime ndaj pretendimeve të kryeministrit, Albin Kurti i cili vazhdon ta lavdëron qeverinë që drejton. Ajo ka shkruar se derisa kryeministri i vendit thotë që vendet e tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e tij, Kosova vazhdon të …

Më shumë...

Zyrtarja e lartë e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka përgënjeshtruar kryeministrin, Albin Kurti

Albin Kurti

Zyrtarja e lartë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka përgënjeshtruar kryeministrin, Albin Kurti. Ajo ka shkruar se pretendimet e kryeministrit Kurti se për 17 vite të qeverive tjera janë ndërtuar 4 çerdhe ndërsa vetëm gjatë tri viteve të qeverisjes së tij janë ndërtuar kaq çerdhe, janë të …

Më shumë...

Dhjetëra emigrantë dyshohet se janë mbytur në brigjet e Libisë

Dhjetëra emigrantë dyshohet se janë mbytur në brigjet e Libisë derisa po bënin përpjekje për ta kaluar detin Mesdhe e për të arritur në Evropë, njofton Radio Evropa e Lirë. Duke cituar të mbijetuarit e kësaj tragjedie, kjo agjenci e Organizatës së Kombeve të Bashkuara njofton se nga 86 personat …

Më shumë...

LSHK: Sot, më 17.12.2023, në lokalet e LSHK-së, rr. “Jashar Salihu”, Kulla e zotnisë në Prishtinë mbahet takimi tradicional letrar

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Sot, më 17.12.2023, në lokalet e LSHK-së, rr. “Jashar Salihu”, Kulla e zotnisë në Prishtinë mbahet takimi tradicional letrar i katërmbëdhjeti me radhë. Në orën 12 – Hapja dhe sesioni letrar “Shkrimtarët dhe botimet”, pastaj “Vepra e hapur” – përurime të botimeve të reja. Në orën 16 – Akademia letrare …

Më shumë...

OJQ-të kanë vlerësuar se gjatë viti 2023 gjyqësori është karakterizua me trajtim jo efikas të rasteve të pushtetarëve

Ministria e Drejtësisë sot bën hapjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit

Organizatat Joqeveritare, të cilat bëjnë monitorimin e proceseve gjyqësore kanë konstatuar se gjatë viti 2023 gjyqësori është karakterizua më trajtim jo efikas të rasteve të pushtetarëve vepra të ndryshme penale. Lavdim Makshana, nga Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë për Ekonomia Online se mos procedimi i këtyre rasteve …

Më shumë...

Analistët kanë vlerësuar se vizitat që po realizojnë jashtë vendit autoritetet tona po përfundojnë pa rezultate

Duke folur për vizitat e autoriteteve tona jashtë vendit, analistët kanë vlerësuar se këto po përfundojnë pa rezultate. Ata kanë thënë se edhe pse kryetarja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë realizuar vizita jashtë vendit, ato kanë përfunduar pa arritur ndonjë efekt. …

Më shumë...

Kupchan: Qeveria aktuale ka ndërmarrë disa hapa që e kanë dëmtuar pozitën e Kosovës

Akademiku në Këshillin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Çarls Kapçan ka vlerësuar se autoritetet e Kosovës kanë të drejtë politike dhe morale ta shtrijë ndikimin e Qeverisë dhe të vendosin rend dhe ligj në gjithë territorin e saj por se janë duke bërë veprime të gabuara. Duke folur në në podkastin “Inside …

Më shumë...

SBASHK: Rekomandimi i AShAK është në të njëjtën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti

SBASHK

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka reaguar ndaj rekomandimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në të cilin thuhet se “organizimi sindikal i mësuesve dhe arsimtarëve duhet urgjentisht të depolitizohet  dhe të mos jetë vendimmarrëse në procesin mësimor”. Në reagimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, …

Më shumë...

Hoxhaj: Diplomacia është kthyer në një instrument të krijimit të degëve partiake në diasporë

Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Enver Hoxhaj ka konstatuar se Kosova nuk ka as politikë të jashtme, as ministri e as diplomaci. Ai ka shkruar më tutje se  diplomacia është kthyer në një instrument të krijimit të degëve partiake në diasporë sot. “Në qeverisjen e Albin Kurtit, Kosova …

Më shumë...

Gërxhaliu: Buxheti për vitin 2024 ka vlerë më të vogël se i vitit 2023

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se buxheti i Qeverisë Kurti për vitin 2024, më shumë është zgjedhor sesa zhvillimor. Ai ka deklaruar se fakti që sot Qeveria aktuale e ka shumicën, është ditë që ky ligj do të kalojë, mirëpo ky buxhet nuk mund të jetë zhvillimor, është …

Më shumë...

Më 19. 12. 2023, në orën 11:15 në Sallën e kuqe-Pallati i Rinisë, mbahet edicioni i parë të festivalit. “Muzika dhe Arti si Terapi”

Më 19. 12. 2023, në orën 11:15 në Sallën e kuqe-Pallati i Rinisë, mbahet  edicioni i  parë të festivalit. “Muzika dhe Arti si Terapi”. Ky festival është i pari i llojit të vet në vend dhe ka për qëllim të promovojë talentet e nxënësve me nevoja të veçanta nga qytete …

Më shumë...

10 kushtet e Gjykatës Speciale të cilat i pranoi, Nasim Haradinaj, për lirim nga burgu i Hagës, në njëlloj burgu shtëpiak

Në njoftim  e Gjykatës Speciale, me rastin e lirimit nga Haga të  Nasim Haranidaj thuhet se Haradinaj është zotuar se “nuk do të përfshihej në veprime të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe se do t’i përmbushë të gjithë kushtet e përcaktuara për …

Më shumë...

Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësime lidhur me projekt-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësime për projekt-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne kemi disa shqetësime lidhur me statusin e asociacionit ashtu siç është prezantuar asociacioni. Përpos preambulës që thirret me rezolutën 1244 dhe komisionit të arbitrazhit që del nga sistemi …

Më shumë...