Drejtori i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në komunën e Rahovecit, z.Albnor Mullabazi vizitoi Objektin e Banimit Social, ku njofton qytetarët për intensitetin e punimeve për fazën përfundimtare të këtij investimi komunal.
Më shumë...Yearly Archives: 2023
Kryetari Ramosaj ka nderuar dhe përkujtuar me respekt 28 Marsin e vitit 1989
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtor kanë nderuar dhe përkujtuar me respekt 28 Marsin e vitit 1989, ku në demonstratat e organizuara në mbrojtje të identitetit tonë, ranë dëshmorë Ismet Qorraj, Sali Hadërgjonaj, Mujë Mehmeti dhe Agim Kukleci. Po atë ditë, u plagosën qindra njerëz dhe shumë …
Më shumë...Në Treviso të Italisë u promovua libri i vrasjes së 1432 fëmijëve shqiptarë nga Serbia fashiste!
Në Amfiteatrin e bukur të këtij qyteti, duke ju falënderuar kontributit të jashtëzakonshëm të Kryetarit të Shoqatës “Shën Nëna Terezë”, z. Bajram Desku dhe kryesisë së kësaj Shoqate, por me një bashkëpunim të mrekullueshëm të tyre, edhe me shumë Shoqata të tjera shqiptaro – italiane, u promovuan suksesshëm këto vepra …
Më shumë...Drejtori Mazreku ndau mirënjohje për guvernatorin Mehmeti
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z. Sami Mazreku i ka ndarë mirënjohje të martën guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) z.Fehmi Mehmeti në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur gjatë pesë viteve të fundit, Banka Qendrore e Kosovës një herë më Shoqatën e Sigurimeve …
Më shumë...Viola von Cramon: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia. Marrëveshja e 27 shkurtit dhe aneksi zbatues janë vërtet revolucionare, sepse sjellin një cilësi të re në dialog. Nga gjendja e krizës kalojmë në biseda për thelbin dhe normalizimin pothuajse …
Më shumë...Organizuar nga platforma “Liria ka emër”, më 2 prill, në Prishtinë, mbahet marshi për drejtësi në mbështetje të krerëve të UÇK-së
Më 2 prill, në Prishtinë, do të mbahet marshi për drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë, organizuar nga platforma “Liria ka emër”. Ideatorja e e kësaj platformë deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se përgatitjet për këtë marsh kanë filluar …
Më shumë...Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, po me të nuk pajtohet ministrja e Drejtësisë
Gjykata Kushtetuese ditë më parë e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së tij nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së. Gjykata ka konstatuar se disa nene të këtij ligji nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sipas vendimit të …
Më shumë...Xhavit Haliti: Kur është shkelur Gjykata Kushtetuese ka pasur pasoja si në rastet e kryetarëve: Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se në të kaluarën, në rastet kur ka pasur shkelje Kushtetuese ka pasur edhe pasoja. Për shkelje kanë dhenë dorëheqje, kryetarët: Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli. Sa i përket projektligjit për Këshillin Prokurorial, ai sqaroi se nëse është konstatuar që ka pasur shkelje …
Më shumë...24 vjet më parë forcat kriminale, ushtarake serbe, vranë e masakruan 147 burra të rinj dhe pleq, në fshatin Izbicë të Drenicës
Më 28 mars 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës. Urdhrin për sulm e kishte dhënë komandanti kriminel serb, …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Izbicës ditën kur regjimi serb nuk kurseu gratë, fëmijët, as pleqtë
Në 24 vjetorin e Masakrës së Izbicës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke kujtuar masakrën ka thënë se atë ditë regjimi serb s’kurseu askënd. 24 vjet më parë, ngjau një ndër masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe gjatë luftës. Më 28 mars 1999, në fshatin Izbicë forcat …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Mbrojtja burrërore para OZN-së e dy personaliteteve të njohura të NDSH-së, Ajet Gërguri dhe Gjon Serreçi
Nuk na ka luftuar Ushtria e Enver Hoxhës, as ne nuk e luftojmë atë, kishte thënë Ajet Gërguri para OZN-së, 9 shkurt të vitit 1947… Ajet Gërguri ka qenë në mesin e drejtuesve më të lartë të NDSH-së, ndërsa në Kosovë kishte përfaqësuar Komitetin numër 2. të kësaj organizate, që …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Nga libri në dorëshkrim: “400 ditë-Kronika e Luftës”, e diel, 28 mars 1999 II
E diel 28 mars, 1999. Angazhimin tonë informativ e kryejmë në natyrë. Ndërkohë bëjmë përpjekje ta rregullojmë një tendë për tërë stafin. Jemi zgjuar të gjithë në orën 5 të mëngjesit. Me transmetimin e emisionit të djeshëm, forcave serbe iu kemi dhënë të kuptojnë se jemi dhe këtu do …
Më shumë...Përgjigjja e dëshmitarit të mbrojtur: Nuk e kam parë as e kam njohur Pjetër Shalën, por kam dëgjuar nga të tjerët
Dje para trupit gjykues në Hagë, dëshminë kundër Pjetër Shalës e ka paraqitur, dëshmitari i parë i mbrojtur, djalë i një babai, që ka punuar në Policinë e Millosheviqit. Fillimisht Gjyqtarja e njoftoi dëshmitarin e mbrojtur se atij nuk do t’i përmendet emri, se i ndryshohet zëri në transmetim dhe …
Më shumë...Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar nga Qeveria Kurti të mos i sfidojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar nga Qeveria Kurti të mos i sfidojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo kërkesë e KDI-së u paraqit pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese ka shpallur si antikushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial. Pas publikimit të aktgjykimit të plotë, ekzekutivi duhet t’i marrë parasysh të gjitha vërejtjet …
Më shumë...Christopher Hill: Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, e jo me çështjet e pakicave në Serbi
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd, Christopher Hill, ka thënë në Bujanoc se marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, e jo me çështjet e pakicave në Serbi. Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e …
Më shumë...Dritan Abazoviq: Nëse do të ketë radhë të re të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, do të dëshiroja që ato të mbaheshin në Mal të Zi
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, ka deklaruar se nëse do të ketë radhë të re të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, do të dëshironte që ato të mbaheshin në Mal të Zi. Personalisht, do të doja të zgjeroja ofertën time, nëse ka raunde të reja të bisedimeve mes …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
