Monthly Archives: May 2024

U përkujtuan dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni në 25 vjetorin e rënies

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh në varret e këtyre dëshmorëve. Përfaqësues të Institucioneve komunale, përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, …

Më shumë...

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës nuk do të akordohen për shpërndarjen e Kuvendit

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës nuk pritet të gjejnë gjuhë të përbashkët për shpërndarjen e Kuvendit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme. PDK propozon vetëshkarkimin e deputetëve si zgjidhjen më të mundshme, ndërsa LDK dhe AAK insistojnë që zgjedhjet e parakohshme mund të ndodhin vetëm përmes dorëheqjes …

Më shumë...

Zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të tregojnë një rritje të partive popullore dhe të ekstremit të djathtë

Parlamenti Evropian: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, njohja nga të gjitha shtetet e BE-së do të ishte në dobishme

Nëse sondazhet paraprake dalin të sakta, atëherë  zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian pritet të tregojnë një rritje të mbështetjes për partitë popullore  dhe të ekstremit të djathtë, të cilat janë tashmë pjesë e disa parlamenteve kombëtare. Këto forca mbështesin politika më konservatore dhe nacionaliste, janë kundër imigrimit dhe multi …

Më shumë...

Kryetari i Republikës serbe në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka mohuar sërish gjenocidin në Srebrenicë

Millorad Dodik: Asociacioni një ditë do të jetë Republikë Serbe, edhe pse kjo nuk iu pëlqen shqiptarëve

Kryetari  i Republikës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka mohuar sërish gjenocidin në Srebrenicë, duke e quajtur luftën agresion kundër Bosnjë-Hercegovinës si një luftë civile. Dodik, një aleat i ngushtë i Putinit dhe Vuçiqit, pretendoi se Serbia nuk kishte asnjë njësi ushtarake në Bosnje-Hercegovinë. Ai kritikoi Kroacinë për …

Më shumë...

Andrija Mandiqi, pezullon mbështetje për Malin e Zi pasi në OKB, pasi votoi pro Rezolutës për gjenocidin, në Srebrenicë

Kryesia e Partisë Popullore Demokratike pro-serbe, në krye me  Andrija Mandiqi, vendosi njëzëri të pezullojë mbështetjen për qeverinë malazeze për shkak të votimit të Malit të Zi pro Rezolutës për Srebrenicën. Kjo parti ka kërkuar të rishqyrtojë  mundësinë e mbështetjes së mëtejshme për qeverinë e kryeministrit Milojko Spajiq, madje duke …

Më shumë...

Anulohet tenderi i MASHTI-it për zyrtar në monitorimin e medieve, lidhur me qasjen në dokumente publike e financiare

Ministria e Arsimit njofton se më fillimin e vitit të ri shkollor arsimit dual i shtohen edhe 8 drejtime të reja profesionale

Anulohet tenderi i MASHTI-it për kontraktor individual në monitorimin e medieve, për qasje në dokumente publike e financiare Kur ishte publikuar, në tender përshkruheshin detyrat e përcaktuara për këtë pozitë. Një ndër to ishte edhe monitorimi i lajmeve që e atakojnë ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kontrata ishte 12 …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Intensifikohen sulmet e aeroplanëve të NATO-s mbi caqet serbe. (E enjte 27 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Intensifikohen sulmet e aeroplanëve të NATO-s mbi caqet serbe. (E enjte 27 maj, 1999)

Sot jam zgjuar ende pa gdhirë. Në kohën kur kam dalë në rrafsh, këtu mbi tendë, filluan të përhapen rrezet e para mëngjesore. Gjatë natës kam bërë një gjumë të shqetësuar. Në orën 5 të mëngjesit kam dëgjuar krismat e para të predhave serbe në drejtim të Zborcit. Disa detonime …

Më shumë...

KFOR-i, në asnjë moment nuk ishte i përfshirë në negociatat e supozuara me serbët, në shtator të vitit 2023

Grupi Ndërkombëtar i Krizave publikoi një raport në lidhje me veriun e Kosovës dhe atë që kishte ndodhur në Banjskë në shtator të vitit të kaluar. Duke përshkruar dhunën që ndodhi në Banjska në shtator 2023, Raporti i Grupit të Krizave thekson se duke pasur frikë nga një gjakderdhje, KFOR-i …

Më shumë...

Në vitin 2011, numri i popullsisë në Kosovë ishte 1 milionë e 800 mijë banorë, tani ka pak më shumë se 1 milion e 500 mijë

Për manifestimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qeveria nuk ka ndarë mjete shtesë financiare

Parashikimet fillestare të Agjencisë së Statistikave  tregojnë se Kosova ka më shumë se 1.5 milionë banorë, tha për gazetarët drejtori i ASK-së, Avni Kastrati. Shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, por në veri të vendit serbët etnikë janë shumicë në katër komuna. Në vitin 2011, numri i popullsisë në Kosovë  ishte 1 …

Më shumë...

Ramush Haradinaj, konfirmoi kandidaturën e Rasim Selmanajt për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së

Ramush Haradinaj, konfirmoi kandidaturën e Rasim Selmanajt për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, konfirmoi kandidaturën e parë për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai ka bërë të ditur se ish-deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj do të jetë një nga kandidatët e partisë së tij që do të garojë për …

Më shumë...

Pjesëtarë e Shoqatës së Pensionistëve Invalidorë të Punës në Prishtinë kanë paditur Qeverinë për mos rritje pensionesh

Me qëllim për t’u treguar sa më servile ndaj Izraelit, Qeveria e Kosovës mbështet krimet e Izraelit mbi palestinezët

Pensionistët  e Shoqatës së Pensionistëve Invalidorë të Punës në Komunën e Prishtinës kanë paditur individualisht Qeverinë e Kosovës për mos rritje pensionesh. Ata ankohen se pensionet momentale nuk ofrojnë as për së afërmi mundësinë e jetesës për shkak të çmimeve të larta. Ata po ashtu kërkojnë pastrimin e listës së pensionistëve …

Më shumë...

Edi Rama: Italianët u hapën dyert shqiptarëve, nuk u kërkuan t’ i ndryshojnë emrat, sikur bënë autoritetet, në Greqi

Edi Rama: Italianët u hapën dyert shqiptarëve, nuk u kërkuan t’ i ndryshojnë emrat, sikur bënë autoritetet, në Greqi

Gjatë fjalimit të tij në Romë, kryeministri i Shqipërisë Edi  Rama, i cili kësaj radhe po i viziton shqiptarët e Italisë,  bëri një paralelizëm mes Greqisë dhe Italisë në pritjen e shqiptarëve dhe racizmit me të cilën u detyruan të përballen, në këtë vend. Italianët u sollën si askush tjetër u hapën …

Më shumë...

Turqia do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Izraelin derisa B. Netanyahu, të ndalojë masakrat në Rripin e Gazës

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Turqia  do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Izraelin nëpërmjet tregtisë dhe diplomacisë derisa administrata e kryeministrit Benjamin Netanyahu,  të ndalojë masakrat në Rripin e Gazës, tha kryetari i Shtetit,  Rexhep Tajip Erdoğan, raporton Anadolu. Duke folur në një takim të Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë,  në Istanbul, Erdoğan vuri theksin mbi ndodhitë …

Më shumë...

KFOR-i ka njoftuar se nuk ka negociuar për tërheqjen e paramilitarëve serbë në Banjskë

Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

KFOR-i njoftuar se nuk ka negociuar për tërheqjen e paramilitarëve serbë në Banjskë dhe ka mohuar raportimin e fundit se gjatë sulmit të grupeve paramilitare serbe në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar, kishte negociuar tërheqjen e sulmuesve serbë. “Kjo është e pasaktë. Në asnjë moment KFOR-i nuk …

Më shumë...

Intervistë me të nderuarën Nazmije Alushani, motra e dëshmorit të kombit Imer Alushani

Mirë se vini në Radion Kosova e Lirë, e nderuar Nazmije Alushani-Kamerolli. Është një nder i veçantë të kemi mes nesh motrën e dëshmorit të Kombit, Imer Alushani. Ju falënderojmë që keni pranuar ftesën tonë. Nazmije Alushani-Kamerolli: Mirë se ju gjejë e dashur Arbanë, falënderime dhe përulje juve dhe stafit …

Më shumë...

Ministrja Donika Gërvalla ka deklaruar se Serbia është kthyer në kërcënim për rajonin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar se Serbia është kthyer në kërcënim për rajonin. Ajo ka shtuar më tutje se Kosova e Bosnja-Hercegovina po kërcënohen nga ky shtet. “Si aleate, madje edhe satelit i Rusisë, ajo jo vetëm që sulmon shtetet fqinje, siç ishte rasti …

Më shumë...