Monthly Archives: May 2024

Rexhep Ahmeti: Nga arkiva e tij, shkencë dhe art

Rexhep Ahmeti: Nga arkiva e tij, shkencë dhe art (Ribotim) Rexhep Ahmetin, e kisha shok e vëlla ideali, bashkëveprimtar, Ay më angazhoi të veproja më tej përkrah shokëve dhe shoqeve në ilegalen revolucionare shqiptare. Rexhep Ahmeti gjatë LÇ-re, kreu detyra me rëndësi, si Ish-Komisar Politik i UÇK-së Heroike, bashkë me …

Më shumë...

Selami Hoti: Me 10 qershor 2024 organizohet festa “ Gala Kosova 25”  për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Republikës së Kosovës

Me 10 qershor të këtij viti bëhet një çerek shekulli nga fitorja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe NATO-s kundër ushtrisë e policisë pushtuese serbe, duke i dhënë fund masakrave dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Për ta festuar këtë datë historike e cila vuri themelet e …

Më shumë...

Nevenka Tromp: Gjykata Speciale është krijuar për interesat politike të Serbisë

Nevenka Tromp

Ish-hetuesja në rastin e gjykimit të Slobodan Millosheviqit, profesoresha e Universitetit të  Amsterdamit, Nevenka Tromp, ka deklaruar se Gjykata Speciale e Kosovës është krijuar me motive politike në favor të Serbisë dhe kanë pasur  qëllim kryesor zbutjen apo përafrimin e Serbisë në një rrugë tejet të rëndë, sikur është dialogu …

Më shumë...

Gjykata Speciale, ka njoftuar se deklaratat e 10 dëshmitarëve të përzgjedhur, do të paraqiten me shkrim gjatë seancave gjyqësore

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale në Hagë, ka bërë të ditur se, në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues të lëshuar më 21 shkurt, nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dhjetë dëshmitarëve në proceset gjyqësore të ardhshme. Ky vendim është marrë për të lehtësuar  procedurat dhe për të respektuar udhëzimet e …

Më shumë...

Ambasadorët dhe zëvendës-shefat e misioneve të disa vendeve perëndimore kanë diskutuar për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, zhvilloi një takim me ambasadorët dhe zëvendës-shefat e misioneve të disa vendeve perëndimore për të diskutuar sigurinë në Kosovë. Në takim morën pjesë ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, zëvendës-shefi i Misionit të Mbretërisë së Bashkuar, Pol O’Connor, ambasadori i Francës, Olivje Gyero, zëvendës-shefi i misionit të …

Më shumë...

Disa reagime të autoriteteve ndërkombëtare që lidhen me aksionin policor në Veri të Kosovës

Pas aksionit policor në veri të Kosovës kundër degëve të Bankës së Kursimeve Postare Serbe, kanë reaguar  Amerika, BE-ja, Britania e Madhe dhe OSBE. Shtetet e Bashkuara vlerësuan se veprimi minon perceptimin se Kosova po vepron me vullnet të mirë në dialogun me Serbinë dhe kërkuan kthimin në një angazhim …

Më shumë...

Më 23 maj 2024 në Shkodër mbahet Konferenca Shkencore: : “Kultura mesjetare në hapësirat arbërore”

Instituti i Historisë – Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Konferencën Shkencore: “Kultura mesjetare në hapësirat arbërore”, e cila do të mbahet në Shkodër, më 23 maj 2024. Kjo konferencë synon të bashkojë studiues të shquar nga …

Më shumë...

Më 22 maj 1999 qytetarët e Vushtrrisë, janë masakruar gjatë një sulmi barbar të makinerisë vrastare të Millosheviqit

25 vjet më parë, më 22 maj të vitit 1999, qytetarët e Vushtrrisë, janë ballafaquar  gjatë një sulmi barbar nga makineria vrastare e Sllobodan Millosheviqit dhe njësitë e banditit vrastar  Arkan, i njohur për krime edhe në Kroaci dhe në Bosnje-Hercegovinë. Atë ditë shumicën e qytetarëve shqiptarë ushtarët e policët  …

Më shumë...

Daut Haradinaj: Zgjidhja për zgjedhje të reja është rrëzimi i qeverisë, jo shpërbërja e Kuvendit

Daut Haradinaj paralajmëron arrestime të zyrtarëve nivelit të lartë në qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti

Zyrtari i lartë i  AAK-së, Daut Haradinaj, ka ofruar një zgjidhje për organizimin e zgjedhjeve të reja, duke sugjeruar që rruga e duhur është rrëzimi i qeverisë aktuale përmes një mocioni votëbesimi, dhe jo shpërbërja e Kuvendit. Në rast se, thirret një seancë e jashtëzakonshme dhe kërkohet mocion për shpërbërjen …

Më shumë...

Deputetët e PDK-së, Xhavit Haliti e Hisen Berisha, pajtohen për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, nëse ajo pranon

Xhavit Haliti

Deputetët e PDK-së, Xhavit Haliti dhe Hisen Berisha, kanë shprehur gatishmërinë për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen. Makiavelisti Xhavit Haliti theksoi interesin e partisë së tij që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, duke shtuar se nuk ka kufizime personale dhe se në politikë nuk ka armiq apo …

Më shumë...

Abelard Tahiri: Drafti i Asociacionit mund të ndryshohet me një qeveri të re

Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se drafti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të rinegociohet me një qeveri të re. Ky draft mund të ri negociohet nga Bedri Hamza e jo nga Albin Kurti sepse është produkt i dialogut të tij,” theksoi Tahiri, duke …

Më shumë...

Kujtim Shala: Kryeministri Kurti duhet të argumentojë pse duhet të shkojmë në zgjedhje

Kujtim Shala

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të japë arsyet e qarta pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, në vend që të mbështetet në kërkesat e opozitës për një veprim të tillë.  LDK nuk është e gatshme të bëjë marrëveshje me Kurtin dhe …

Më shumë...

Kryeministri Kurti, ka biseduar me zyrtarë të lartë të Qeverisë, për rëndësinë e miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare

Kryeministri, Albin Kurti, së bashku me kryetaren e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari-Lila, zhvilluan një darkë pune me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të koalicionit, përfshirë …

Më shumë...

Sabit Jaha: NJERIU QË IU BËRI BALLË SFIDAVE TË SHUMTA POR QË KURRË NUK U GJUNJËZUA

Danush Miftar Kurtaj (8.3.1961 – 22.5.1999)

PËRVJETOR   Në (ri)kujtim të 25 – vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, DANUSH KURTAJ (në Masakrën e Burgut të Dubravës, më 22 maj 1999)    Më 5 mars 1961, në fshatin tashmë emblematik Gabrricë e Kaçanikut, u lind Danush Miftar Kurtaj. Danushi, ai pinjoll i Familjes Kurtaj, shkollën …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Gjatë 24 orëve, aeroplanët e NATO-s mesatarisht bëjnë 640 fluturime ndërsa nga këto, 245 goditje në caqet serbe. Në Berishë vjen Sami Lushtaku. (E shtunë 22 maj, 1999)

Nga burime të ndryshme të lajmeve bëhet e ditur se sulmet e NATO-s kanë vazhduar me intensitet gjatë 24 orëve të kaluara. Ata kanë goditur shumë caqe ushtarake dhe strategjike të armikut. Zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia ka publikuar një shifër të fluturimeve dhe të goditjeve mesatare që aeroplanët e NATO-s ndërmarrin gjatë 24 orëve. Sipas këtyre burimeve bëhet e ditur se mesatarisht për 24 orë realizohen 648 fluturime ndërsa prej tyre godasin në caqe të caktuara 245. Janë shifra tejet impozante, edhe pse ne kemi mundësi t`i përcjellim vetëm dhjetëra prej këtyre goditjeve. Sot papritmas ka ardhur, komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku me dy ushtarë të tij. Nuk jemi parë prej nëntorit të vitit të kaluar. Samiu edhe pse është i ri dhe tërë energji, megjithatë duket i lodhur nga lufta, por edhe i nevrikosur tejmase. Pas një qëndrimi të shkurtër në tendë kemi dalë në zabel për të biseduar lidhur me problemet me të cilat po ballafaqohet sidomos Sylë Qeriqi dhe Elez Durmishi. Samiu më rrëfen se dje ka biseduar gjerë e gjatë me Sylë Qeriqin dhe Elez Durmishin. Ai më tregon se i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe ka kërkuar nga Shefi i Shtabit, Agim Çeku që Brigada 121 të ndahet nga Zona e Pashtrikut dhe të inkuadrohet në Zonën Operative të Drenicës. Vetëm në këtë mënyrë mendon ai, mund të shafitet presioni që po bëhet kundër Sylës dhe Elezit. Meqë Samiu nuk mund të qëndrojë në këto anë, nuk mund as të ushtrojë ndonjë ndikim. Samiu më shpjegon se ka biseduar me Sylejman Selimin dhe me të tjerët, të cilët do t`i kenë parasysh disa veprime të pamatura që kanë shkaktuar huti dhe përçarje të pariparueshme. Ndahemi me Samiun me shpresë se tani e tutje mund të marrin frymë më lirisht. Rreth orës 16.oo jam nisur në drejtim të Krojmirit. Në Divjakë kam takuar Naim Imerin dhe Vehbi Zeqirin të cilët po ktheheshin me një traktor me rimorkio në drejtim të Grykës së Shalës. Më ftojnë që të hip në rimorkio, por meqë rruga është tërë gropa, më mirë udhëtoj këmbë, si gjithnjë. Në mbrëmje kam arritur në kompleksi e të zhvendosurve në fushën e Lezhës. Atje tanimë nuk ka vend as edhe për kalim këmbë. Edhe rrugët janë kufizuar. Dendësia e popullatës është e papërshkrueshme. Si duket në Lezhë kanë depërtuar edhe banorët e Ngucatit, të Bllacës, të Banjes, Lladrovcit e të Bellanicës. Kanë ardhur këtu të gjithë ata që nuk kanë dashur ta lëshojnë vendin dhe të ikin në Shqipëri. Dhe, mirë kanë bërë. Përndryshe as lufta nuk do të kishte kuptim. Popullata që është vendosur këtu ka ujë të mjaftueshëm dhe natyrë të pastër malore. Dy komponente të domosdoshme për jetë. Në Grykën e Krojmirit depërtojnë edhe qindra matrapazë dhe tregtarë. Ata, çmimet e artikujve të tyre i shesin pesë dhe dhjetëfish më shtrenjtë, por ka mjaft të tillë që i blejnë. Një pako cigare shitet 20 marka gjermane. Një kilogram qaj 30 marka. Pesë kilogramë sheqer 20 marka. Mielli nuk ka çmim të lartë, sepse këtë nuk e lejojnë komandantët e luftës. Të gjithë këta artikuj tregtarët i tërheqin nga Shtimja, Lipjani, Ferizaj e qendra të tjera. Depërtimi i mallit bëhet natën nëpër korridorin të cilin e ruajnë ushtarët tanë në relacion Pjetërshticë, Zborc, Godanc. Edhe pse luftë, edhe pse ndodhemi buzë shfarosjes tregtia dhe matrapazllëku nuk ndalen. Edhe këto të liga po i provon mbi kurriz ky popull fatmjerë. Në mbrëmje më lajmërojnë se gjatë luftimeve në vendin e quajtur, Gurinat në Blinajë, ka rënë dëshmor, Halil Nezir Metaj, nga Lagja Metaj e Krojmirit, njëri ndër luftëtarët e radhëve të para. Luftime janë zhvilluar deri në terr, meqë ushtarët tanë kanë bërë përpjekje për ta marrë trupin e dëshmorit. Burimet serbe bëjnë të ditur se aeroplanët e NATO-s kanë goditur Burgun e Dubravës, ku si duket kanë pësuar qindra të burgosur shqiptarë. Nuk kemi të dhëna se a kanë goditur forcat e NATO-s, apo serbët kanë kryer ndonjë masakër të çmeritur Si do qoftë duket sikur shumë shqiptarë kanë pësuar fatalisht. Në tendën e familjes sime në Krojmir i kam takuar të gjithë. Zymrytja më bën me dije se nëna ka ardhur ka ardhur nga Shtimja dhe ndodhet te Hasani. Labja dhe Rrezja kanë depërtuar në fshat për ta mjelë lopën. Atje zakonisht po rri gjatë ditës edhe xha Mehdiu dhe tezja Ajshe. Lëvizjet bëhen nën breshërinë e granatave të armikut, të cilët kanë depërtuar në shumë pika të Blinajës. Në mbrëmje ka ardhur për të biseduar Selatin Rizani djali i Ramadanit, profesor i edukatës fizike, tani epror i UÇK-së në pikën e maleve të Caralevës…

Nga burime të ndryshme të lajmeve  bëhet e ditur se sulmet e NATO-s kanë vazhduar me intensitet gjatë 24 orëve të kaluara. Ata kanë goditur shumë caqe ushtarake dhe strategjike të armikut. Zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia  ka publikuar një shifër të fluturimeve dhe të goditjeve mesatare që aeroplanët e …

Më shumë...

KFOR-i nuk është përfshirë në mbylljen e 6 objekteve të Bankës së Kursimit të Postës dhe të Bankës Popullore të Serbisë

Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

KFOR-i bën të ditur se është informuar vetëm pak kohë para se Policia e Kosovës të ndërmerrte aksionin në veri për mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe të Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat veriore të vendit. Në një njoftim të KFOR-it, thuhet se personeli …

Më shumë...