Yearly Archives: 2024

Ziadin Sela dhe Ali Ahmeti nënshkruajnë marrëveshjen për të bashkuar Aleancën për Shqiptarët me Frontin Europian

Sonte në orën 21, në sallën e sportit “Rinia” në Gostivar, është planifikuar nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit midis kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela. Me këtë hap, Aleancën për Shqiptarët e drejtuar nga Sela zyrtarisht bëhet pjesë e Frontit …

Më shumë...

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësim për gjendjen e ekonomisë në Kosovë

Kryetari i OEK-ut,  Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e ekonomisë së Kosovës, duke identifikuar disa faktorë si shkaktarë të dëmtimit të saj. Në një deklaratë për media, ai ka theksuar se masat e Bashkimit Evropian, rënia e eksporteve dhe zbehja e raporteve me Shtetet e Bashkuara …

Më shumë...

Fjala e Kryetarit Smajl Latifi në shënimin e 25-vjetorit të masakrës në Opterushë të Rahovecit

Të shtunën në fshatin Opterushë të komunës së Rahovecit u shënua 25-vjetori i masakrës nga forcat terroriste të shtetit të Serbisë, ndaj qytetarëve shqiptarë, ku u vranë dhe maskaruar 32 martirë. Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, Kryetari i AAK-së dhe ish Komandanti i Zonës …

Më shumë...

“ORLLATI GROUP” FITON ANKANDIN PUBLIK PËR NDËRTIMIN E PARKUT SOLAR

U mbajt ankandi publik përmes platformës elektronike për projektin e ndërtimit të parkut diellor (solar) për energji të ripërtëritshme, me kapacitet prej 100 MW, i pari i këtij lloji në Republikën e Kosovës, që do të ndërtohet në Gur të Kuq dhe në Kramovik të Komunës së Rahovecit. Fitues i …

Më shumë...

Çharles Kupchan: Kosova afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Charles Kupchan: Qeveria duhet të tërhiqet nga përpjekjet për instalimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Çarls Kapçhan, vlerëson veprimet e Serbisë për të larguar veten nga ky forum si një hap pozitiv për Kosovën. Ai thekson se ky veprim do të ndihmojë Kosovën të përshpejtojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe të rrisë pozitën e saj në Bashkimi Evropian. …

Më shumë...

Christopher Hill: Qëndrimi i Qeverisë amerikane insiston që Kosova duhet t’i përmbushë obligimet nga Marrëveshja e Brukselit

Christopher Hill

Ambasadori amerikan, në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se qeveria amerikane  pret që Kosova t’i përmbushë të gjitha obligimet e dala nga marrëveshjet e Brukselit.  Hill ka thënë për mediet në Serbi, se  Kosova dëshiron të anëtarësohet në BE, mirëpo për ta bërë këtë, duhet ta kalojë gjithë procesin. Sa …

Më shumë...

Ferat Shala: Besojmë në drejtësi dhe transparencë në rastin e ambasadorit Berishaj

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala, deputeti i PDK-së, ka shprehur bindjen e tij se prokuroria do të zbulojë të vërtetën në lidhje me rastin e ambasadorit Martin Berishaj, i cili u intervistua dje nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Shala ka theksuar nevojën për transparencë në këtë rast dhe në raste të tjera ku …

Më shumë...

Preferencat e qytetarëve të Kosovës në përzgjedhjen e përfaqësuesit politik nga Shqipëria, me fokus në Edi Ramën

Një studim i fundit zbulon preferencat e qytetarëve të Kosovës në lidhje me përfaqësuesit politikë nga Shqipëria, duke nxjerrë në pah opinionet dhe qëndrimet e tyre në këtë çështje të rëndësishme. Sipas rezultateve të barometrit 22% e qytetarëve të Kosovës preferojnë që politikani Edi Rama të jetë përfaqësuesi i tyre …

Më shumë...

Smajl Latifi: NË RETIJË PËRKUJTUAM DËSHMORËT DHE MARTIRËT E LIRISË

Kryetari i komunës së Rahovecit z, Smajl Latifi ka bërë të ditur se  së bashku me Kryetarin e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-UÇK-së, në fshatin Retijë, kanë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e lirisë. Serbia fashiste, edhe në këtë rast, …

Më shumë...

Në dy lokacione të ndryshme, sekuestrohen armë në fshatin Cermjan të Gjakovës

Arrestohet një i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Me datën 29.3.2024, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gjakovë, ka kryer kontrolle në dy lokacione, në vendbanimet e dy tëdyshuarve (meshkuj, kosovarë të moshës madhore), në fshatin Cermjan në Gjakovë.   Gjatë kontrollit në posedim të njërit prej tyre, është gjetur një armë zjarri, …

Më shumë...

Mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, janë gjetur brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore

Astrit Dehari

Mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, janë gjetur, brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore. Këto mostra, të cilat ishin zhdukur më 8 dhjetor 2022, siç njoftoi ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u gjetën gjatë procesit të transferimit nga frigoriferi i vjetër në frigoriferin e ri. Në një deklaratë për …

Më shumë...

L. Abdixhiku: Martin Berishaj, është përfshirë në procesin e blerjes së energjisë, duke përfituar 1.5 milionë euro, në Prishtinë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar lidhur me intervistimin e ambasadorit Martin Berishaj nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Nëpërmjet një video-postimi, ai ka njoftuar se “Personi që ka mbrojtur Qeverinë në shumicën e rasteve është nën hetim në Prokurorinë Speciale”. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përfshirë …

Më shumë...

Raporti i Këshillit të Evropës: Rreziku i dhunës në Kosovë rëndohet pas sulmit terrorist të 24 Shtatorit

Raport i fundit nga Këshilli i Evropës përshkruan rrezikun e vazhdueshëm të dhunës në Kosovë, duke marrë për bazë sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit, raporti përmend lidhjet e sulmuesve me Beogradin zyrtar dhe thekson nevojën për të mbrojtur të drejtat e komunitetit serb, si dhe për …

Më shumë...

Deputeti shqiptar i Malit të Zi, Mehmet Zenka, kritikon votën kundër Kosovës në Këshillin e Evropës

Deputeti i Malit të Zi, Mehmet Zenka, ka reaguar kundër  vendimit të votës së Malit të Zi, në Komitetin për Politikë të Jashtme të Këshillit të Evropës, duke e vlerësuar atë si një veprim të vetëm përfaqësues të veçantë dhe jo për vendin e tij. Në një deklaratë për mediat, …

Më shumë...

Ambasada amerikane reagon ndaj Ndryshimeve të Ligjit Zgjedhor të Dodikut: Një Sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit

Ambasada amerikane, në Bosnjë dhe Hercegovinë ka shprehur reagimin e saj ndaj veprimeve të liderit serb, Milorad Dodik, për ndryshimet e propozuara në ligjin zgjedhor. Dodik kërkoi nga parlamenti i nivelit shtetëror që të mos pranojë ndryshimet në ligjin kombëtar të vendosura këtë javë nga Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt. …

Më shumë...

Ka arritur në 32 mijë e 623 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet që Izraeli ka ndërmarrë kundër Rripit të Gazës

Ka arritur  në 32 mijë e 623 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 7 tetori 2023 kundër Rripit të Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që …

Më shumë...