Yearly Archives: 2024

Joe Biden, në urimin e tij për 16-vjetorin Pavarësisë së Kosovës, kërkoi përmbushjen e të gjitha obligimeve për normalizim me Serbinë

Zëvendës-kryetari amerikan, Joe Biden, nesër vjen për vizitë zyrtare, dyditore, në Kosovë

Kryetari i Shteteve  të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në urimin e tij për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kërkoi nga udhëheqja e  Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet nga dialogu për normalizim të raporteve me Serbinë. Së bashku me shtetet e tjera në rajon dhe mbarë …

Më shumë...

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s diskutuan lidhur me ndihmën për Ukrainën dhe aftësitë e tyre mbrojtëse

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s diskutuan lidhur me ndihmën për Ukrainën dhe aftësitë e tyre mbrojtëse

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s diskutuan lidhur me ndihmën për Ukrainën dhe aftësitë e tyre mbrojtëse. Në përfundim të takimit të ministrave, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur, se do të ketë më shumë ndihma për Ukrainën në drejtim të mbrojtjes ajrore. Po …

Më shumë...

Ali Ahmeti: Kosova duhet të veprojë në koordinim me komunitetin ndërkombëtar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është cituar të ketë deklaruar  se Kosova duhet të veprojë në koordinim me komunitetin ndërkombëtar, pasi shtetet në vazhdimësi janë ndërtuar me aleanca. Duke folur  lidhur me  vendimin e Kosovës për ndalimin e dinarit dhe ndikimin në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, …

Më shumë...

Sot në gjimnazin “Ulpiana” në Lypjan në vigjilje të festës së Pavarësisë, u mbajtën aktivitete tashmë tradicionale

Sot në gjimnazin “Ulpiana” në Lypjan në vigjilje të festës së Pavarësisë, u mbajtën aktivitete tashmë tradicionale. Ashtu sikur shumë vite tjera, sërish u mbajtë aktiviteti “Gatuaj për gjimnaz” i cili ka për qëllim krijimin e fondeve të cilat do të shfrytëzohen për realizimin e projekteve për krijimin e kushteve …

Më shumë...

Blinken: Dialogu mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin BE-së, është rruga e duhur dhe e vetme për dy vendet që të lëvizin përpara

Blinken: Dialogu mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin BE-së, është rruga e duhur dhe e vetme për dy vendet që të lëvizin përpara

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë qëndrimit për vizitë në Tiranë është cituar të ketë deklaruar  se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e  ndërmjetëson Bashkimi Evropian, është rruga e duhur dhe e vetme për dy vendet që të lëvizin përpara. “Po bëjmë gjithçka të mundur për t’i …

Më shumë...

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka shprehur mbështetjen e saj për reformën në drejtësi të Shqipërisë

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka shprehur mbështetjen e saj për reformën në drejtësi të Shqipërisë

Në përmbyllje të vizitës së Sekretarit, Antoni  Blinken në Tiranë, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi.  Ambasada shkruan se megjithëse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë …

Më shumë...

Sot fillon punimet Konferenca e Sigurisë së Munihut

Sot fillon punimet Konferenca e Sigurisë së Munihut

Sot fillon punimet Konferenca e Sigurisë së Munihut. Punimet e kësaj konference po mbahen edhe në kohën kur në Kongresin amerikan ka pezulluar një paketë për ndihmë ushtarake drejtuar  Ukrainës. Nën-presidentja amerikane, Kamala Harris, parashihet që t’i adresohet konferencës në ditën hapëse, ndërkaq një ditë më vonë presidenti ukrainas, Vladimir …

Më shumë...

Edita Tahiri: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është antiamerikan

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Ish-kryenegociatotrja në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është antiamerikan. Ajo këtë e ka thënë duke komentuar qarjen e raporteve në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Amerikës  pas vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit në Kosovë. “Kurti ka qenë antiamerikan …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Konferenca e Rambujesë në krizë (16 shkurt, 1999)

Ahmet Qeriqi: Konferenca e Rambujesë në krizë (16 shkurt, 1999)

Konferenca në Rambuje ka filluar të përshkohet me krizë permanente. Pala serbe nuk po i trajton seriozisht problemet për të cilat është ftuar në  Rambuje. Disa plasaritje dhe  mospajtime janë shfaqur edhe në mesin e delegacionit tonë, por qëndrimi unik karshi pretendimeve të delegacionit serb është evident. Përfaqësues të NATO-së …

Më shumë...

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka falënderuar Shqipërinë për mirëpritjen e ngrohtësinë në Tiranë, në Vendin e Shqiponjave

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka falënderuar Shqipërinë për mirëpritjen e ngrohtësinë në Tiranë, në Vendin e Shqiponjave

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka falënderuar Shqipërinë për mirëpritjen. Ai tha se po e ndjen ngrohtësinë në Tiranë dhe në “Vendin e Shqiponjave”. Ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme dhe vendin e shqiponjave. E ndjej ngrohtësinë në këtë dhomë dhe në çdo dhomë tjetër të Tiranës. Nuk …

Më shumë...

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverise së Kosovës për çështjen e dinarit

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverise së Kosovës për çështjen e dinarit. Në konferencën e sotme për medie, ai ka komentuar kritikat e Amerikës  për Kosovën në Këshill të Sigurimit. “Është e rrallë që në Këshill të Sigurimit përfaqësuesi amerikan të thotë gjëra kritike për …

Më shumë...

Në takimin e ministrave Mbrojtjes në Bruksel, mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi

Në takimin e ministrave Mbrojtjes në Bruksel, mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi

Në takimin e ministrave  Mbrojtjes në Bruksel, mori pjesë  dhe ministri i Shqipërisë, Niko Peleshi. Ai në  një intervistë për “Euronews Albania”, ka treguar se cilat çështje do të trajtohen në këtë mbledhje. Jemi këtu dhe për të sjellë gjithmonë vëmendjen dhe rëndësinë strategjike që Ballkani Perëndimor ka. Çështjet e …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Ministri, Hekuran Murati më 28 shkurt i pranon ofertat për të marrë vetura me qira, me çmimin mbi 9 milionë euro

Hykmete Bajrami: Ministri, Hekuran Murati më 28 shkurt i pranon ofertat për të marrë vetura me qira, me çmimin mbi 9 milionë euro

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,  ka publikuar një tender të Agjencisë Qendrore të Prokurimit për vetura të reja me qira. AQP-ja, që operon në kuadër të Ministrisë së Financave, ka hapur tender mbi 9 milionë euro. Ajo  me 28 shkurt i pranon ofertat për të marrë vetura me qira, tender …

Më shumë...

Abelard Tahiri: Zbehja e festës së pavarësisë, në kohën e sanksioneve nga BE-ja dhe Amerika po reflekton, në vend e nëpër ambasadat tona

Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Ablerad Tahiri me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se asnjëherë përvjetor  më i zbehtë nuk ka ndodhur në Kosovë. Ai ka thënë se një gjë e tillë është duke ndodhur për shkak se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës …

Më shumë...

Avokati i Vetëvendosjes, Tomë Gashi, i ka reaguar në mënyrë fyese, cinike dhe përbuzëse, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier

Avokati Tomë Gashi

Avokati i Vetëvendosjes, Tomë Gashi, i ka reaguar në mënyrë fyese, cinike dhe përbuzëse  ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier, i cili të enjten në një konferencë për medie ka folur për marrëdhëniet në mes të dy shteteve pas vendimit të Kosovës për dinarin serb. Gashi ka shkruar disa fjali  neveritëse, …

Më shumë...

Me 17 shkurt shfaqet dokumentari kushtuar atdhetarit Bekim Birinxhiku ” Komandant Drenica”

Me 17 shkurt 2024 duke filluar në orën 13 00, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, në Skënderaj shfaqet filmi dokumentar kushtuar atdhetarit Bekim Birinxhiku ” Komandant Drenica” zëvëndës komandant i Njësisë Speciale Shqiponjat e Zeza.

Më shumë...