Yearly Archives: 2024

Daut Haradinaj, përmes një postimi ia ka uruar, Albin Kurtit Vitin e Ri duke e quajtur, kryeministër të autostradave imagjinare

Daut Haradinaj

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj një postimi të kryeministrit Albin Kurti, në korrik të vitit 2023, ku kishte shpërndarë një video e kishte thënë se në vitin 2023 do të hapet autostrada Prishtinë-Gjilan. Haradinaj, përmes një postimi ka uruar, Albin  Kurtit Vitin e Ri duke …

Më shumë...

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se e ka vënë pushtetin para shtetit të Kosovës

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tani që është përjashtuar nga bisedimet me Serbinë, hedh shkelma

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se e ka vënë pushtetin para  shtetit. Duke iu referuar procesit negociator, Tahiri ka vlerësuar se Kurti shkelur të gjitha premtimet, madje sipas sa, ai e ka dështuar Kosovën në këtë proces. Ajo ka thënë për …

Më shumë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Me urimet e dyanshme për Vitin e Ri 2024, takimin e parë për këtë vit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Angılı e kanë filluar duke reflektuar mbi bashkëpunimin përgjatë vitit 2023, sidomos në fushën …

Më shumë...

Nik Gjeloshaj: Nuk mund të rrezikohen parimet demokratike, të Malit të Zi, si kursi properëndimor, njohja e Kosovës e të tjera

Nik Gjeloshaj: Nuk mund të rrezikohen parimet demokratike, të Malit të Zi, si kursi properëndimor, njohja e Kosovës e të tjera

Zëvendës-kryeministri për Politikat Ekonomike dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se rrezikimi i parimeve kyçe demokratike, kursi properëndimor i shtetit, anëtarësimi në Bashkim Evropian (BE), harmonizimi i plotë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Malit të Zi me politikat e BE-së …

Më shumë...

Dragan Gjillas: Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në mënyrë ciklike po i nxit ndjenjat e luftës kundër Kosovës

Dragan Gjillas: Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në mënyrë ciklike po i nxit ndjenjat e luftës kundër Kosovës

Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi dhe udhëheqësi i listës opozitare “Serbia kundër dhunës”, Dragan Gjillas, në një opinion të botuar në gjigantin mediatik amerikan “Politico” ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në mënyrë ciklike nxit ndjenjat e luftës kundër Kosovës, posaçërisht në mesin e qytetarëve nacionalistë serbë. …

Më shumë...

Mehmet Bislimi: Çuditërisht!

Mehmet Bislimi

Me dashje do thosha diçka sikur ta gjej atë që të tjerët nuk e kanë thënë     çuditërisht nuk kishte mbetur as edhe një pëllëmbë vend rrugën kishin zënë thashethemexhinjtë mbi atë që nuk shkruhet e nuk thuhet     çuditërisht më kishte shtënë forca e muzës së parë …

Më shumë...

Isuf Ismaili: Radio Kosova e Lirë, zëri i shqiptarësisë sonë, në 25 – vjetorin e saj

Isuf Ismaili: Kështu foli për Kryengritjen Shqiptare të vitit 1981, drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi

Sot është 25 – vjetori i një medie të shquar shqiptare, i një radioje heroike që u themelua në flakët e luftës për lirinë e bashkimin e Atdheut, në flakët e madhështinë heroike të bijve e bijave më të mirë të popullit shqiptar që u radhitën në Ushtrinë Çlirimtare të …

Më shumë...

Radio-Kosova e Lirë më 4 janar 2024 mbush 25 vjet të jetës, gjashtë muaj të kohës së luftës dhe 24 vjet e gjysmë të pas luftës

Në moshën 79 vjeçare ndërroi jetë drejtori i Radios-Kosova e Lirë, profesor, Ahmet Qeriqi

Në këtë çerek-shekulli jubilar, Radio Kosova e Lirë po përballet me vështirësi, si gjithherë, por ende funksionon, tani duke çaluar më shumë se në vitet paraprake. Ky zë i lirisë së Kosovës ka qenë dhe ka mbetur në shënjestër  të forcave të territ, si në kohën e luftës, (Janar-Qershor 1999) …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka pritur në takim Isuf Morinën, veprimtar, atdhetar dhe mërgimtar

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka mirëpritur në takim Isuf Morinën, veprimtar, atdhetar dhe mërgimtar, bashkë me të vëllain e tij, Naserin, bashkëluftëtar i kryetarit Latifi dhe afarist i zoti nga Ratkoci. Kryetari Latifi tha se është kënaqësi kur takon njerëz të mirë e pozitiv, siç janë Cufa …

Më shumë...

Kryetari Haliti vizitoi fabrikën e tekstilit “Eagle KS” në Pozheran

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fabrikën e tekstilit “Eagle KS” në Pozheran të Vitisë. Me këtë rast, ai e ka përgëzuar pronarin e kësaj fabrike, Nejaz Selimin, i cili përveç që ka punësuar 25 punëtorë ku kryesisht janë femra, me prodhimin e uniformave të punës, …

Më shumë...

Ferat Shala: Me Ligjin e Fondit Sovran, kryeministri Kurti po përpiqet ta vendos dorën politike mbi asestet e resurset shtetërore

Deputeti i PDK-së  Ferat Shala, ka deklaruar  se me Ligjin e Fondit Sovran, kryeministri Albin Kurti është duke u orvatur ta vendos dorën politike mbi asestet dhe resurset shtetërore, të cilat sipas tij nuk mund të qeverisen. “Kultura dhe mentaliteti i liderit për të kontrolluar gjithçka me çdo mjet e …

Më shumë...

Wolfgang Petritsch: Dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë, është çelës për zgjidhje të qëndrueshme me Serbinë

Diplomati i mirënjohur austriak, Wolfgang Petritsch ka thënë se dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë, është çelës për një zgjidhje të qëndrueshme me Serbinë. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ai u shpreh se nuk pret rezultat substancial në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë më 2024, për …

Më shumë...

“The Guardian” i ka kushtuar një vështrim të gjithanshëm situatës pas zgjedhjeve të manipuluara, në Serbi

Gazeta autoritative angleze, “The Guardian” i ka kushtuar një vështrim të gjithanshëm situatës pas zgjedhjeve në Serbi dhe pozicionit të Presidentit Aleksandar Vuçiç, në raport me fqinjët. Gazeta shkruan se partia fituese e zgjedhjeve, SNS e presidentit Vuçiç, quhet gabimisht Parti Progresiste. Sipas gazetës britanike zgjedhjet e 17 dhjetorit në …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Viti 2023 ishte edhe një vit tjetër i humbur për Kosovën, nuk pati përparim në asnjë nga sektorët e Qeverisë

Memli Krasniqi

Kryetari  PDK-së, Memli Krasniqi  ka thënë se viti  2023  ishte edhe një vit tjetër i humbur për Kosovën, pasi nuk pati  përparim në asnjë nga sektorët, për shkak të gabimeve edhe paaftësisë së Qeverisë-Kurti. Kosova ka një politikë të jashtme në “vdekje klinike”, ka stagnim në ekonomi, shëndetësia është në …

Më shumë...

Timothy Less: Marrëveshja e fillim-vitit 2023 në të vërtetë nuk ka zgjidhur asgjë mes Kosovës dhe Serbisë

Timothy Less

Marrëveshja e fillim-vitit 2023 në të vërtetë nuk ka zgjidhur asgjë mes Kosovës dhe Serbisë, thotë ish-diplomati britanik, Timothy Less. “Sa i përket zgjidhjes eventuale, perspektivat po zvogëlohen”. Marrëdhëniet që do të duhej të normalizoheshin pas atij dakordimi që konsiderohej historik, janë bërë më antagoniste, thotë Less, dhe rreziku i …

Më shumë...

Shqiptarët e Kosovës Lindore ende po diskriminohen nga Serbia me pasivizimin e adresave, për qëllim të spastrimit etnik

Shqiptarët e Kosovës Lindore po vazhdojnë të diskriminohen nga Serbia. Shteti serb ka zgjedhur pasivizimin e adresave si një metodë administrative e spastrimit etnik. Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, në një intervistë për “Zërin” ka thënë se Serbia po e bën këtë vetëm mbi baza të përkatësisë etnike. …

Më shumë...