Yearly Archives: 2025

Specialja në Hagë pranon dëshmitë e disa dëshmitarëve, përjashton njërin për shkak të problemeve mendore

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjyqtarët e Gjykatës Speciale në Hagë kanë pranuar disa deklarata të dëshmitarëve në procesin ndaj krerëve të UÇK-së, përkundër refuzimit të tyre për të dëshmuar apo mungesës për shkak të shëndetit. U pranuan provat e dëshmitarit W00092, megjithë kundërshtimet e mbrojtjes, si dhe të dëshmitarëve W04352, W04433 dhe W04425, të …

Më shumë...

OVL-UÇK i dërgon letra diplomatëve ndërkombëtarë: Kërkohet drejtësi e barabartë për liderët në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se u ka dërguar letra zyrtare një numri të madh diplomatësh ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së, lidhur me gjykimin e liderëve të UÇK-së në Hagë. Në këto letra, OVL-UÇK ka shprehur shqetësime për trajtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga …

Më shumë...

Faton Klinaku ironizon Vetëvendosjen: “Kur je duke humbur dhe nuk e ndërron lojtarin, tifozët largohen”

Faton Klinaku

Ish- sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar me ironi ndaj përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit të Kosovës. Klinaku bëri një krahasim sportiv, duke sugjeruar se ngulmimi i VV-së për të mos ndryshuar kandidaten mund të ndikojë negativisht në mbështetjen popullore. “Kur …

Më shumë...

Kaja Kallas në Prishtinë: Normalizimi Kosovë–Serbi, çelës për një të ardhme të sigurt dhe të begatë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka rikujtuar mesazhin e Përfaqësueses së Lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, gjatë vizitës së saj në Prishtinë. Në fokus ishte thirrja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilin ajo e cilësoi si rrugën e vetme …

Më shumë...

KFOR zhvillon fluturime të përbashkëta mbi Kosovë me pjesëmarrjen e Hungarisë, Zvicrës dhe ShBA-së

KFOR, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se njësitë ajrore të Hungarisë, Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara kanë zhvilluar sot fluturime të përbashkëta mbi territorin e Kosovës. Në njoftimin zyrtar thuhet se fluturimet u nisën nga Kampi Bondsteel, ku u përfshinë një helikopter AS532 Cougar i Forcave të …

Më shumë...

Blerta Deliu-Kodra: Kuvendi ka humbur funksionin, VV s’po tregon vullnet për zgjidhje politike

Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës ka humbur arsyen e funksionimit për shkak të përsëritjes së seancave pa rezultat. Në një intervistë për RTK-në, ajo tha se ndonëse Vetëvendosjes nuk i mohohet e drejta për të nominuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, mungesa e votave …

Më shumë...

Deputetët pa punë, por me asistentë: 52 kontrata të nënshkruara, paga mbi 700 euro për staf

Pavarësisht se Kuvendi i Kosovës nuk është funksional dhe nuk ka zhvilluar asnjë veprimtari substanciale për më shumë se një muaj e gjysmë, 52 deputetë kanë angazhuar asistentë personalë. Bazuar në një rregullore të Kuvendit, këta asistentë tashmë janë përfshirë në listën e pagave, me një pagë neto prej 729 …

Më shumë...

Forumi Këshillues me krerë Fetarë – Një hap i ri për bashkëpunim në Komunë e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, ka pritur në zyrën e tij, efendi Shani Sylkën dhe kryeimamin Nusret Abazibra nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Rahovec, Shejh Besim Shehun nga teqeja e Halvetive dhe Shejh Mehdi Shehun nga teqeja e Rifaive në Rahovec. Në …

Më shumë...

Kryetari Smajl Latifi ka pritur në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Sh.T.Z. Jonas Westerlund. Sipas postimit të kryetarit Latifi në llogarinë e tij në facebook, takimi ishte i hapur dhe miqësorë, ku u ndan ide dhe vizione për zhvillimin ekonomik lokal, ecurinë e projekteve që po …

Më shumë...

Kryetari Haliti pritet në Saint-Julien-en-Genevois, diskutohet binjakëzimi mes komunave

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur në një takim zyrtar nga kryetarja e Komunës së Saint-Julien-en-Genevois, znj. Veronique Lecauchois, së bashku me bordin e drejtorëve dhe nënkryetaren e kësaj komune franceze. Gjatë takimit u diskutua përgatitja e binjakëzimit mes dy komunave, organizimi i vizitave të ndërsjella dhe …

Më shumë...

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati nderon me mirënjohje Dr.Ferid Aganin

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim, z. Ferid Agani, (ish ministër i shëndetësisë) të cilin e ka nderuar me mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në fushën e shëndetësisë dhe në shërbim të vendit. Mirënjohja e ndarë për z. Agani është bërë …

Më shumë...

Kalendari i dëgjimeve buxhetore publike me qytetarë për KAB 2026-2028

Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Skenderajt dhe Udhëzimin Administrativ të MAPL-së për Administratë të Hapur në Komuna, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Zyrën për Informim, publikojnë kalendarin për …

Më shumë...

Shënohen ditët e shkollës në Pagarushë, Banjë dhe Tërpezë

Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta (SHFMU) “Vesel Pagarusha” në Pagarushë, “Naim Frashëri” në Banjë dhe “Hasan Prishtina” në Tërpezë, sot kanë shënuar ditët e tyre të shkollës, ku janë prezantuar të arriturat e këtyre shkollave dhe janë mbajtur programe kulturore e artistike. Në këto aktivitete ka marrë pjesë …

Më shumë...

Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan kremton ditën e shkollës

Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, në Deçan të premtën ka kremtuar ditën e shkollës, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, drejtori komunal i Arsimit, z. Besnik Hulaj dhe zyrtarë të tjerë. Kryetari Ramosaj në postimin e tij në facebook ka shkruar: “Sot pata kënaqësinë e …

Më shumë...

Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall me letër emocionuese për krerët e UÇK-së në Hagë: “Jeni vëllezërit e mi, mbahuni të fortë”

Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall ka qëndruar së fundmi në Hagë, ku ndonëse nuk arriti të takohet fizikisht me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim, u është drejtuar atyre me një letër të ndjerë dhe mbështetëse. Në letrën e datës 19 maj 2025, Hall i quan Hashim Thaçin, Kadri …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Kosova po mbahet peng nga kryeneçësia e Albin Kurtit

Vlora Çitaku thotë se Lëvizja Vetëvendosje është në panik në mungesë të rezultateve po vazhdon me avazin e shpifjes

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokimin e procesit institucional. Në një deklaratë për media, Çitaku theksoi se vendi po kalon një krizë të thellë për shkak të …

Më shumë...