Monthly Archives: May 2026

Blerta Deliu-Kodra: Kosova po varfërohet nga keqqeverisja dhe mungesa e vizionit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas publikimit të raportit të WorldAtlas, i cili e rendit Kosova si vendin e dytë më të varfër në Evropë, menjëherë pas Moldavia. Përmes një postimi publik, Deliu-Kodra deklaroi se gjendja ekonomike në vend është rezultat i drejtpërdrejtë i, siç …

Më shumë...

Hilmi Jashari: Reagimi i Speciales ndaj raportit britanik tregon mungesë transparence

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Ish-Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari, ka komentuar raportin e Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, si dhe reagimin e Gjykatës Speciale ndaj gjetjeve të tij. Sipas Jasharit, reagimi i Speciales, e cila i cilësoi si të pasakta pretendimet e raportit, …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Kosova po varfërohet, propaganda për “lulëzim ekonomik” nuk mbush sofrën e qytetarëve

Hykmete Bajrami: Koordinimi me Radoiçiqin do të mbetet nën hije, Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar korrupsioni

Kandidatja për deputete nga LDK, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë për, siç tha ajo, propagandë të vazhdueshme rreth zhvillimit ekonomik, ndërsa sipas saj qytetarët po përballen me varfëri të thellë dhe rënie të standardit jetësor. Përmes një reagimi publik, Bajrami iu referua të dhënave të Banka Botërore dhe Fondi Monetar …

Më shumë...

Labinot Dervishaj: 18 Maj ’98 – Pika e Flamurit, kronikë e qëndresës dhe triumfit të UÇK-së

Gjashtë muaj pas daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur krismat e pushkëve në Vajnik Llaushë, Qirez e Likoshan, Prekaz dhe Gllogjan tronditën themelet e pushtimit, Kosova nisi të marrë frymë ndryshe. Ishte fryma e lirisë që po afrohej, e cila paralajmëronte një verë të zjarrtë, të …

Më shumë...

Bedri Hamza: Kosova ka nevojë për përgjegjësi dhe bashkëpunim, jo përçarje

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale, duke premtuar trajtim serioz të problemeve me të cilat përballen familjet kosovare. Hamza ka theksuar se prioritet …

Më shumë...

Hysamedin Feraj me deklarata të ashpra ndaj Drenicës

Deklaratat e fundit të Hysamedin Feraj kanë nxitur reagime dhe polemika në skenën politike në Kosovë, pasi ai përdori një gjuhë të ashpër ndaj figurave politike nga Drenica dhe bëri krahasime që janë cilësuar si përçarëse. Feraj, i njohur si figurë e afërt me Lëvizja Vetëvendosje dhe ish-këshilltar i kryeministrit …

Më shumë...

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh …

Më shumë...

Mr. Ali Hertica: Irracionaliteti dhe mashtrimi politik në Kosovë

Ali Hertica

Me irracionalitet dhe mashtrim në politikë, nënkuptoj taktika të tilla si gënjeshtra, paraqitja e argumenteve jologjike, dhënia e deklaratave të pabazuara, refuzimi për të pranuar fajin dhe refuzimi për të korrigjuar pretendimet e rreme të bëra më parë. Politikanët që përfshihen në këto praktika i paraqesin veprimet e tyre si …

Më shumë...

Egzon Kastrati: Politikat proteksioniste dhe domosdoshmëria e mbrojtjes së prodhimit vendor në Kosovë

Egzon Kastrati

Kosova vazhdon të mbetet një ekonomi e brishtë dhe tejet e varur nga importi. Në vend që të ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme mbi prodhimin vendor, tregu ynë dominohet nga mallrat e huaja, ndërsa prodhuesit vendas po përballen çdo ditë me vështirësi gjithnjë e më të mëdha. Në një kohë …

Më shumë...

Ylli Mece: ËSHTË E JONA SHQIPËRIA

Ylli Mece: ËSHTË E JONA SHQIPËRIA

( Kushtuar Heroit të Popullit Vasil Laçi i cili i bëri atentat Perandorit të Italisë fashiste Viktor Emanueli të lll-të më 17 Maj 1941) ) —— Të drejtë pate dhe ti ,or Mbreti Italisë Ta shihje nga afër, atë pjesë perandorie Kurorën e braktisur, në ditën tonë të zisë Ta …

Më shumë...

Ndihma ushtarake amerikane për Kosova shihet si sinjal i fortë për rrugën drejt NATO

Nisma e fundit e Departamenti Amerikan i Shtetit për eksportimin e pajisjeve dhe shërbimeve të mbrojtjes për Kosova në vlerë prej 14 milionë dollarësh po konsiderohet nga ekspertët si një tjetër hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe afrimin me standardet e NATO-s. Paketa amerikane përfshin …

Më shumë...

Nevenka Tromp: Reagimi publik i Speciales ndaj raportit për të drejtat e njeriut është i pazakontë

Ish-hetuesja e Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë reaguar ndaj raportit të Komitetit të Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit. Tromp deklaroi se është e pazakontë që një gjykatë …

Më shumë...

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha (ish-deputete e Kuvendit të Kosovës): Gratë dhe besimi i sovranit

Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha: NJË LIBËR ME DËSHMI TË SHUMTA INDIVIDUALE DHE VLERA SHKENCORE

Që në fillim të këtij shkrimi dua ta bëj të qartë një gjë: nuk e ndiej veten të rreshtuar nën flamurin e feminizmit, as të lidhur pas një ideologjie që ndan njerëzit në kampe të kundërta. Besimi im shkon përtej kufijve të emrave dhe përkufizimeve, ai mbështetet te barazia si …

Më shumë...

Jamie Shea: Pa stabilitet politik, Kosova e ka të vështirë rrugën drejt NATO-s

Ish-zëdhënësi dhe zyrtari i lartë i NATO, Jamie Shea, ka deklaruar se përpjekjet në Kongresin amerikan për të mbështetur anëtarësimin e Kosova në NATO duhet parë më shumë si një strategji afatgjatë politike sesa si një zhvillim me ndikim të menjëhershëm. Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, Shea …

Më shumë...

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup rrit presionin ndaj VLEN, mungon reagimi i Qeverisë së Kosovës

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar një protestë të re më 18 maj në Shkup, me kërkesën kryesore që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe. Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta, e cila do të nisë nga Ura e Gurit, tashmë ka …

Më shumë...

VLEN përballet me kritika pas reagimeve ndaj protestës së studentëve shqiptarë

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

Krerët e VLEN, Bilal Kasami dhe Izet Mexhiti, janë përballur me reagime të shumta pas qëndrimeve të koalicionit lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Shkup. VLEN publikoi një komunikatë ku protesta u cilësua si manipulim politik nga rivalët dhe ku u pretendua se kërkesat e studentëve po përdoren për …

Më shumë...