Monthly Archives: May 2026

BDI: Kontratë e re – e dyta me radhë me dyshime të reja për Burim Latifin, i cili sërish është në qendër të skandalit në MEPSO

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se ka dalë në dritë edhe një kontratë tjetër e lidhur me kompaninë ELNOS BL, e nënshkruar në kuadër të një furnizimi publik të MEPSO-s, institucion i udhëhequr nga kuadro të afërta me VLEN-in. Sipas Kontratës me numër 23817/2025, e nënshkruar më 08.07.2025, …

Më shumë...

Poezi nga Xheni Krypi

Poezi nga Xheni Krypi

Berati Në gurët e tij rreh zemra e historisë, si një frymë e vjetër që s’pranon të shuhet, Berati ngrihet mbi heshtjen e shekujve dhe në dritë të Osumit ngadalë përkulet. Në çdo kalldrëm fshihet një kujtim i gjallë, në çdo mur i bardhë një histori e vjetër, këtu koha …

Më shumë...

Prof. dr. Vaxhid Sejdiu: Pena e zëri që buçet për bashkim – Marin Mema

Më 3 maj 2026, në një manifestim kombëtar të pagëzuar me emrin “ADN-ja Shqiptare”, patëm rastin të dëgjonim fjalën dhe prezantimin shumë kuptimplotë të gazetarit kombëtar Marin Mema, i cili sot në gazetarinë shqiptare është një emër i veçantë dhe një kryefjalë e atdhedashurisë shqiptare. Marin Mema është një nga …

Më shumë...

Ardian Gjini: Kosovës nuk guxon t’i shuhet vizioni kombëtar, pa ëndërr rriten ndasitë dhe ekstremizmat

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Kandidati për kryeministër Ardian Gjini dhe përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë thirrje për rikthimin e unitetit qytetar dhe ruajtjen e vizionit kombëtar, duke theksuar se Kosova nuk duhet ta humbasë ëndrrën mbi të cilën është ndërtuar rrugëtimi i saj shtetëror. Duke kujtuar periudhën e viteve ’80 …

Më shumë...

Thaçi nga Haga: “Kosova ka nevojë për konsensus, jo për kriza të pafundme politike”

Në një pjesë të papublikuar më herët nga intervista e tij në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për zhvillimet politike në vend, duke kërkuar më shumë konsensus institucional dhe ndryshime kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Gazetari Blendi Fevziu bëri të ditur se disa pjesë të …

Më shumë...

Bedri Hamza fton profesionistët t’i bashkohen PDK-së: “Kosova ka nevojë për njerëzit e saj më të mirë”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që besojnë se mund të kontribuojnë për vendin përmes politikës, që t’i bashkohen listës së kandidatëve të kësaj partie për deputetë. Përmes një video-adresimi, Hamza deklaroi se Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz të përgatitur, …

Më shumë...

Fatmir Limaj i dërgon letër Bedri Hamzës: NISMA kërkon të garojë në listën e PDK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka dërguar letër kreut të Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, përmes së cilës ka shprehur gatishmërinë që NISMA të bëhet pjesë e listës së përbashkët zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit. Në letrën e siguruar nga Klan Kosova, Limaj thekson se NISMA …

Më shumë...

Albin Kurti: Për presidentin vendos populli, jo kryetarët e partive

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e fundit për kandidimin e mundshëm të Vjosa Osmani për presidente, duke theksuar se për postet shtetërore nuk vendosin liderët politikë, por qytetarët. Duke iu referuar deklaratave të kreut të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, Kurti tha se ambiciet …

Më shumë...

Bllokada politike rrezikon 882 milionë euro nga BE-ja për Kosovën

Kosova po përballet me rrezikun serioz të humbjes së qindra milionë eurove nga Bashkimi Europian, për shkak të bllokadës institucionale dhe mungesës së progresit në zbatimin e reformave të kërkuara nga Brukseli. Sipas të dhënave zyrtare, BE-ja ka alokuar rreth 882.6 milionë euro për Kosovën, por transferimi i këtyre mjeteve …

Më shumë...

AKK alarmon për krizë financiare në komuna: Mbi 55 milionë euro u morën nga investimet kapitale

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë financiare me të cilën po përballen komunat e Kosovës, pasi vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti mbi 55 milionë euro janë marrë nga buxhetet komunale për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj priti në takim Drejtuesit dhe hendbollistët e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur me kënaqësi dhe respekt Drejtuesit dhe dhe hendbollistët e KH Deçanit me rastin e ngjitjes së tyre në eliten e hendbollit kosovar – Superliha. Në postimin e kryetarit Ramosaj thuhet: “Me shumë kënaqësi prita sot në takim Kampionët e KH …

Më shumë...

Në Deçan u mbajt mbledhja e IV-të e Komitetit për Komunitete

Në Deçan të premtën u mbajt mbledhja e IV-të e Komitetit për Komunitete, e kryesuar nga kryesuesi z. Shkelzen Berisha, me pjesëmarrjen e anëtarëve të komitetit, përfaqësuesve të Zyrës Lokale për Komunitete (ZLK) si dhe organizatave ndërkombëtare UNMIK, OSBE dhe Policisë së Kosovës. Në këtë mbledhje u miratua njëzëri procesverbali …

Më shumë...

Mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e KFP-së në Malishevë mbahet të martë më 12 maj

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës, z. Fatmir Ademaj ka njoftuar se mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2026, do të mbahet ditën e Martë me datë 12 maj duke filluar nga ora 09:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të …

Më shumë...

Kryetari Haliti viziton garat komunale të ndihmës së parë të organizuar nga Kryqi i Kuq në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë vizituar sot garat komunale të ndihmës së parë, që po mbahen në Viti, nën organizimin e Kryqit të Kuq të Kosovës, Dega në Viti. Bëhet me dije se këto gara synojnë të promovojnë vlerat e humanizmit dhe rëndësinë e reagimit …

Më shumë...

Komuna e Deçanit me respekt e mirënjohje përcolli drejt pensionimit, z. Rasim Alaj

Pas shumë vitesh pune, përkushtimi dhe angazhimi në shërbim të institucionit dhe qytetarëve, sot Komuna e Deçanit me respekt e mirënjohje përcolli drejt pensionimit kolegun e tyre, z. Rasim Alaj. Gjatë gjithë rrugëtimit të tij profesional, Rasimi u dallua për korrektësi, profesionalizëm dhe përkushtim në kryerjen e detyrave, duke lënë …

Më shumë...

U mbajt takimi i Mekanizmit komunal kundër dhunës në Familje

Sot u në Rahovec u mbajt takimi i Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe akterëve relevantë, me qëllim të koordinimit të veprimeve dhe fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e …

Më shumë...