PDK-së i duhet frymëmarrje e re, gjithmonë duke e ruajtur trashëgiminë dhe frymën autentike politike Pas një angazhimi të gjatë politik, përkatësisht katër mandate si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kam vendosur që të mos jem pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në …
Më shumë...Yearly Archives: 2026
Zvarritje pa fund në Hagë: Shtyrja e vendimit ngre dyshime për drejtësi dhe rrit presionin publik
Edhe pse përfundimi i gjykimit pritej të sillte një epilog brenda pak muajsh. Gjykata speciale në Hagë kanë vendosur të shtyjnë edhe për të paktën 60 ditë shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thelluar pasiguritë dhe pakënaqësitë rreth këtij procesi. Zëdhënësja e Gjykatës, Angela Griep, …
Më shumë...Parashikime pa peshë: Ish-hetuesja e Hagës relativizon vendimin për Thaçin dhe të tjerët
Deklaratat e fundit të ish-hetueses së Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, për skenarët e mundshëm të vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë ngjallur debat, më shumë për paqartësinë sesa për ndonjë vlerë konkrete analitike. Tromp renditi tri mundësi të përgjithshme për vendimin e gjykatës speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, …
Më shumë...Kupchan “ftoh” entuziazmin: NATO dhe njohjet për Kosovën ende larg realitetit
Profesori amerikan Charles Kupchan ka hedhur një dozë të fortë skepticizmi mbi zhvillimet e fundit në Uashington që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe njohjen e pavarësisë së saj, duke i cilësuar iniciativat aktuale më shumë si sinjale politike sesa hapa konkretë. Kupchan, i cili ka shërbyer edhe …
Më shumë...Fushatë pa nisur zyrtarisht: Diaspora kthehet në “front beteje” mes Kurtit dhe Osmanit
Edhe pa u hapur zyrtarisht fushata elektorale, skena politike në Kosovë tashmë është ndezur dhe si zakonisht, beteja e parë po zhvillohet për votën e diasporës. Me hapjen e regjistrimit për mërgatën, liderët politikë kanë nisur menjëherë adresimet publike, duke e kthyer diasporën në një terren kyç për mobilizim dhe …
Më shumë...Ferat Shala hap rrugë brezit të ri në PDK: Vendim për reflektim dhe rilindje politike
Pas katër mandatesh si deputet në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme, duke e cilësuar këtë si një vendim të menduar thellë dhe në funksion të reformimit të brendshëm të …
Më shumë...Përparim Gruda hedh poshtë spekulimet: “Limaj s’ka kërkuar t’i bashkohet PDK-së”
Partia Demokratike e Kosovës po përpiqet të qartësojë zërat për afrime të mundshme politike para zgjedhjeve, duke mohuar çdo pretendim për refuzim ndaj Fatmir Limajt. Përparim Gruda, ka deklaruar se deri më tani nuk ekziston asnjë kërkesë zyrtare nga Limaj për t’iu bashkuar listës së PDK-së, duke rrëzuar kështu narrativën …
Më shumë...Florin Vërtopi: Zvarritja në Hagë po cenon standardin e gjykimit të drejtë
Avokati Florin Vërtopi ka ngritur shqetësime serioze lidhur me shtyrjen e afatit për shpalljen e vendimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, duke paralajmëruar se procesi tashmë po prek një nga parimet themelore të drejtësisë, gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Vërtopi sqaroi se rregullat …
Më shumë...Afrim Vehbi Kalanica (18.1.1980 – 7.5.2001)
Afrim Kalanica, u lind më 18 janar të vitit 1980, në fshatin Jezerc të komunës së Ferizajt. Ishte djali i Vehbiut dhe i Zade Reshanit-Kalanica. Mësimet e para i mbaroi në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me sukses te shkëlqyeshëm. Më pas u regjistrua në Shkollën e Mesme Ekonomike në …
Më shumë...Gazmend Zeqir Zeqiri (16.11.1978 – 7.5.1999)
Dëshmori i kombit, Gazmend Zeqir Zeqiri u lind me 16 nëntor në vitin 1978 në fshatin Kopiliq i Epër. Prindërit Zeqir e Isma Zeqiri linden e rritën dhjetë fëmijë katër djem: Smajlin, Ilirin, Gazmendin dhe Arbenin e gjashtë vajza: Nurijen, Mihrijen, Sevdijen, Hafizen, Lumnijen dhe Dashurijen. Dëshmori Gazmend Zeqiri shkollën …
Më shumë...Bahri Rrahman Fazliu (31.8. 1971 – 7.5.1998)
Në fshatin Llaushë të Besianës, më 31 gusht të vitit 1971, lindi Bahri Fazliu. Babai i tij, Rrahmani, punonte në minierën e Kishnicës. Në edukimin atdhetar të fëmijëve të kësaj familjeje minatore ndikoi edhe nëna, Halimja. Shkollën ”Fillore dhe të mesmen, Bahriu i kreu në Prishtinë. Një muaj pas rënies së vëllait të tij, …
Më shumë...Françesko Xhyzepe Bider (10.1.1961 – 7.5.1999)
Françesko Xhuzepe Bider, nga Italia, është në mesin e luftëtarëve internacionalistë që ranë në luftë për çlirimin e Kosovës nga regjimi okupator serb. Përveç këtij luftëtari, në frontin e Kosharës, në luftë kundër forcave ushtarake dhe policore serbe kanë rënë dëshmorë edhe Pjer Arno Pajar, nga Franca dhe Muhamed Aliu, …
Më shumë...Demush Kamber Mavraj (15.1.1949 – 7.5.1999)
Në luftën Çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, secila trevë dhe secili fshat i Kosovës u shqua me luftëtarët e vet të veçantë e të devotshëm, të cilët shpalosën gjoksin para armikut shekullor serb dhe rrëmbyen armën e trimërisë kundër tij. Me të tillë luftëtarë të lirisë, të …
Më shumë...Nuhi Rrustem Berisha (20.10.1972 – 7.5.1999)
Vasileva është një fshat në komunën e Drenasit që në luftën e fundit lirisë së Kosovës ia fali tre dëshmorë: Agron Berishën, Nuhi Berishën dhe Sinan Berishën, është vrarë mizorisht në shtëpinë e saj plaka e palëvizshme Hasa Hamza Berisha në moshën 98 vjeçare, kurse ende vazhdojnë të konsiderohen të …
Më shumë...Jani Minga (1872-1947)
Jani Minga ishte arsimues, atdhetar i njohur dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë si përfaqësues i Vlorës Jani Minga është lindur në fshatin Shënpjetër të Fierit më 1 gusht 1872. I ati, Kostandini, ka qenë mësues i shqipes në manastirin e Apollonisë. E shoqja, Ana rridhte prej familjes …
Më shumë...Adnan Nexhmedin Krasniqi (26.3.1981 – 7.5.1999)
“Për Prekaz, Mejë e Reçak, Adnan-trimi mori hak. Për lirinë e këtij trolli, Pak pa vdekur një fjalë foli.” Nuk janë të rralla rastet kur pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përveç studentëve të Universitetit të Prishtinës e që kap numrin 456, iu bashkua edhe rinia e shkollave të mesme …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
