Fillimi / Lajmet / 21 vjet pas luftës dhe 12 vjet Shpalljes së Pavarësisë, Kuvendi votoi rezolutën për unitet dhe mbrojtjen e vlerave të luftës
Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së do të votohet të enjten pasi në seancën e djeshme nuk kishte mungesë të kuorumit

21 vjet pas luftës dhe 12 vjet Shpalljes së Pavarësisë, Kuvendi votoi rezolutën për unitet dhe mbrojtjen e vlerave të luftës

21 vjet pas luftës dhe 12 vjet Shpalljes së Pavarësisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar rezolutën për unitet politik për mbrojtjen e vlerave të luftës, e cila është propozuar nga deputetja e AKR-së, Mirlinda Sopi-Krasniqi. Në favor të kësaj rezolute, 61 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e Vetëvendosjes edhe pse kanë qenë në sallë, nuk kanë marrë pjesë në votim, për shkak se kanë kërkuar rezoluta të harmonizohet. Me këtë rast Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj,  ka thënë se tash më shumë se kurrë është e nevojshme mbrojtja e vlerave të luftës, kur ato po cenohen nga Gjykata Speciale. Publikimi i një letre politike nga Specialja është shkelje e llojit të vet. Të gjithë ata që kanë votuar kundër e kanë pasur e mirë, të gjithë ata që kanë votuar për, po e shohin që e kanë pasur gabim. Duhet t’iu dalim zot njerëzve që kanë nevojë sot”, ka thënë Haradinaj. Ndërkohë, Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi duke kërkuar harmonizim në tekstin e rezolutës, tha se deputetët që e kishin votuar Gjykatën Speciale tash po përdorin standarde të dyfishta.

Kontrolloni gjithashtu

PDK: Tolerimi i ushtrisë serbe nga KFOR-i dhe Qeveria e Kosovës është cenim i sovranitetit dhe sigurisë kombëtare

PDK: Tolerimi i ushtrisë serbe nga KFOR-i dhe Qeveria e Kosovës është cenim i sovranitetit dhe sigurisë

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës. ...