OVL e UÇK-së në Maqedoni: 16 shkurti i vitit 2001 shënon datën zyrtare të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

9 Maji në historinë e kombit shqiptar – Ditë kujtese për dëshmorët dhe betejat për liri

Data 9 maj, për shqiptarët mbart një rëndësi të veçantë historike për sakrificat dhe betejat e zhvilluara për liri në dekada të ndryshme. Më 9 maj 1998, forcat e UÇK zhvilluan një betejë heroike në Grykën e Llapushnikut, duke i pamundësuar ushtrisë serbe depërtimin në Dukagjin dhe Anadrini për disa muaj. Në këtë betejë ra dëshmor Besim Daut Halilaj dhe u plagosën disa luftëtarë të tjerë. Po atë ditë, në një pritë të organizuar nga trafikantë armësh në veri të Shqipërisë, u vranë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci, dhe mjeku i luftës Hazir Mala. Vrasja e tyre ishte një humbje e madhe për UÇK-në dhe për strukturat qendrore të saj. Një vit më vonë, më 9 maj 1999, gjatë luftës çlirimtare, në frontet e UÇK-së ranë dëshmorë: Fatmir Hajdar Hyseni, Skender Hamdi Gashi, Azem, Bajram dhe Shemsi Ukë Muslijaj, si dhe luftëtarë të tjerë. Më 9 dhe 10 maj 2015, në ngjarjet e rënda të Kumanovës në Maqedoni, ranë 10 pjesëtarë të një grupi të armatosur shqiptar, shumica prej të cilëve ishin ish-luftëtarë të UÇK-së, si dhe 8 pjesëtarë të njësive speciale të policisë maqedonase. Mes të rënëve shqiptarë ishin Xhafer Zymeraj, Beg Rizaj, Mirsad Ndreca, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj. RKL- TV DIELLI.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami pas dështimit të seancës: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

Deputetja e betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të …