Gjergj Kastrioti

Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do të vendoset në një rrethrrotullim në qendër të qytetit të Ulqinit

Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të vendoset në një rrethrrotullim në qendër të qytetit të Ulqinit, te ndërtesa e Komunës. Këtë lajm për “Portalin Ul-info” e konfirmoi kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i cili shtoi se për këtë gjë u fitua pëlqimi i Ministrisë së Kulturës. Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu. Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …