Pika jo e vetme ku bashkohen: Berat Buzhala e Ilir Mirena, me Goran Bogdanoviqin

Fushata e disa kalemxhinjve të njohur të Kosovës, kundër Vetëvendosjes e në veçanti kundër Albin Kurtit, po bëhet  në vazhdën e fushatave të dikurshme dhe të tanishme kundër UÇK-së, kundër dr. Rexhep Qoses, kundër Adem Demaçit, të burgosurve politikë dhe kundër liridashësve të vendit.


 


Përpjekjet për ta linçuar Albin Kurtin dhe për të diskredituar çdo veprim, që nuk është në akord  me përmbajtjen e bisedimeve me Serbinë, përpjekjet për t’i paraqitur si fashiste aksionet e vetëvendosjes, vetëm sepse ajo kërkon zbatimin e masave të reciprocitetit dhe pengimin e futjes së mallrave të Serbisë në Kosovë,  i bëjnë vetëm njerëzit me sindromën e çmendurisë, ose ata të cilët për shkaqe që vetëkuptohen duhet të shkruajnë e të shkarravisin ashtu sikur iu thotë padroni, pavarësisht bindjeve të tyre.


Etiketimi, që disa  zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës si: Berat Buzhala, Ilir Mirena e të tjerë  i bëjnë Albin Kurtit, duke e krahasuar   me Enver Hoxhën, Kim Il Xhongun, Mao Ce Dunin, me serbin Veselinoviq, madje edhe me  Adolf Hitlerin, nuk janë vetëm krahasime groteske e qesharake, por mbi të gjitha janë krahasime ogurzeza, që bëhen me qëllim të nxitjes së revoltave dhe humbjes së durimit qytetar. Prapa këtyre krahasimeve fshihet frika deri në palcë e këtyre njerëzve  për humbjen e mundshme (madje edhe të sigurt)  të pushtetit dhe të favoreve, që gëzojnë,  sepse aktualisht “Vetëvendosja” është e vetmja forcë opozitare në Kosovë, e cila mund ta rrezikojë koalicionin qeveritar dhe mund të fitojë edhe më shumë simpatizantë, nëse i kthehet strategjisë burimore të rezistencës, duke pezulluar aktivitetin në Kuvend. Qëndrimi i mëtejmë në Kuvend e dobëson pozitën e Vetëvendosjes, sepse ajo nuk ka arritur ta unifikojë opozitën, e cila në raport me Serbinë, dialogun, e veprime të tjera  është në të njëjtën qëndrim me pozitën.


Fushata e cinikëve mafiozë kundër Albin Kurtit, nuk është thjesht një fushatë vetëm për ta përbaltur atë dhe bashkëveprimtarët e tij, por në esencë është një fushatë kundër të gjithë shqiptarëve, që nuk pajtohen me njëmendësinë politike autoritare, që nuk pajtohen me lëshimet antikombëtare, që po bën delegacioni i Kosovës në bisedime me Serbinë, që nuk pajtohen me gjendjen gjithnjë e më të rënduar  të shumicës dërrmuese të popullatës. Aq më keq, kur kësaj fushate i prijnë deputetë e zëvendës-ministra, të cilët gjithsesi se shprehin edhe qëndrimet e tyre partiake, qëndrime këto që dëmtojnë, baltosin dhe diskreditojnë vetë PDK-në, sepse elektorati i kësaj partie nuk pajtohet me krahasimin, që i bëhet  Albin Kurtit me Hitlerin, as me Veselinoviqin, as me diktatorët e kohëve të shkuara. Elektorati i PDK-së e di mjaft mirë se Vetëvendosja nuk ka pasur as ka  pushtet faktik në institucione, por ka tubuar rreth vetes kundërshtarët e Qeverisë, opozitën e njëmendtë.


Përpjekja e këtyre mjeranëve  për ta paraqitur Vetëvendosjen si një monstrum, është përpjekje në stilin e putanës, që thotë “mbama djalin, t i them sa nuk më ka thënë”. Gëzon fakti se këta zëra monstruozë nuk mund të identifikohen me PDK-në, e cila e ka shumicën e elektoratit në Kosovë dhe e cila ka edhe përgjegjësinë më të madhe për të vepruar në këtë drejtim.


Është e rrugës dhe është akt qytetërues i kreut të PDK-së që të distancohet nga etiketime të tilla, të cilat i fryjnë zjarrit të urrejtjes.


Është edhe e vërteta tjetër, se në mesin e Vetëvendosjes ka edhe aktivistë, që veprojnë  në mënyrë të papërgjegjshme dhe me një gjuhë të keqe, por nuk ka ndodhur të kemi dëgjuar se kryetari i PDK-së Hashim Thaçi është krahasuar me Adolf Hitlerin. Mirëpo, ka të atillë që i bëjnë argat të panevojshëm instruktimeve të Dik Martit dhe të tillë që për inate personale do të donin që kreu i luftës në Kosovë të shpallet i inkriminuar, vetëm sepse kështu do Serbia e në një masë edhe Brukseli.  Edhe Vetëvendosja, pavarësisht të gjitha sulmeve, me të cilat është ballafaquar, duhet të distancohet nga disa veprime jo serioze dhe të ulëta, të cilat fyejnë ndjenjat njerëzore.


 


Ja çfarë shkruan, zëvendës-ministri Ilir Mirena në shkrimin e tij botuar në Ekspress lidhur me Vetëvendosjen. ”Veprimet e tilla të papërgjegjshme të një partie politike, fatkeqësisht me sjellje fashiste, ndodhin bash në kohën kur Kosova pritet të nisë dialogun për heqjen e vizave me BE’në. Dalldia për pushtet e drejtuesve të Vetëvendosjes i vë pikëpyetje aspiratës së gjithë qytetarëve tanë të cilët duan të dalin e të kthehen në këtë vend pa ndjenjën përulëse që të krijon procesi i marrjes së një vize. Uzurpatorët e një patriotizmi primitiv, duke u tallur me ne, kanë vendosur t’u vënë flakën ëndrrave tona – që kurrë nuk i kemi pasur aq afër sa tani. Thjesht, sepse nuk është mënyra e vetme se si duhet vendi, ajo që na ofron Vetëvendosje. A nuk e ka dashur vendin e vet edhe diaboliku Adolf Hitler? Një dashuri mbi miliona kufoma, që u vranë vetëm se nuk menduan dhe nuk ishin si ai”.


 


Këto krahasime dhe këto aludime i bën vetëm një njeri i sëmurë mendërisht. Ai, nuk paraqet as edhe një fakt, për të argumentuar bindjet e tij. Dhe pikërisht kur të tillëve iu mungojnë faktet, ata tërë mllefin e derdhin duke u mbështetur në etiketime, gënjeshtra e mashtrime, të cilat, njerëzit e painformuar i marrin për të vërteta.


Ndërkohë, po në këtë linjë urrejtje, por me një fjalor të përmbajtur ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje, në Merdare është “ushtrim i dhunës që mund të përsëritet” në veri të Kosovës. Ai për mediet serbe, ka thënë se “nuk është e rastit që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht tani, kur bisedimet në Bruksel kanë dhënë rezultate”. “Tani, kur bisedimet kanë dhënë rezultate dhe kur marrëveshjet po zbatohen plotësisht, është e qartë se dikush ka nevojë për provokime dhe t’i kthejë gjërat prapa. Është e qartë se dikujt nuk i konvenon stabiliteti”, është shprehur Bogdanoviq, i cili  duke u shprehur në mënyrë cinike thotë se nuk e kupton “çfarë reciprociteti kërkon “Vetëvendosja” në eksport dhe import, kur Kosova nuk prodhon gati asgjë”. Ai nuk e etiketon “Vetëvendosjen” si parti fashiste, apo anarkiste, por krejt natyrshëm frikësohet se kjo parti apo Lëvizje, nëse përkrahet nga shumica shqiptare, mund t’ ia prish planet Serbisë, për t’u kthyer në Kosovë, plane këto që po vihen në jetë hap pas hapi, përmes dialogut, gjithnjë në favor të Serbisë, sepse janë shqiptarët ata, që kur duan të hyjnë në Serbi detyrohen të heqin dorë nga identiteti shtetëror dhe jo serbët të cilët e mbajnë me vete identitetin e shtetit të tyre, kudo në Kosovë.


Gjuha e pa frenuar e urrejtjes, nuk i sjellë dobi Kosovës, aq më tepër kur kjo gjuhë po dobësohet në drejtim të kriminelëve serbë, në drejtim të atyre që na vranë e masakruan dhe po bëjnë përpjekje të pareshtura për tu kthyer në vendin e krimit,  dhe po sforcohet brendapërbrenda shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …