leoni

Kryetari Jashari dhe ministri Matoshi diskutojnë për realizimin e projekteve të përbashkëta

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me të cilin ka diskutuar për realizimin e projekteve të përbashkëta.

“Me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kishim temë diskutimi se si t’i rrisim angazhimet për ruajtjen e ambientit.

Së bashku do të ndërmarrim veprime konkrete me anë të projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit, siç janë projektet për lumenj, në sistemin e kanalizimit dhe projekte të tjera, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së banorëve të Skenderajt”, ka shkruar në Facebook, kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj takon banorët e fshatrave Lloqan dhe Hulaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka …