Memli Krasniqi: Është mirë të kthehemi edhe njëherë të qytetarët dhe ta marrim vlerësimin e tyre

Memli Krasniqi: Edhe në të kaluarën zinin punë militantët partiake, por asnjëherë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë sa u përket punësimeve, ka thënë se është shumë e padrejtë të punësohen familjarët në ndërmarrje publike. “Është shumë dekurajuese për njerëzit që janë në kërkim të një pune. Realisht e ndjen veten keq kur lexon për këto raste si çdo qytetarë tjetër, edhe për faktin se je pjesë e kësaj klase politike”. Edhe në të kaluarën kanë ndodhur punësime partiake, por asnjëherë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë. Kjo çështje duhet të diskutohet edhe në Kuvend dhe të ndiqen dhe parandalohen këto raste.  Krasniqi ka thënë se çdo ditë po takon njerëzit të PDK-së dhe ata janë shumë të shqetësuar për këto raste. “Është paragjykuese se njerëzit e PDK-së janë të punësuar me shumicë në institucione”.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …