Sindikata e Bujqve bën thirrje për protestën e 17 shkurtit

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës ka ftuar të gjithë bujqit që t’i bashkohen protestës së 17 shkurtit, kundër Marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë dhe Malin e Zi. Në njoftimin drejtuar medieve, kjo sindikatë bën me dije se këto marrëveshje sjellin dëme të mëdha edhe për bujqit e Kosovës, pasi që humbasin mijëra hektarë tokë prej demarkacionit me Malin e Zi. “Nëse instalohet “Zajednica” humbasim dhjetëra mijëra hektarë tokë bujqësore, livadhe, kullosa, pyje, e të ngjashme. Liqeni i Ujmanit, që shfrytëzohet shumë edhe për ujitje, nuk do të menaxhohej më nga Kosova, por nga “Zajednica””, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Bujqve të Kosovës. “Këta qeveritarë, tash e sa vite, kanë shkelur bujqit dhe qytetarët tjerë të Kosovës. Këta janë të papërmirësueshëm, andaj duhet të largohen nga pushteti. Nuk krijuan kushte për zhvillimin e bujqësisë, dhe nuk i siguruan treg prodhimit vendor”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …