Mbahet Gara e Diturisë në komunën e Skenderajt

Në të gjitha shkollat e Komunës se Skenderajt, është zhvilluar Gara Nacionale e Diturisë nga klasa e l-rë deri në klasën e XII-të, organizuar nga Koordinatori Nacional për Kulturë Rini dhe Sport në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe komunat e Kosovë. Zëvendësministri i Arsimit, Azem Guri së bashku me zyrtarët nga komuna dhe zyrtarë të Drejtorisë Komunale për Arsim, vizituan disa nga shkollat e komunës së Skenderajt, për të parë nga afër ecurinë e mbajtjes së garave. Organizmi i garave të tilla inkurajon dhe motivon nxënësit që të jenë aktivë dhe të jenë në hap me sistemet e arsimit bashkëkohor. Komuna e Skenderajt falënderon nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave për angazhimin dhe punën e mirë që janë duke bërë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …