Thaçi - Vuçiq

Kosova dhe Serbia nuk e përjashtojnë mundësinë që Amerika ta marrë rolin vendimtar në dialogun në mes dy vendeve

Kosova dhe Serbia nuk e përjashtojnë mundësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin rolin vendimtar në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Fuqizimi i rolit amerikan, shihet si i domosdoshëm pasi që Bashkimi Evropian po konsiderohet si një partner më pak i fuqishëm për t’i drejtuar palët drejt një marrëveshjeje të mundshme. Ndërkohë, edhe roli i Gjermanisë dhe Francës, po konsiderohet se është zbehur pas mosarritjes së mbajtjes së takimit të Parisit më 1 korrik, ku presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel kishin planifikuar t’i ftonin palët në një takim të nivelit më të lartë. Kryetari, Hashim Thaçi ka deklaruar në Prishtinë se pas, dështimit në Berlin dhe mos mbajtjes së takimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Paris më 1 korrik, të dy shtetet, si Kosova ashtu edhe Serbia, kanë bërë hapa mbrapa në perspektivën e tyre. Thaçi konsideron se pavarësisht zhvillimeve në rajon e më gjerë duhet të ketë unitet më të madh brenda në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur nga forcat serbe, veprimtari kombëtar, Ukshin Hoti

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të …