Jakup Krasniqi: Çështjen e veteranëve Kuvendi i Kosovës duhet ta kthejë nga fillimi

Jakup Krasniqi: Njeriu dhe Shteti me integritet mbrohen vetë

Në mediat e djeshme lexova, shkrime e prononcime, ku shumë kush ishin hedhur si “skifterë” në “mbrojtje” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kundërshtim të një peticioni. Pas leximit të shumë emrave, thënieve të tyre të “arta”, u ndala dhe mendova gjatë në orët e mbrëmjes. Ku ishin këta trima këtu e 30 vjet, ku ishin edhe para 18 vite, a kishte Kosova e qytetarët e saj mbrojtjen e tyre? Po flas për ata që e kishin moshën, e për ndonjërin e moshës sime, e shumë të tjerë, të një moshe më të favorshme se të moshës sime? Nuk munda pa thëne: Oh, sikur t’i kishim këta “skifterë”, në vitet 1998/99 e më herët, po ku t’i gjenim atëherë ata se! Luftën do ta kishim kapërcyer shumë më lehtë! Ndonjëri aso kohe, ( i moshës sime mund të jetë edhe Kryeministri trimosh,  i sotmi), i cili jo vetëm që nuk i jepte mjetet e mbledhura për luftën por edhe kërkonte, që mos të financohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës?! Dhe shih, për ketë, bashkëpunëtori i tij, i dyti me radhë, e quante atë  Qeveri, kriminale (fjala është për Qeverinë në egzil të Bujar Bukoshit).  Kriminale pse e sabotonte luftën çlirimtare. E sot janë bërë bashkë, si Hasa e Hysa në tregimet boshnjake. Dje me Bukoshin e sot me ministrin e tij.

Nuk mund të flas në emër të 100% të shqiptarëve të Kosovës, por mund të flas, në emër te një shumice dominonte të qytetarëve shqiptarë në Kosovë, të cilët, nuk janë as kundër SHBA-së, madje as kundër Ambasadorit të sotshëm Delawie, as kundër BE-së, përkundrazi, si ata dhe unë jemi 100% me vlerat euro-atlantike, pse jemi edhe 100% me vlerat kombëtare. U jemi më shumë se mirënjohës për partneritetin që kemi pasur në të gjitha periudhat (nga viti 1998 e më herët, për çka kam dhënë një kontribut të vogël), që na kanë sjellë te shpallja e Kosovës, Shtet të Pavarur, Sovran dhe Demokratik, më 17 shkurt 2008. Bile nuk dyshoj as në veten time as në shumicën e qytetarëve, se ne jemi shumë më shumë pro amerikanë, të shtetit e të zyrtarëve të tij në Kosovë, se sa shumë nga ata që e përdorin dhe e keqpërdorin emrin e SHBA-së e të zyrtarëve të saj, si dje ashtu edhe sot, kryekreje e përdorin për interesa të tyre meskine mbase edhe kriminale ndaj Kosovës. Ne i dojmë dhe i respektojmë vlerat euro-perëndimore për Kosovën e jo për t’i mbuluar paudhësitë tona në shkatërrimin e vendit.

As peticionin e nisur nga shoqëria civile, e cila ndihmohet shumë nga SHBA-ja, nuk e shoh si antiamerikanizëm, e shoh si një besim të fuqishëm te qytetarëve të Kosovës në SHBA-të, në Demokracinë Amerikane, në vlerat e asaj bote, që e ruan Botën nga regjime diktatoriale e despotike. Sikur ata mos ta kishin atë besim, në ato vlera, fare nuk do t’i a nisshin asaj pune, e cila nuk them se është e menduar më se miri e as që do të duhej të ndodhte. Ata nuk e kanë asnjë arsyeje të ankohen në Ambasadorin e SHBA-ve, Delawie në Kosovë. Ata i ka mbushur vrer e helme, jo apostrofimi i opozitës si “neveritëse”, sa dyshimi i marrjes në “mbrojtje” i njerëzve më të urryer të Qeverisë së  Kosovës, besimi i të cilës ka renë nën 15%. Sidomos mllefi i njerëzve është rritur pas Konferencës fantome te dy Kryeministrave, pas Protestës së mijëra qytetarëve në sheshet e Prishtinës më 17 shkurt 2016. Të cilën protestë Ambasadori e ka vlerësuar lartë! Por atë vlerësim nuk e bënë të paret e shtetit, ata, të parët duhej të reflektonin pozitivisht. Jo vetëm ajo Konferencë para gazetarëve e Kryeministrave tanë, por i gjithë komunikimi i këtyre njerëzve është bërë më shumë se i neveritshëm dhe arrogant për qytetarët e Kosovës. Madje përpjekja për t’i lidhur nënshkruesit e peticionit me opozitën nga këta njerëz (edhe pse opozita në ndonjë rast mund të jetë e pa pjekur), është përpjekje e kotë me qellim të fshehjes se antiamerikanizmit të vërtetë.

Ketë reagim nuk e bëjë për ta mbrojtur as një njeri, se gjatë këtyre 18 viteve (nga viti 1998), kam pasur takime të shumta me zyrtarë edhe të niveleve më të larta të SHB-as, në Kosovë e në SHBA dhe ata kanë informacione më shumë sesa duhet, për aktivitetin dhe qëndrimet e cilitdo njeri që duhet, për Kosovën, shqiptaret, por edhe për SHBA-në. Unë se shoh të nevojshme të lahem e as të përbetohem si pro amerikan a evropian, por se paku ata, që më të gjitha  veprimet e tyre të përditshme, janë duke ecur në drejtim të kundërt më vlerat euro-amerikane, mos t’i akuzojnë të tjerët për antiamerikanizëm. Tek e fundit, prej nga ata që nuk i mbrojnë vlerat e tyre kombëtare, nuk e mbrojnë vendin e tyre, do t’i mbrojnë vlerat amerikane dhe Amerikën? Njerëzit me integritet mbrohen vet kudo që janë e jetojnë!

Ta e përfundoj. Jam i bindur se SHBA-së nuk ju duhet mbështetja e njerëzve që i servilosen këtij e atij qeveritari a zyrtari, por ju duhen njerëzit me integritet, se njerëzit me integritet qëndrojnë në themelet e shtetit e të Demokracisë Amerikane. SHBA-të, në Kosovë kanë nevojë për njerëz st abil, për njerëz me integritet, për njerëz që ndërtojnë shtetin e së drejtës, për njerëz të besueshëm e jo mashtrues, për njerëz që zhvillojnë e përparojnë Kosovën, për njerëz që  dinë t’i marrin vendimet e duhura në kohë të duhur. Ndërsa nuk kanë aspak nevojë për mashtrues, të pa besë e të korruptuar siç janë: qeveritaret tanë, por edhe njerëzit e pushteteve të tjera. Eh, sikur të ishin vetëm qeveritaret! Ndoshta, mbështetja (në dukje) e këtyre njerëzve, instinktivisht ka prodhuar reagimin e shoqërisë civile ndaj Ambasadorit! Kështu besoj unë! Përndryshe, rryma të ndryshme fetare, që nuk lidhen me vlerat e kulturës sonë kombëtare, i gjejmë në radhët e koalicionit qeverisës. Bërja më gisht në drejtime të tjera është mashtrimi i radhës!

Ky “orkestër” i çakorduar njerëzve të pa dinjitet  e integritet, vendit dhe popullit tonë nuk i ka munguar, se paku jo që nga viti i largët 1468. Pse të na mungojnë edhe sot? Të tillë njerëz ka në secilin komb, dallimi është në krahasim me kombe të tjera, se këta njerëz i kemi në krye te shtetit! Dhe pastaj ec e bënë shtet kredibil me të tillë njerëz!

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …