Gjatë dy muajve të fundit nga sulmet e ushtrisë ruse në Siri janë vrarë vrarë 544 civilë dhe janë plagosur 2 mijë të tjerë

Gjatë dy muajve të fundit nga sulmet e ushtrisë ruse në Siri janë vrarë vrarë 544 civilë dhe janë plagosur 2 mijë të tjerë

Rusia u priu sulmeve ajrore gjatë dy muajve të fundit mbi Sirinë, duke vrarë 544 civilë dhe plagosur më shumë se 2 mijë të tjerë. Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, aeroplanët rusë iu bashkuan ushtrisë siriane në sulmin më të madh që organizuan në provincën e Idlibit për luftën e presidentit Bashar al Assad ndaj kundërshtarëve të tij. Sipas të dhënave, 544 civilët u vranë në 100 sulmet e kryera nga aeroplanët rusë. E në mesin e të vrarëve, janë së paku 130 fëmijë. Këto akuza i ka mohuar ushtria ruse, duke u arsyetuar se sulmet janë kryer mbi caqet e rebelëve. Në një raport tjetër të Kombeve të Bashkuara, vlerësohet se së paku 300 mijë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në rajonet e luftës dhe ia kanë mësyrë Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …