Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, është takuar sot me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, është takuar sot me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, është takuar sot me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin, ku diskutuan për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore. Hoxhaj, ka thënë se qytetarët e kësaj treve kanë pasur dhe do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe garantimin e të gjitha të drejtave të tyre, duke shtuar se Kosova duhet të insistojë në reciprocitet të plotë me të drejtat e pakicës serbe në vend. Ai, gjithashtu tha se Qeveria e re me PDK-në, do t’i intensifikojë kontaktet e ndërsjella dhe është e gatshme të garantojë ndikimin e drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Kosovën Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …