Kolona të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë dhe pritje rreth dy orë

Kolona e bashkatdhetarëve tanë në kufirin me serbinë në Merdare ka arritur afër 1 km ndërsa pritjet për ta kaluar këtë pikë kufitare arrijnë deri në dy orë. Situatë e ngjashme është edhe në vend kaslimin tjetër kufitar te dheu i Bardhë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë sonë të Punëve të Brendshme, edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova pritjet janë 2 orë ndërsa kolonat arrijnë gjatësinë deri afër 1 km. Pavarësisht këtyre maltretimeve nëpër këto pika kufitare për vite me radhë, një pjesë e konsiderueshme e bashkatdhetarëve tanë vazhdojnë që vajtjet ardhjet për në vendet perëndimore t’i bëjnë nëpër rrugët e territorit të Serbisë. Në pikat tjera kufitare, në Han të Elezit, Morinë dhe vend kalime tjera nuk ka pritje të gjata, për të kaluar këto vendkalime kufitare duhet pritur disa minuta.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Procesi politik ka humbur kuptimin, vendi në bllokadë – të ftohet populli

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka shprehur shqetësim të thellë për …