Vazhdojnë punimet e projektit për koridorin tjetër Skenderaj – Vushtrri

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe inxhinierët e Komunës, kanë inspektuar punimet e projektit për asfaltimin e rrugës që lidh Skenderajn dhe Vushtrrinë. Kryetari Jashari në një postim në llagarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se në kuadër të këtij projekti do të asfaltohen rreth 15 kilometra. “Së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe inxhinierët e Komunës, kemi inspektuar punimet e projektit në realizim e sipër të asfaltimit të rreth 15 kilometrave, nga fshatrat rrezë Qyqavicës, që vazhdon përgjatë fshatrave të Komunës së Vushtrrisë, ku edhe është përfundimi i këtij projekti. Ky projekt ka nisur ditë më parë, dhe synon që, veç asfaltimit të rrugëve të fshatrave tona, të krijojë edhe një koridor tjetër të lidhjes Skenderaj – Vushtrri, duke shkurtuar distancat ndërmjet vendbanimeve”.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …