Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim nënshkruan marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e 6 Tetorit

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim nënshkruan marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e 6 Tetorit

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim kanë nënshkruar sot Marrëveshje Koalicioni për zgjedhjet nacionale që do të mbahen me 6 Tetor 2019. Sipas kësaj marrëveshje, kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Bashkim do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Marrëveshja është rezultat i një bashkëpunimi tradicional në mes të dy subjekteve politike. Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lartë kontributin që Lëvizja për Bashkim ka dhënë në të kaluarën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Qeverinë e Kosovës por edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale. Në Qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga Kryeministri Kadri Veseli, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim do të jenë partnerë në luftën kundër korrupsionit dhe në angazhimet e tjera për të ardhmen e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …