Vjosa Osmani thotë se sa herë është rrezikuar Republika, atë e ka shpëtuar mobilizimi i qytetarëve

Vjosa Osmani thotë se sa herë është rrezikuar Republika, atë e ka shpëtuar mobilizimi i qytetarëve

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në lagjen Hajvali të Prishtinës, u shpreh se e gjithë Kosova, nga pleqtë e deri tek më të vegjlit, i kanë kthyer sytë nga LDK-ja, jo për shkak të frikës, por për shkak të besimit. Ajo ka theksuar se raporti i saj me qytetarët e Kosovës nuk është raport i politikanit me qytetarin vartës, por i qytetarit me qytetarin duke iu bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen LDK-së “në çlirimin final të Republikës nga krimi dhe korrupsioni”. “Sa herë është rrezikuar Republika, atë e ka shpëtuar mobilizimi i qytetarëve”, ka thënë ajo. Osmani ka potencuat se beteja e tyre është mes duarve të punës dhe duarve të krimit. Sipas saj, qytetarët e Hajvalisë nuk duhet të lejojnë që t’u merret vota e cila pastaj do t’u tjetërsohet dhe t’u bartet diku tjetër. “Askush nuk mund ta kontrollojë një kryeministre me duar të pastra”, ka pohuar ajo, duke shtuar se ekziston vetëm një parti së cilës nuk i është mbyllur kurrë dera e miqve, e ajo është LDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …