Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Shtatori i vitit 1998, muaji i dhembjeve por edhe i krenarisë dhe heroizmit

Më 22 shtator të vitit 1998 Serbia kishte mërsyer të i likuidoi të pa mposhturit e UÇK-së, ndër më kryesorët dhe më të rrezikshmit kundër forcave serbo jugosllave ishin Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi Lladrovci, të cilët me Brigadën e tyre ju kishin ofruar jo pak edhe Prishtinës e në prag të Kastriotit.

Në këto beteja të pa barabarta si në forca ushtarake ashtu edhe teknikë e armë luftarake, pas një rezistence heroike të pa shembull bien në vijën e zjarrit shumë dëshmorë. Më të spikaturit, heronjtë e luftës,  Fehmi Lladrovci dhe Xheva Krasniqi Lladrovci.

Kjo luftë ishte e vështir shumë e vështir sepse ishte tradhtuar UÇK-ja, nga Rugova e rugovistët që kishin bërë marrëveshje me Millosheviqin se do ta ndërpritnin luftën për të hyrë në një marrëveshje për një autonomi të quajtur (substanciale).

Për ketë qëllim kishte ikur Tahir Zema dhe komanda e Brigadës 123 e Suharekës me kërkesën e Bujar Bukoshit dhe shumë komandantë të njësive të ndryshme ishin luhatur dhe pasivizuar nga kjo propagandë me qëllime djallëzore për ta dështuar luftën Çlirimtare.

Pasi që merren vesh me Milloshin, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Mahmut Bakalli e Veton Surroi, duke pranuar një qeveri teknike me një disfatë të luftës, duke garantuar se edhe në Shqipëri do ta rrëzonin Qeverinë Nano e do e merrte pushtetin Sali Berisha.

Për gjithë ketë katrahurë Fehmi Agani ju kishte ankuar Milloshit se pak shqiptar do të mbeten në Kosovë, ky i fundit ju kishte pas thënë mjafton pesëqind mijë të mbesin e pas ankesës së Aganit, thotë pasi unë jam (zemër gjerë) gjashtëqind mijë shqiptarë janë mjaft  të mbeten në Kosovë.

Me këtë motiv merret ofensiva për rrëzimin e qeverisë në Tiranë ku shumë kosovarë marrin pjesë nga ata, si  dhe epror e luftëtarë të UÇK-së, duke menduar se me Berishën i bie më mirë Kosovës. Nuk kisha dashur të  detajoj  ngjarjet pasi opinioni akoma i ka të freskëta këto ngjarje të 14 shtatorit të viti 1998.

Tradhtinë duhet rikujtuar shumë herë për ta kuptuar brezat e ri dhe për të mos u përsëritur më kurrë. Në Kosovë, Milloshi kishte marrë bekimin nga tradhtarët e Kosovës dhe dritën jeshile nga ndërkombëtaret, Gelbard i kishte thënë këtij që i ankohej se UÇK-ja (terroristët) paskan bllokuar rrugët kryesore si gryken e Llapushnikut dhe të Carralevës dhe  shumë rrugë të Kosovës, ku popullata e jo veç ajo serbe por edhe shqiptare janë bllokuar nuk kanë lëvizje dhe ushqime as barëra.

Pas kësaj ankese i jepet drita jeshile duke i thënë Milloshit hapi arteriet kryesore, por të jetë luftë me proporcion të kontrolluar të mos tejkalohet. Kështu që forcat armike serbo sllave marrin ofensivën ma të fuqishme për ta shpartalluar UÇK-në, dhe për ta realizuar strategjinë e tyre të pastrimit etnik të quajturin (operacioni patkoi) ku planifikohej që të mos  mbetshin ma shumë se pesëqind mijë shqiptarë në Kosovë. Ofensiva e 21, 22, 23, 24, 25, gushtit arriti të i shpartallojë shumicën e njësive të UÇK-së, shumë brigada u zhvendosen nga pozicionet e tyre ndërsa në Dukagjin, sipas porosisë apo marrëveshjes, ikën Tahir Zema. Ata i  lenë armët dhe të plagosurit pa mbrojtje dhe popullatën e gjorë. Kështu veproi edhe Blerim Kuçi me komandën e brigadës 123 të Suharekës.

Kjo i mjaftoi Millosheviqit të jap alarmin se u shkatërrua UÇK-ja. Alarm, që pjesa e dytë e skenarit të rrëzohej Qeveria në Shqipëri. Mirëpo llogaritë nuk ju kishin dalë si që kanë menduar e vepruar. Në Shqipëri falë ndërhyrjes Amerikane ju dështoi grusht shteti. Ndërsa në Kosovë UÇK-ja kishte ruajtur substancën luftarake dhe pos që nuk ishte lëkundur nga qëllimi i saj për çlirim, kishte vazhduar luftimet.

Ramush Haradinaj vazhdonte luftimet dhe  në ndihmë shkuan edhe disa ushtarë nga Zona e Pashtrikut, po ashtu dërguar edhe miell ushqime e gjëra të tjera.

Në Budakovë dhe në Grykë të Carralevës luftonin për çdo dit njësitet e Sadik Halitjahes dhe Jetullah Qarrit me sukses mbrojtën pozicionet e tyre. Po ashtu në Drenicë Fehmi Lladrovci vazhdoi luftën. Disa nga komandantet që nuk  ishin të përfshirë në marrëveshjen famëkeqe të tradhtisë ndaj luftës dhe që kurrë me asnjë çmim nuk do ta dorëzonin luftën.

Këta luftuan dhe mbajtën vazhdimin e luftës deri sa u riorganizuar UÇK-së, dhe u fuqizuar shumëfish deri në çlirimin definitiv.

Jo rastësisht pra nuk ra Femiu e Xhevat.

Në betejën e Vërrinit më 2, 3, 4, 5, shator pas luftimeve të ashpra në përballje kundër ofensivës armike bien shumë dëshmor, plagosen shumë ushtarë. Komanda komplet më në krye Ekrem Rexhën, komandant Drinin dhe Zafir Berishen ikin në Shqipëri duke i lënë ushtaret, të plagosurit të Ramushit dhe popullin e pa mbrojtur. Jo rastësisht u plagos komandant, Sadik Halitjaha më 24 shtator në një betejë fitimtare në Budakovë bashkë me Zaim Muçën, tani dëshmor i kombit.

Budakova asnjëherë nuk u mposht nga armiku deri në çlirim. Këto vrasje me qëllim të likuidimit të komandantëve ishin qëllim i forcave armike, por ishin edhe tradhtarët, ata që raportonin pikërisht në cilën pikë të zjarrit, operonin  komandantet. Rënia e Femiut e Xhevës ka qenë një thyerje shpirtërore për luftëtarët. Mirë e dinim se kush ishin çfarë luftëtar e luanë të pa thyeshëm. Shtatori na kujton dhimbjet, vështirësitë, luftimet e përgjakshme, rëniet, plagët por edhe krenarinë ngadhënjimtare mbi armiqtë dhe tradhtaret.

Lavdi dëshmorëve!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …