Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim elektoral në Drenas

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim elektoral në Drenas

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, gjatë tubimit elektoral në Drenas, ka thënë se fitoret për Kosovën nisin çdo herë nga Drenica, ndërsa fitorja e PDK-së kësaj radhe do të vuloset në Prishtinë, më 6 tetor. Ai në fjalën e tij shpalosi projektin e subjektit që ai drejton ndërsa theksoi që do t’i përkrah të gjitha kategoritë e shoqërisë. ”Projekti i PDK-së është që ta mbajë popullin e bashkuar, të mos i ndajë, të mos i përçajë për të ndihmuar rininë në mënyrë të veçantë. Për t’i përkrahur të gjitha kategoritë e shoqërisë tonë, do të përkrah të gjithë ata që mendojnë të zhvillojnë vendin”. “Do t’i përkrahin pensionistët, do të legalizojnë të gjitha pronat që për dy vite të gjitha këto prona do të legalizohen. Të gjithë do fuqizohen edhe më shumë bashkë me Kosovën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne duhet të kemi stabilitet politik”, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …