Në kuadër të zyrës së kryeministrit është themeluar Zyra për ofrimin e asistencës për qytetarët e Kosovës Lindore

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë anulimin e të gjitha konkurseve qeveritare të shpallura pas rënies se Qeverisë

Rreth 20 konkurse që nga muaji shtator janë shpallur vetëm nga Ministria e Infrastrukturës në shërbimin civil. Derisa qeveria është në dorëheqje dhe vendi në prag të zgjedhjeve, kjo ministri ka hapur pozita për shumë vende të reja në shërbimin civil. Ministria e Mbrojtjes, gjithashtu, ka hapur më shumë se 10 konkurse në shërbimin civil. Shtatori ishte muaji i konkurseve edhe në Ministrinë e Kulturës dhe Sportit. Por, të gjitha këto pozita në shërbimin civil kanë shtyrë Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë të reagojë këtë të mërkurë. Duke iu referuar Ligjit për zyrtarët publikë, i cili është miratuar këtë vit, kjo zyrë ka thënë se nuk mund të vazhdohet me këto pozita të shpallura derisa aktet nënligjore nuk miratohen nga qeveria. Më tutje, BE-ja i ka bërë thirrje Ministrisë së Administratës Publike që t’i informojë institucionet që vendet e lira të shpallura aktualisht nuk mund të vazhdojnë derisa aktet nënligjore të jenë të miratuara nga Qeveria. Në fund të këtij reagimi thuhet se BE-ja dhe Qeveria e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë së bashku, pasi të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojë zbatimin e duhur të reformës së administratës publike në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Numri i këshilltarëve, asistentëve e koordinatorëve të kabinetit Kurti arrin në 30 zyrtarë

Kabineti kryeministrit Kurti, përbëhet nga gati 30 persona të cilët angazhohen në këshillimin dhe menaxhimin …