Sot bëhen 21 vjet nga vrasja e ish-luftëtarit të UÇK-së, Abedin Rexhës- Sandokanit

21 vjet nga vrasja e ish-luftëtarit të UÇK-së, Abedin Rexha “Sandokani”

Sot bëhen 21 vjet nga vrasja e ish-luftëtarit të UÇK-së, Abedin Rexhës- Sandokanit. Ai ishte luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, guximtar e sypatrembur deri në vdekje. Në fillim të gushtit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Abedin Rexhën e kishte caktuar Komandant të Brigadës 112 “Arben Haliti”, e cila vepronte në Zonën Operative të Drenicës. Gjatë muajve gusht-shtator 1998, ai luftoi pa iu trembur syri në shumë fushëbeteja. Dhe pikërisht në kulmin e ofensivave me përmasa të gjera shfarosëse nga forcat serbe, në të gjitha zonat Operative të UÇK-së, e veçanërisht në ZO të Drenicës, më 8 tetor 1998, komandanti Abedin Rexha – Sandokani vritet në fshatin Kastriot të Skenderajt. Ai pas vetes ka lënë bashkëshorten, Sanijen  si dhe djalin  Sokolin e bijën,Letën.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …