Liderët e shteteve anëtare të BE-së nuk pranuan nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Liderët e shteteve anëtare të BE-së nuk pranuan nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Pas një debati të gjatë, liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, nuk janë pajtuar  me  vendimin lidhur me nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Komisioneri i zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, ka dhënë zyrtarisht lajmin e hidhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përmes një mesazhi, Hahn ka shkruar se liderët e BE-së nuk kanë arritur dakordësimin për hapjen e negociatave të dy vendeve ballkanike. Udhëheqësit e BE-së nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Evropë. Kjo tregoi një zhgënjim ekstrem. Vendet e BE-së tani duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …