Zoran Zaev

Zaev: Propozimi im është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe qytetarët të caktojnë rrugën nga do të shkojë vendi

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev deklaroi se vendimi i Bashkimit Evropian për mos nisjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë erdhi për arsyet e tyre të brendshme. “Fakt është që jemi viktimë e gabimit historik. Unë jam i dëshpëruar dhe e di se i gjithë populli e ndjen të njëjtën gjë”, theksoi gjatë konferencës për medie. Ai shtoi më tutje se ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar, serb, rom, turk dhe të tjerëve në vend, nuk do të rrezikohet. Propozimi im është organizim i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjet ku qytetarët do të caktojnë rrugën nga do të shkojë vendi. Ne tani kemi dy alternativa, ose rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe miqësisë me fqinjët ose rruga e konflikteve edhe me fqinjët edhe me miqtë ndërkombëtarë. Këtë zgjidhje, duhet ta bëjnë qytetarët. Unë jam i gatshëm, partia ime është e gatshme, ekipi im është i gatshëm, ne nuk do të dorëzohemi, tha në mes tjerash gjatë konferencës për medie, kryeministri i Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …