Nisma Socialdemokrate

Në mbledhjen e Kryesisë, Nisma Socialdemokrate ka diskutuar për administrimin e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit

NISMA Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku është diskutuar për administrimin e rezultatit të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe në veçanti numërimin e votave të cilat kanë ardhur jashtëligjshëm nga Serbia. Në një komunikatë dërguar mediave, Nisma njofton se në bazë të numërimit të votave të rregullta do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Në anën tjetër, Nisma me shqetësim ka përcjellë zhvillimet e djeshme ku në mënyre të papritur dhe duke mos respektuar procedurat ligjore, votat e parregullta të ardhura nga Serbia janë bartur në QNR dhe janë numëruar. “Nisma Socialdemokrate vlerëson se QNR ka shkelur ligjin kur i ka hapur dyert votave ilegale nga Serbia duke i pranuar ato pa vlerësimin ligjor se a janë apo nuk janë të rregullta dhe pa vendim të KQZ-së. Në raportin e 11 tetorit vet divizioni për shërbimin e votuesve jashtë vendit, në raportin që ia ka paraqitur KQZ-së, ka identifikuar një mal parregullsi për këto vota të ardhura nga Serbia”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …