leoni

Bilall Sherifi thotë se koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm

Bilall Sherifi thotë se koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm

Ish-shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm. “Në bazë të rezultateve të numëruara nga votat me kusht, koalicioni i Nismës ka gjithsej 5.017 për qind të votave. Vetëm votat me kusht i kemi 1401, ose 5.5% të votave me kusht”, ka thënë Sherifi. “Edhe nëse merren parasysh votat kriminale të Serbisë, të mbushura në mënyrë kriminale dhe të sistemuara në mënyrë kriminale nga Beogradi, Nisma mbetet mbi prag, pra është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Por, këto vota kriminale nuk duhen pranuar sepse janë të paligjishme”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …